• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Eksperti i sigurisë kibernetike: Sulmi ndaj Bashkisë së Tiranë, transparenca është kusht për mbrojtje efektive

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar me kritika të forta ndaj deklaratës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), lidhur me incidentin kibernetik që goditi infrastrukturën e Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, reagimi i autoriteteve zyrtare tregon mungesë të theksuar transparence, përzierje të kompetencave teknike me ato hetimore, si dhe tentativë për kontroll të informacionit dhe kufizim të kritikës së pavarur.

Semanaj nënvizon se ky nuk është një rast i izoluar, duke rikujtuar një sërë incidentesh të përsëritura kibernetike që kanë prekur Shqipërinë në tre vitet e fundit, përfshirë sulmin ndaj infrastrukturës qeveritare në 2022, sulmin mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit në 2023 dhe ndërprerje të shumta në sisteme bashkiake, portale qeveritare e databaza publike. Për asnjë nga këto raste, sipas tij, nuk janë publikuar raporte të plota teknike, auditime të pavarura apo informacione të detajuara mbi shkaqet, dëmet apo masat e ndërmarra.

Në deklaratën e AKSK për incidentin në Bashkinë e Tiranës, Semanaj vëren mungesën e plotë të të dhënave konkrete mbi natyrën e sulmit, sistemet e prekura, ndikimin mbi të dhënat personale dhe gjendjen aktuale të kontrollit të incidentit. Ai thekson se deklarata të tilla nuk u shërbejnë as qytetarëve për vetëmbrojtje digjitale, as ekspertëve për analizë profesionale të rreziqeve.

Eksperti ngre gjithashtu shqetësime për përzierjen e kompetencave dhe konfliktet e mundshme të interesit në menaxhimin e incidenteve, pasi në proces janë përfshirë njëkohësisht Policia e Shtetit dhe AKSHI, ndërkohë që sipas praktikave ndërkombëtare duhet të angazhohen auditime të pavarura teknike, raporte publike dhe ekspertizë e jashtme e paanshme.

Veçanërisht problematike, sipas Semanajt, është përpjekja e autoriteteve për të kontrolluar narrativën publike, duke kërkuar që çdo informacion të merret vetëm nga kanalet zyrtare të AKSK-së. “Shteti nuk ka të drejtë të monopolizojë informacionin për incidentet që prekin qytetarët dhe të dhënat e tyre. Kjo qasje krijon një precedent të rrezikshëm autoritar për mbulimin e problemeve sistemike në sektorin publik digjital”, thekson ai.

Në reagimin e tij publik, Besmir Semanaj i drejton qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore një sërë kërkesash konkrete:

  1. Publikimin e menjëhershëm të një raporti paraprak teknik me informacion bazë për incidentin;

  2. Angazhimin e ekspertizës së pavarur për auditim të masave të sigurisë në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera të prekura;

  3. Krijimin e një bordi të jashtëm për transparencë dhe mbikëqyrje të incidenteve kibernetike;

  4. Hartimin e një protokolli të qartë për njoftimin publik të incidenteve, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet e GDPR.

Semanaj e mbyll reagimin e tij me theksimin se në një shtet demokratik, siguria kibernetike nuk mund të ndërtohet mbi fshehtësi, arrogancë institucionale dhe frikë nga kritika, por mbi transparencë dhe llogaridhënie publike. /skyweb.al

Etiketat: bashkia tiranesbesmir semanajsulmi
Artikulli para

Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

Artikulli pas

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale
Aktualitet

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Këtë vit me vonesë, Ministria e Arsimit publikon datat e nisjes së vitit shkollor, provimeve dhe pushimeve

18 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar
Aktualitet

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

17 Gusht, 2026
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Aktualitet

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

17 Gusht, 2026
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve
Aktualitet

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

17 Gusht, 2026
Artikulli pas
Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Partner Institucional në Forumin  e Samitit NATO-S ne HAGE
Aktualitet

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Partner Institucional në Forumin  e Samitit NATO-S ne HAGE

Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
0

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) është zgjedhur Partner Institucional në Forumin Publik të NATO-s 2025, i cili do të...

Lexo të plotë
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

SPAK po shpon tollumbacen e ndërtimit, cilat do të jenë pasojat e pastrimit të parave në ekonomi

22 Qershor, 2026
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

12 Maj, 2026
Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

26 Mars, 2026
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

TIA u sugjeron pasagjerëve që fluturojnë në 15-16 maj të paraqiten 3 orë para në Aeroport

5 Maj, 2025

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr