• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH: Aksionerët dhe kapitali i Jet Bank janë hetuar dhe kanë rezultuar 100% të pastër

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
BSH: Aksionerët dhe kapitali i Jet Bank janë hetuar dhe kanë rezultuar 100% të pastër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbërritja e bankës së parë dixhitale në Shqipëri është shoqëruar me polemika të forta në publik duke krijuar jo pak pështjellim edhe tek qytetarët. Por Banka e Shqipërisë siguron se ajo ka bërë të gjitha verifikimet, qoftë për aksionerët, qoftë dhe për burimin e parave të Jet Bank duke garantuar pastërtinë e tyre.

“Kapitali i Jet Bank është hetuar në mënyrën më të hollësishme sipas të gjitha kërkesave që detyron ligji. BSH ka vërtetuar se ky kapital rrjedh 100 për qind nga burime plotësisht të ligjshme,” tha BSH në një përgjigje zyrtare për Kapitali.al.

Banka Qendrore thotë se sipas kërkesave të ligjit, ajo ka verifikuar edhe figurën e 5 aksionerëve të Jet Bank, të cilët rezultojnë sipërmarrës pa asnjë rekord problematik me ligjin.

“I gjithë informacioni, si për aksionerët ashtu dhe kapitalin është në dosjen përkatëse të aprovimit të liçencës së Jet Bank. Por Banka e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë publike këto informacione për shkak të kufizimeve, jo vetëm të brendshme ligjore për mbrojtjen e të dhënave, por edhe atyre që imponon kuadri ligjor ndërkombëtar si pasojë e marrëveshjeve që Shqipëria ka me Bashkimin Europian,” deklaron BSH.

Polemikat publike për Jet Bank nisën pas dyshimeve të hedhura publikisht nga deputeti i opozitës Belind Këlliçi për njerëzit që qëndrojnë pas saj. Madje ai ka kërkuar edhe reagimin e Guvernatorit dhe Bankës së Shqipërisë për dyshimet e ngritura.

Por deri më tani BSH ka preferuar të heshtë për të mos hyrë në vorbullën e debateve politike, por edhe për të shmangur atë që do të dukej si rreshtim në krah të një banke private, ndërkohë që BSH mbikqyr dhe është rregullator i 12 bankave që operojnë në sistemin bankar të Shqipërisë.

“Banka e Shqipërisë ka vetëm një detyrim. Të zbatojë me përpikmëri të gjithë kërkesat që detyron ligji për liçencimin e bankave. Dhe këto kërkesa janë zbatuar plotësisht, jo vetëm në këtë rast, por për çdo bankë të liçencuar në Shqipëri,” thotë BSH.

Ndërkohë një tjetër çështje debatesh në lidhje me Jet Bank ka qenë edhe mungesa e eksperiencës, pasi kompanitë dhe pronarët që e zotërojnë atë nuk kanë eksperiencë të mëparshme bankare. Por Banka e Shqipërisë saktëson se nuk janë pronarët ata për të cilët kërkohet eksperienca bankare.

“Ligji e kërkon eksperiencën për stafin drejtues dhe administrativ të Bankës, jo për aksionerët e saj. Për më tepër, shumë nga bankat dixhitale më të mëdha të botës sot nuk kanë patur eksperienca të mëparshme në sektorin financiar, pasi këto banka lindin si biznese të reja start up,” sqaron BSH.

Revolut, një nga bankat më të mëdha dixhitale në botë, lindi si një start up në vitin 2015 në Britaninë e Madhe nga Nikolay Storonsky dhe Vlad Yatsenko, dy sipërmarrës individualë, të cilët më parë nuk kishin qenë ndonjëherë aksionerë bankash. Sot Revolut është fintech-u me vlerën tregtare më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe numëron më shumë se 70 milionë konsumatorë në gjithë botë.

Vitet e fundit, dixhitalizimi tashmë është shndërruar në një trend ku po shkon e gjithë bota. Banka e Shqipërisë thotë se fakti që edhe Shqipëria bëhet pjesë e kësaj tendence është pozitiv, pasi vendi nuk mund të mbetet prapa.

“çdo zhvillim që modernizon sistemin e pagesave, ul kostot dhe redukton paranë cash është i mirëpritur, pasi sjell përfitime për ekonominë,” përfundon BSH. /kapitali.al

Etiketat: jet bank
Artikulli para

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

Artikulli pas

Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Ekonomi

Ndërtimi në ngërç, bizneset thonë se kanë më pak porosi për blerje njësish

3 Korrik, 2026
Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda
Ekonomi

Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

3 Korrik, 2026
Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane
Ekonomi

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane

3 Korrik, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

Rritet me 18% numri i “shefave” në shtet, ulet ai i nëpunësve

3 Korrik, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë në Shqipëri

2 Korrik, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Artikulli pas
Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?
OP-ED

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

Nga SkyWeb
4 Prill, 2025
0

Emirjon Senja Gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, pati disa kandidatë të renditur poshtë listës së fituesve të konsideruar të sigurt,...

Lexo të plotë
“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

10 Maj, 2026
Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

10 Prill, 2026
Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

11 Dhjetor, 2025
40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

17 Qershor, 2026

Të Fundit

Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

3 Korrik, 2026
Rregulla të reja për përdorimin e kremit kundër diellit, çfarë duhet të dini këtë verë

Rregulla të reja për përdorimin e kremit kundër diellit, çfarë duhet të dini këtë verë

3 Korrik, 2026
Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

3 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr