• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka ngritur shqetësimin për ndikimin e paketës së re fiskale të qeverisë mbi çmimet, duke e përfshirë atë mes pasigurive që rëndojnë mbi perspektivën ekonomike të vendit.

Në deklaratën e 3 nëntorit 2026, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Banka paralajmëron se inflacioni pritet të rritet mbi objektivin prej 3% gjatë tremujorëve të ardhshëm, ndërsa ndikimi i ndryshimeve fiskale mbetet ende për t’u vlerësuar.

“Ndikimi në çmime i paketës së re fiskale mbetet për t’u vlerësuar në vijim”, thekson Banka e Shqipërisë.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur qeveria ka propozuar rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, rritjen e taksimit për sektorë të caktuar dhe ndryshime të tjera që prekin bizneset dhe konsumatorët.

Në vlerësimin e institucionit, pasiguritë për ekonominë janë shtuar, ndërsa rreziqet janë orientuar drejt një inflacioni më të lartë dhe një rritjeje ekonomike më të dobët sesa parashikimet.

Banka evidenton se çmimet e konsumit janë rritur me 3.2% gjatë tremujorit të tretë të vitit, nga 3% në tremujorin e dytë.

Rritja është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe disa produkteve ushqimore të papërpunuara.

Sipas Bankës, presionet inflacioniste që vijnë nga jashtë janë forcuar ndjeshëm, ndërsa mbiçmimi i lekut ka arritur të amortizojë vetëm pjesërisht ndikimin e tyre.

Në këto kushte, ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale të vitit 2027 shtojnë një tjetër element pasigurie mbi ecurinë e çmimeve në tregun vendas.

Banka e Shqipërisë parashikon se inflacioni do të qëndrojë përkohësisht mbi objektiv dhe do të rikthehet pranë nivelit 3% gjatë vitit 2028.

Institucioni paralajmëron gjithashtu se tensionet e fundit sociale mund të ndikojnë negativisht konsumin, investimet dhe të ardhurat nga turizmi.

Megjithë shtimin e rreziqeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Banka thekson se vendimet e ardhshme të politikës monetare do të varen nga zhvillimet ekonomike, presionet inflacioniste dhe rreziqet që mund të pengojnë kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv. /skyweb.al

Etiketat: banka e shqiperisepaketa fiskale
Artikulli para

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Artikulli pas

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet
Ekonomi

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të Përzgjedhura

Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari
Aktualitet

Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
0

Shoferët në Itali do të përballen me kosto më të larta për përdorimin e autostradave me pagesë duke filluar nga...

Lexo të plotë
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

24 Gusht, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr