• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që ndryshon mënyrën si merren vendimet për projekte, plane dhe strategji me ndikim në mjedis, duke forcuar ndjeshëm rolin e komunitetit.

Sipas draftit, asnjë dokument mjedisor nuk do të mund të miratohet pa kaluar më parë në një proces të detyrueshëm konsultimi me publikun, raporton skyweb.al.

Risia kryesore është se nëse procedurat e konsultimit nuk respektohen, akti mund të shpallet i pavlefshëm për shkak procedural.

Kjo do të thotë se mungesa e përfshirjes së komunitetit nuk do të jetë më një formalitet i anashkalueshëm, por një shkak real për anulimin e vendimeve.

Projektligji parashikon që konsultimi të mos kufizohet vetëm në publikimin e dokumenteve në regjistrin elektronik, por të kombinohet edhe me takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Qëllimi është që të përfshihen edhe banorët e zonave rurale apo grupet që nuk kanë akses të rregullt në internet.

Institucionet do të kenë detyrimin të njoftojnë në kohë, të publikojnë dokumentacionin dhe të argumentojnë se si janë marrë në konsideratë komentet e komunitetit.

Ndryshimet vijnë si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kuadrin ligjor ekzistues, i cili deri më tani është kritikuar për boshllëqe dhe për konsultime të realizuara në faza të vona, kur vendimet praktikisht ishin marrë.

Drafti synon ta zhvendosë përfshirjen e publikut në fazat e hershme të hartimit të projekteve, kur ndikimi i komunitetit është real.

Projektligji lidhet edhe me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe me detyrimet për harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian për transparencë dhe pjesëmarrje në çështjet mjedisore.

Sipas relacionit shoqërues, zbatimi i këtij projektligji nuk pritet të ketë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Megjithatë, ai rrit ndjeshëm përgjegjësinë e institucioneve publike, pasi çdo projekt mjedisor i miratuar pa konsultim të plotë rrezikon të përballet me sfida ligjore dhe anulim. /skyweb.al

Artikulli para

88% e makinave të reja, me teknologji elektrike hibride: Rinovohet me shpejtësi flota e automjeteve në vend

Artikulli pas

Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

Të Përzgjedhura

BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Rezervat e naftës po shterojnë me ritme të shpejta, kanë mbetur dhe vetëm pak javë furnizime

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Lufta me Iranin dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po fillojnë të godasin rezervat globale të naftës më shpejt nga...

Lexo të plotë
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Studiuesi: Si u grabitën tokat në Jalë, simboli i farsës së kontrollit të territorit

Studiuesi: Si u grabitën tokat në Jalë, simboli i farsës së kontrollit të territorit

5 Gusht, 2025
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

2 Prill, 2026
Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

17 Shtator, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr