• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria mund të pajiset me një nga sistemet më të fuqishme të artilerisë raketore amerikane, HIMARS, të cilat u bënë të njohura në mbarë botën për goditjet shkatërruese ndaj bazave dhe depove të municioneve të ushtrisë ruse gjatë luftës në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve M142 HIMARS për Shqipërinë, si pjesë e një pakete ushtarake me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh.

Sipas Defence Mirror, vendimi është marrë më 17 nëntor dhe i hap rrugën një marrëveshjeje që do të rriste ndjeshëm kapacitetet goditëse të Forcave të Armatosura shqiptare.

HIMARS është një sistem raketor amerikan me lëvizshmëri të lartë, i aftë të godasë objektiva me saktësi në distanca dhjetëra kilometrash, përpara se të ndryshojë pozicion për t’iu shmangur kundërpërgjigjes së kundërshtarit.

Këto sisteme fituan famë botërore në verën e vitit 2022, kur ushtria ukrainase nisi t’i përdorte kundër depove të municioneve, qendrave komanduese dhe linjave të furnizimit të forcave ruse.

Goditjet me HIMARS dëmtuan rëndë logjistikën ruse dhe e detyruan Moskën të zhvendoste një pjesë të depove të municioneve më larg vijës së frontit, duke vështirësuar furnizimin e njësive luftarake.

Në korrik 2022, Ukraina deklaroi se kishte shkatërruar 50 depo municionesh ruse me këto sisteme, megjithëse shifra nuk u verifikua në mënyrë të pavarur nga Reuters.

Paketa e kërkuar nga Shqipëria përfshin dy lëshues HIMARS, gjashtë kontejnerë me raketa të drejtuara M31A2 dhe gjashtë kontejnerë me raketa M30A2, të pajisura me koka luftarake alternative.

Në total, bëhet fjalë për 72 raketa, si dhe sisteme të drejtimit të zjarrit, automjete ushtarake Humvee, pajisje komunikimi dhe mbështetje teknike.

Kontraktori kryesor i parashikuar është gjiganti amerikan i industrisë ushtarake Lockheed Martin, ndërsa paketa përfshin edhe trajnimin e personelit shqiptar për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Sipas autoriteteve amerikane, pajisja e Shqipërisë me HIMARS do të përmirësonte aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme dhe për të kontribuar në planet mbrojtëse të NATO-s.

Megjithatë, miratimi i Departamentit të Shtetit përbën vetëm një hap të rëndësishëm në proces. Marrëveshja përfundimtare e blerjes dhe afatet e dorëzimit nuk janë konfirmuar ende.

Etiketat: defensehimars
Artikulli para

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

Artikulli pas

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

AKMC merr tenderët e rindërtimit dhe pajisjeve, qeveria pranon mangësi në reagimin ndaj fatkeqësive
Aktualitet

Reshjet intensive Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje: Zonat që mund të preken

18 Nëntor, 2026
Kush është lideri i ri që do të udhëheqë Apple drejt epokës së inteligjencës artificiale?
Aktualitet

Probleme masive me shërbimet e Apple, mijëra përdorues mbeten pa akses! 

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin
Aktualitet

Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

17 Nëntor, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Aktualitet

Ngadalësohen eksportet në tetor, bien metalet dhe fasoni

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

Të Përzgjedhura

Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak
Ekonomi

Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak

Nga Editor
24 Gusht, 2026
0

Shein synon të mbledhë deri në 1.8 miliardë dollarë përmes një IPO-je në Hong Kong, e cila e vlerëson kompaninë...

Lexo të plotë
Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria

Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria

12 Shkurt, 2026
“Mjekët e urgjencës do trajtohen si specialistët”, Rama: Kyç, ndërtimi i një spitali privat brenda atij publik

“Mjekët e urgjencës do trajtohen si specialistët”, Rama: Kyç, ndërtimi i një spitali privat brenda atij publik

8 Prill, 2026
Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

6 Maj, 2026
DOKUMENTI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge, Visi i Pojes Elvis Doci ortak me pronarin e CFO Pharma Nadir Çausholli

DOKUMENTI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge, Visi i Pojes Elvis Doci ortak me pronarin e CFO Pharma Nadir Çausholli

22 Maj, 2025

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr