• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Kombëtare e Serbisë ka vendosur t’i heqë licencën ALTA Banka-s, institucionit financiar të kontrolluar nga biznesmeni Davor Macura, i njohur për lidhjet e tij me qarqet politike pranë Aleksandar Vuçiçit.

Vendimi është bërë publik këtë të shtunë, më 31 tetor, ndërsa paralelisht Prokuroria për Krimin e Organizuar ka nisur verifikimet për transferta të dyshimta parash jashtë Serbisë.

Sipas mediave serbe N1, Nova.rs dhe Danas, autoritetet po hetojnë lëvizjet e fondeve nga ALTA Banka, pas informacioneve se shuma të konsiderueshme mund të jenë transferuar jashtë vendit.

Prokuroria ka konfirmuar se më 27 tetor i ka kërkuar Bankës Kombëtare të Serbisë të dhënat për të gjitha transfertat ndërkombëtare të kryera nga ALTA Banka prej datës 27 shtator.

Dy ditë më vonë, hetuesit kanë kërkuar informacione shtesë për konvertimin e parave dhe daljen e fondeve drejt llogarive jashtë Serbisë.

Më 30 tetor, Prokuroria ka ngarkuar strukturat kundër krimit të organizuar të verifikojnë aktivitetin e bankës, por edhe veprimet e zyrtarëve përgjegjës të Bankës Kombëtare.

Ndërkohë, autoriteti mbikëqyrës bankar ka depozituar një kallëzim penal kundër ALTA Banka-s dhe disa personave përgjegjës.

Sipas njoftimit zyrtar, heqja e licencës erdhi pasi kontrollet konstatuan një përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes financiare dhe likuiditetit, duke rrezikuar interesat e depozituesve.

Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të marrë administrimin e procedurave të falimentimit, ndërsa kursimet janë të garantuara deri në 50 mijë euro për depozitues.

Vetë banka ka njoftuar pezullimin e veprimeve me kartat, transfertave bankare dhe shërbimeve në degët e saj.

Në qendër të zhvillimeve është biznesmeni Davor Macura, i cili e nisi aktivitetin në vitin 2008 me një zyrë këmbimi valutor në Zemun të Beogradit.

Brenda pak vitesh, ai ndërtoi një grup të madh biznesesh në sektorin financiar dhe në vitin 2019 u bë aksioneri kryesor i JUBMES Banka-s, e cila më pas mori emrin ALTA Banka.

Rritja e shpejtë e biznesit të Macurës është shoqëruar me akuza të vazhdueshme nga opozita serbe për marrëdhënie të privilegjuara me pushtetin.

Në dhjetor 2025, deputetja opozitare Marinika Tepić e akuzoi publikisht biznesmenin se shërbente si mbulesë për operacione financiare të Aleksandar dhe Andrej Vuçiçit.

Ajo ngriti dyshime për pastrim parash dhe përdorimin e strukturave financiare në shërbim të njerëzve të lidhur me pushtetin, akuza që nuk janë provuar me vendim gjyqësor.

Së fundmi, në mediat serbe janë publikuar edhe informacione për transferta të mundshme drejt llogarive në Shkup dhe Moskë.

Një tjetër zhvillim është reagimi i katër zëvendësguvernatorëve të Bankës Kombëtare, të cilët kanë kërkuar verifikimin e përgjegjësive të mundshme brenda institucionit për gjendjen e krijuar.

Ata kanë ngritur pikëpyetje mbi faktin se situata reale financiare e ALTA Banka-s rezultonte shumë më problematike sesa të dhënat e raportuara më parë.

Mbyllja e bankës vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit humbi pushtetin pas 14 vitesh.

Ndërkohë, hetimet do të përcaktojnë nëse përkeqësimi financiar i ALTA Banka-s lidhet edhe me transferimin e fondeve jashtë vendit dhe nëse në këtë proces janë përfshirë persona të lidhur me ish-pushtetin. /skyweb.al

Etiketat: alta banka
Artikulli para

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Artikulli pas

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Të Përzgjedhura

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja
Aktualitet

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

Nga SkyWeb
28 Tetor, 2025
0

Kryeministri Edi Rama lëshoi kritika të forta ndaj Bashkimit Evropian gjatë pjesëmarrjes në Forumin “Future Investment Initiative” që po mbahet...

Lexo të plotë
Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

11 Korrik, 2026
Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Mirlinda Karçanaj shkarkohet si drejtoreshë e AKSHI-t, kush e zëvendëson

13 Shkurt, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

23 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr