• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria heq nga vetja Ndihmën Shtetërore, ngrihet një organ i pavarur me 5 anëtarë

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria synon të kalojë kontrollin e ndihmës shtetërore te një autoritet i pavarur, përmes ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën shtetërore”, tashmë në konsultim publik.

Projektligji ka në fokus ndihmën që shteti u jep bizneseve, përmes subvencioneve, lehtësirave fiskale apo mbështetjes financiare për ndërmarrjet në vështirësi, dhe synon të vendosë rregulla më të forta për mënyrën se si shpërndahen këto fonde.

Drafti parashikon krijimin e Autoritetit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, si organ publik i pavarur, duke shfuqizuar strukturën aktuale dhe duke kaluar kompetencat te një organizëm i ri me Këshill Drejtues dhe Sekretariat.

Këshilli Drejtues do të jetë organi kryesor vendimmarrës dhe do të përbëhet nga pesë anëtarë me mandat 5-vjeçar, të zgjedhur nga Kuvendi. Kandidaturat do të propozohen nga Presidenti, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Projektligji vendos kritere të forta për anëtarët, përfshirë minimumi 10 vite eksperiencë dhe njohuri të legjislacionit të Bashkimit Europian. Parashikohet gjithashtu deklarim i interesave ekonomikë, verifikim i integritetit dhe ndalim i funksioneve politike apo aktiviteteve që cenojnë pavarësinë.

Në thelb, Këshilli Drejtues do të ketë kompetenca të gjera, që përfshijnë:

  • hartimin e politikës kombëtare për ndihmën shtetërore
  • miratimin dhe autorizimin e skemave të ndihmës për bizneset
  • mbikëqyrjen e përdorimit të fondeve publike dhe efektit ekonomik të tyre
  • urdhërimin e kthimit të ndihmës së paligjshme
  • dhënien e rekomandimeve për institucionet që shpërndajnë ndihmën
  • raportimin vjetor në Kuvend për transparencën e skemave

Një nga risitë kryesore është fuqizimi i kompetencave ndëshkuese. Autoriteti do të mund të vendosë gjoba deri në 1% të xhiros vjetore për ndërmarrjet që japin informacion të pasaktë, si dhe gjoba ditore deri në 5% të xhiros për çdo ditë vonese në dorëzimin e të dhënave.

Gjithashtu, drafti i jep të drejtë autoritetit të urdhërojë kthimin e ndihmës së paligjshme dhe të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme mënyrën se si përdoren fondet publike nga bizneset përfituese.

Në ligj përfshihet edhe koncepti i “ndihmës për shpëtim”, që i referohet mbështetjes financiare për një ndërmarrje në vështirësi, për një periudhë të kufizuar, deri në hartimin e një plani ristrukturimi ose likuidimi.

Autoriteti do të financohet nga buxheti i shtetit si zë i veçantë, ndërsa Kuvendi do të miratojë tarifat për shërbimet e tij. Shteti garanton gjithashtu burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për funksionimin e tij.

Ndryshimet synojnë afrimin e sistemit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimin e kontrollit mbi një nga instrumentet më të rëndësishme të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi: ndihmën për bizneset. /skyweb.al

Etiketat: ndihma shteteroreorganpavarurqeveria
Artikulli para

Kostoja e fshehur e shumë mbledhjeve dhe iluzioni i të punuarit

Artikulli pas

Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?
Aktualitet

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

Të Përzgjedhura

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet
Shëndet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

Nga Editor
29 Shtator, 2026
0

Rreth 2.3 milionë raste të reja me kancer në mbarë botën në vitin 2024 u shkaktuan nga infeksionet virale, bakteriale...

Lexo të plotë
Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret

Rama shpërndan agjencitë nëpër ministri pasi raporti i SIGMA-s vuri në dukje nivelin e lartë të centralizimit

11 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Përmetin, vlerëson zhvillimin e turizmit dhe investimet lokale

Presidenti Begaj viziton Përmetin, vlerëson zhvillimin e turizmit dhe investimet lokale

4 Shtator, 2026
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

“BOOM” licencash për tregtim energjie: Në vitin 2025 morën “OK” 14 kompani, numri total arrin në 130

12 Shkurt, 2026
Pse stresi shkakton fryrje barku? Ekspertët tregojnë si të menaxhohet

Pse stresi shkakton fryrje barku? Ekspertët tregojnë si të menaxhohet

16 Prill, 2026

Të Fundit

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr