• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

Editor Nga Editor
5 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun për shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën. Rreth 3.6 miliardë persona jetojnë në zona veçanërisht të cenueshme ndaj pasojave të klimës, ndërsa zbatimi i gjashtë ndërhyrjeve konkrete mund të parandalojë 1.6 milionë vdekje çdo vit, sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Raporti thekson se këto masa mund të gjenerojnë gjithashtu përfitime ekonomike dhe fiskale që arrijnë në triliona dollarë.

“Kriza klimatike është një krizë shëndetësore, por një pjesë e madhe e dëmit që shkakton mund të parandalohet me mjete që i kemi tashmë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërhyrjet e rekomanduara përfshijnë krijimin e sistemeve të paralajmërimit për temperaturat ekstreme, sigurimin e ujit të pijshëm rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e kanalizimeve dhe kushteve higjienike, si dhe përdorimin e karburanteve dhe teknologjive më të pastra për gatim dhe ngrohje. Në fokus janë gjithashtu politikat më efektive të çmimeve të lëndëve djegëse fosile dhe reduktimi gradual i përdorimit të tyre.

OBSH paralajmëron se, pa ndërhyrje shtesë, rreziqe të lidhura me ndryshimet klimatike, si kequshqyerja, malaria, diarreja dhe stresi nga temperaturat e larta, mund të shkaktojnë rreth 250 mijë vdekje të parakohshme çdo vit gjatë periudhës 2030–2050.

Ndërkohë, deri në vitin 2050, ndryshimet klimatike mund të ekspozojnë edhe 500 milionë njerëz të tjerë ndaj vektorëve që transmetojnë sëmundje të ndjeshme ndaj klimës.

Sipas raportit, sistemet e paralajmërimit për valët e të nxehtit duhet të shoqërohen me masa konkrete, si sigurimi i ambienteve freskuese, promovimi i hidratimit dhe mbështetja për grupet më të rrezikuara. Po aq i rëndësishëm është garantimi i burimeve të sigurta të ujit të pijshëm, veçanërisht gjatë ngjarjeve ekstreme të motit, për të parandaluar mungesën dhe ndotjen e tij.

Përfitimet më të mëdha shëndetësore pritet të vijnë nga eliminimi gradual i lëndëve djegëse fosile. Sipas OBSH-së, kjo masë mund të parandalojë më shumë se një milion vdekje të parakohshme çdo vit, duke ulur sëmundjet kardiovaskulare, kancerin e mushkërive, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe astmën, si dhe aksidentet rrugore. Përfitimet fiskale nga kjo ndërhyrje vlerësohen në 5.4 trilionë dollarë në vit.

Ndërsa për pesë ndërhyrjet e tjera, çdo dollar i investuar pritet të gjenerojë mesatarisht 24.8 dollarë përfitime. Këto përfitime mund të jenë edhe më të mëdha në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke kontribuar në reduktimin e pabarazive shëndetësore dhe ekonomike.

“Zgjerimi i masave të provuara dhe të përballueshme mund të shpëtojë miliona jetë, me përfitimet më të mëdha në vendet që kanë më shumë nevojë për to”, u shpreh Tedros, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit duhet të jetë në qendër të angazhimeve klimatike të qeverive.

Artikulli para

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

Artikulli pas

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

Editor

Editor

Nga Kategoria

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra
Shëndet

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

4 Nëntor, 2026
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh
Shëndet

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

Të Përzgjedhura

Blendi Klosi: Pushtetet janë të ndara, Gjykata ( e pazgjedhur nga populli) s’mund të pezullojë një ministër
Aktualitet

Blendi Klosi: Pushtetet janë të ndara, Gjykata ( e pazgjedhur nga populli) s’mund të pezullojë një ministër

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese lidhur...

Lexo të plotë
Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

21 Korrik, 2026
“Tarifa të çmendura”, Ryan Air braktis aeroportin holandez

“Tarifa të çmendura”, Ryan Air braktis aeroportin holandez

30 Maj, 2025
Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

28 Shtator, 2026
E BUJSHME/ Italia i njeh zyrtarisht dy grave dëmtime shëndetësore nga vaksina anti-Covid: Çfarë do të thotë kjo

E BUJSHME/ Italia i njeh zyrtarisht dy grave dëmtime shëndetësore nga vaksina anti-Covid: Çfarë do të thotë kjo

14 Prill, 2026

Të Fundit

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia

Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr