• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni Europian evidenton probleme serioze në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mangësitë në kontrollet e ushqimeve, funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kapacitetet laboratorike dhe rrezikun e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit.

Konstatimet bëhen në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, ndërkohë që vetëm një ditë më parë, Skyweb.al raportoi për shkelje të rënda të protokolleve të sigurisë ushqimore në Portin e Durrësit, ku produktet me origjinë shtazore që importohen për konsum nga qytetarët shqiptarë kontrollohen dhe vulosen nga zooteknikë, në vend të mjekëve veterinerë.

Në kapitullin 12 të raportit, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian konstaton se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Megjithëse në qershor 2026 u miratua ligji për kontrollet zyrtare, Brukseli thekson se nevojiten përmirësime të mëtejshme në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e institucioneve përgjegjëse.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të cilin Komisioni Europian kërkon një reformim të thellë institucional.

Sipas raportit, është i nevojshëm bashkimi i AKU-së me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe një ndarje më e qartë e përgjegjësive të inspektimit ndërmjet AKU-së dhe Inspektoratit të Përgjithshëm.

Komisioni kërkon gjithashtu përmirësimin e statistikave të inspektimeve, administrimin e të dhënave dhe rritjen e transparencës në veprimtarinë e institucioneve që kontrollojnë ushqimet.

Një tjetër problematikë lidhet me burimet njerëzore dhe financiare, të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për të garantuar zbatimin e kontrolleve zyrtare sipas standardeve europiane.

Mangësi serioze evidentohen edhe në laboratorët ku analizohen produktet ushqimore që konsumohen nga qytetarët.

Komisioni Europian konstaton se laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar në përputhje me parimet e rregullores europiane për kontrollet zyrtare.

Sipas raportit, në rrjetin e laboratorëve mungojnë ende metoda të validuara të analizimit paraprak, të nevojshme për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për produktet dhe speciet përkatëse.

Për këtë arsye kërkohet forcimi i kapaciteteve laboratorike, akreditimi dhe validimi i metodave të analizimit.

Raporti ndalet edhe te kontrollet kufitare, ku Komisioni Europian kërkon forcimin e sistemit ekzistues dhe përafrimin e pikave aktive të kontrollit me kërkesat e BE-së deri në momentin e anëtarësimit.

Këto konstatime marrin rëndësi të veçantë në kushtet kur Skyweb.al ka evidentuar problematikën e kontrolleve veterinare në Portin e Durrësit, një nga pikat kryesore të hyrjes së produkteve ushqimore me origjinë shtazore në Shqipëri.

Një tjetër shqetësim i Brukselit lidhet me mbetjet e pesticideve në ushqime dhe mënyrën se si institucionet shqiptare reagojnë kur evidentohen produkte që nuk përmbushin standardet.

Komisioni kërkon përmirësimin e monitorimit të pesticideve, zbatimin më të mirë të masave në rastet e mospërputhshmërisë dhe rritjen e transparencës.

Probleme evidentohen edhe në sektorin e prodhimit të qumështit, për të cilin Shqipëria duhet të hartojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë.

Raporti konstaton gjithashtu se nuk është shënuar përparim në zbatimin e rregullave specifike për ushqimin e kafshëve, ndërkohë që mbetet ende shumë punë për përmbushjen e kërkesave europiane.

Në sektorin veterinar, Komisioni Europian evidenton mangësi në gjurmueshmërinë e kafshëve, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe kapacitetet laboratorike për identifikimin e patogjenëve të veçantë.

Sipas raportit, këto dobësi kufizojnë aftësinë e sistemit për të identifikuar në kohë rreziqet, për të përcaktuar përparësitë e kontrolleve dhe për të dokumentuar progresin në luftën kundër sëmundjeve të kafshëve.

Po ashtu, Shqipëria ende nuk ka ngritur një sistem në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet edhe rrezikut të korrupsionit në proceset e kontrollit të produkteve ushqimore dhe certifikimit veterinar e fitosanitar.

Komisioni Europian kërkon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe mekanizmave që garantojnë integritetin e inspektimeve.

“Në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit synon të sigurojë llogaridhënie dhe qeverisje etike. Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht në inspektimet fitosanitare dhe veterinare”, thuhet në raport.

Komisioni thekson më tej se duhen forcuar masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit.

Gjetjet e raportit nxjerrin në pah probleme që përfshijnë pothuajse të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, nga kontrollet në kufi dhe analizat laboratorike deri te monitorimi i pesticideve, cilësia e produkteve shtazore dhe funksionimi i institucioneve përgjegjëse.

Ndërsa Komisioni Europian kërkon forcimin e kontrolleve dhe standardeve të sigurisë ushqimore, raportimet për përdorimin e zooteknikëve në vend të veterinerëve në Portin e Durrësit tregojnë se problematikat nuk kufizohen vetëm te legjislacioni, por shtrihen edhe në mënyrën se si kontrollet zbatohen në praktikë.

Siguria e ushqimeve që hyjnë në tregun shqiptar mbetet kështu një nga çështjet për të cilat Brukseli kërkon ndërhyrje konkrete, forcim të kapaciteteve dhe më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse. /skyweb.al

Etiketat: akumishi
Artikulli para

Plotë me depozita, por bankat e mëdha nuk financojnë ekonominë shqiptare: Komploti ndaj bizneseve

Artikulli pas

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?
Ekonomi

“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

5 Nëntor, 2026
Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

Të Përzgjedhura

Shkencëtarët zbulojnë sekretin te dhëmbët e mençurisë që mund të shpëtojë jetë
Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë sekretin te dhëmbët e mençurisë që mund të shpëtojë jetë

Nga Editor
30 Prill, 2026
0

Një degë në rritje e mjekësisë rigjeneruese po tërheq vëmendjen drejt një burimi të papritur biologjik: dhëmbët e mençurisë. Sipas...

Lexo të plotë
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

24 Prill, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Shmangia e CASH-it, BSH bën gati rregulloren për uljen e komisioneve të pagesave me kartë

22 Qershor, 2026
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

24 Shkurt, 2026
Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

12 Janar, 2026

Të Fundit

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr