• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Editor Nga Editor
3 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në
Share on FacebookShare on WhatsApp

Danimarka po përgatit një nismë për ndalimin e pulave që rriten në mënyrë artificiale me ritme shumë të shpejta, të njohura si “pulat turbo”. Qeveria synon që kufizimi të zbatohet fillimisht në nivel kombëtar dhe më pas të shtrihet në të gjithë Bashkimin Europian, me argumentin se rritja e përshpejtuar cenon mirëqenien e kafshëve.

Sipas “The Guardian”, çështja u rikthye në qendër të debatit pas publikimit të një dokumentari nga televizioni danez TV2, i cili transmetoi pamje të regjistruara fshehurazi në një fermë shpendësh në veri të vendit. Në dokumentar pretendohej se fermeri Christian Tvergaard kishte shkelur rregullat për periudhën e errësirës që duhet t’u sigurohet pulave, duke kufizuar orët pa ndriçim për të nxitur ushqyerjen dhe rritjen e tyre. Fermeri pranoi gabimet dhe tha se kishte ndryshuar procedurat e punës.

Në fokus të debatit është raca Ross 308, e përdorur gjerësisht në prodhimin industrial të mishit të pulës. Këta shpendë arrijnë një peshë prej rreth dy kilogramësh në vetëm 33 ditë, ndërsa racave me rritje më të ngadaltë u nevojiten nga 46 deri në 63 ditë për të arritur të njëjtën peshë.

Sipas organizatave për mbrojtjen e kafshëve, kjo rritje e shpejtë mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e kockave, organet dhe lëvizshmërinë e shpendëve.

Ministri danez për Natyrën dhe Mirëqenien e Kafshëve, Christian Rabjerg Madsen, deklaroi se qeveria do të punojë për ndalimin e këtyre racave në vend dhe do të kërkojë mbështetjen e shteteve të tjera europiane për një masë të përbashkët. Propozimi duhet t’i nënshtrohet ende shqyrtimit ligjor dhe ekonomik.

Nisma ka gjetur mbështetje në disa forca politike, por industria e shpendëve paralajmëron se një ndalim vetëm në Danimarkë mund të sjellë rritjen e importeve nga vende të tjera që përdorin të njëjtat raca, pa përmirësuar domosdoshmërisht kushtet e mirëqenies së kafshëve.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë kalimin drejt racave me rritje më të ngadaltë, të cilat do të rriteshin për rreth 56 ditë përpara se të arrinin peshën e tregut.

Debati pritet të ndikojë në diskutimet europiane për standardet e prodhimit të mishit, duke vënë përballë interesat e industrisë ushqimore dhe kërkesat për trajtim më të mirë të kafshëve. /skyweb.al

Etiketat: pulat turbo
Artikulli para

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

Artikulli pas

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!
Aktualitet

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit
Shëndet

Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit

11 Nëntor, 2026
Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet
Shëndet

Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet

11 Nëntor, 2026
El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës
Shëndet

El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës

10 Nëntor, 2026
Industria ushqimore kundërshton udhëzimet e OBSH-së për produktet me ngjyrues
Shëndet

Industria ushqimore kundërshton udhëzimet e OBSH-së për produktet me ngjyrues

10 Nëntor, 2026
OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit
Shëndet

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

Të Përzgjedhura

Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?
Ekonomi

Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

Nga Editor
30 Gusht, 2026
0

Strehimi është një çështje madhore në të gjithë Evropën. Problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e banesave, por edhe me përballueshmërinë...

Lexo të plotë
Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

3 Prill, 2026
Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

4 Qershor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

21 Nëntor, 2025

Të Fundit

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr