• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Share on FacebookShare on WhatsApp

Binance ka njoftuar se ka arritur të zëvendësojë 90% të aseteve dixhitale të vjedhura gjatë sulmit masiv kibernetik, me vlerë 6.3 miliardë dollarë, ndërsa premton se përdoruesit nuk do të humbasin paratë e tyre.

Platforma më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave në botë bëri të ditur këtë të shtunë, më 31 tetor, se po punon për rikthimin e plotë të shërbimeve, përfshirë tërheqjen e fondeve, e cila pritet të rifillojë të dielën, më 1 nëntor.

Sipas Bloomberg, kompania ka përdorur fondet e veta, rezervat e emergjencës dhe fondet e sigurimit për të zëvendësuar kriptomonedhat e vjedhura nga hakerat.

Bëhet fjalë për një operacion financiar me vlerë miliarda dollarë, që synon rikthimin e mbulimit të plotë të aseteve të klientëve.

Binance ka garantuar se e gjithë humbja financiare nga sulmi do të përballohet nga kompania dhe nuk do t’u ngarkohet përdoruesve.

“Binance do të përballojë ndikimin financiar të fondeve të vjedhura, jo përdoruesit”, deklaroi kompania në reagimin e saj.

Në përditësimin e mëparshëm, platforma kishte njoftuar se kishte zëvendësuar 80% të aseteve të prekura, ndërsa tashmë kjo shifër ka arritur në 90%.

Mes kriptomonedhave të zëvendësuara janë Bitcoin, Ethereum, BNB, si dhe monedhat e qëndrueshme USDT dhe USDC.

Kompania sqaroi se pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga asete me likuiditet më të ulët, të cilat janë më të vështira për t’u siguruar në treg në sasi të mëdha.

Për mbulimin e humbjeve, Binance ka vënë në dispozicion mbi 6.34 miliardë dollarë, duke përfshirë edhe fondin e emergjencës SAFU, të krijuar posaçërisht për mbrojtjen e përdoruesve.

Ndërkohë, kompania ka konfirmuar se dhjetë prej kriptomonedhave kryesore në platformë tashmë mbulohen plotësisht nga rezervat përkatëse.

Sulmi ndodhi më 29 tetor, kur hakerat arritën të transferonin rreth 6.3 miliardë dollarë asete dixhitale, në atë që konsiderohet grabitja më e madhe në historinë e kriptomonedhave.

Hetimet paraprake kanë identifikuar si një prej pikave të mundshme të depërtimit laptopin e komprometuar të një inxhinieri të kompanisë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë ngritur dyshime për përfshirjen e grupeve të hakerave të lidhur me Korenë e Veriut.

Pas sulmit, Binance pezulloi përkohësisht tërheqjet e fondeve, ndërsa lajmi shkaktoi rënie të forta në tregjet e kriptomonedhave.

Megjithëse platforma ka zëvendësuar pjesën dërrmuese të aseteve të prekura, kjo nuk do të thotë se të gjitha fondet e vjedhura janë rikuperuar nga hakerat.

Kompania vijon përpjekjet për gjurmimin e tyre, ndërsa synon të rikthejë funksionimin normal të platformës gjatë ditës së diel.

Për përdoruesit, zhvillimi kryesor është garancia e Binance se humbjet e shkaktuara nga sulmi nuk do të prekin gjendjen e aseteve në llogaritë e tyre. /skyweb.al

Artikulli para

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

Artikulli pas

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?
Ekonomi

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Të Përzgjedhura

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Aktualitet

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
0

Esmeralda Cenollari Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të...

Lexo të plotë
Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro

Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro

23 Mars, 2026
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Detajet e arrestimit të Ermal Beqirit, autoritetet franceze dyshime për spiunazh: U kap duke fluturuar mbi një çentral bërthamor

28 Korrik, 2026
I treti më i madh në Itali, nga buron suksesi i aerportit të Bergamos “Orio al Serio”?

I treti më i madh në Itali, nga buron suksesi i aerportit të Bergamos “Orio al Serio”?

23 Prill, 2025
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026

Të Fundit

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr