• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

Editor Nga Editor
11 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
0
Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për disa persona, vera nuk sjell vetëm ditë të nxehta dhe mbrëmje të këndshme, por edhe një betejë të vazhdueshme me mushkonjat. Ndërsa disa njerëz kalojnë orë të tëra jashtë pa asnjë pickim, të tjerë mbushen me shenja të kuqe, kruarje dhe enjtje vetëm pak minuta pas ekspozimit, shkruan BBC.

Por a ka vërtet diçka që i bën disa njerëz më të preferuar nga mushkonjat?

Për një kohë të gjatë është bërë shaka se disa njerëz kanë “gjak më të ëmbël”, por shkenca tregon se arsyeja është më komplekse.

Trupi ynë çliron shumë sinjale biologjike, përfshirë aromën e trupit dhe përbërjen e frymëmarrjes, të cilat ndikojnë në faktin se sa tërheqës jemi për mushkonjat.

Ja tre mënyra kryesore me të cilat mushkonjat mund të na lokalizojnë.

1. Dioksidi i karbonit nga frymëmarrja i sinjalizon mushkonjës praninë tonë

Vetëm mushkonjat femra pickojnë njerëzit, sepse kanë nevojë për proteinat që gjenden në gjakun tonë për zhvillimin e vezëve.

Ato përdorin shikimin dhe nuhatjen për të identifikuar objektivin e tyre nga një distancë rreth 10 metrash.

Një nga sinjalet kryesore është dioksidi i karbonit (CO₂), një gaz që trupi ynë çliron gjatë frymëmarrjes dhe përmes lëkurës.

Ky gaz aktivizon tek mushkonjat sjelljen e kërkimit të “strehuesit” – pra të njeriut ose kafshës, nga e cila do të marrin gjakun.

Të rriturit zakonisht janë më tërheqës për mushkonjat sesa fëmijët, sepse prodhojnë më shumë dioksid karboni.

Kjo shpjegon edhe pse mushkonjat tërhiqen nga burime të tjera të këtij gazi, si pajisjet me dioksid karboni që përdoren në kurthet kundër mushkonjave.

2. Temperatura e trupit dhe djersitja rrisin tërheqjen

Studimet tregojnë se mushkonjat tërhiqen gjithashtu nga nxehtësia dhe lagështia e trupit.

Gratë shtatzëna kanë rreth dy herë më shumë gjasa të tërheqin mushkonjat krahasuar me gratë jo shtatzëna.

Kjo lidhet me faktin se gjatë shtatzënisë trupi ka nevoja më të larta metabolike, rritet temperatura trupore dhe shtohet sasia e dioksidit të karbonit të nxjerrë gjatë frymëmarrjes.

“Trupi i një gruaje shtatzënë është si një burim i vogël nxehtësie brenda saj”, shpjegojnë studiuesit.

Edhe personat që kryejnë aktivitet fizik mund të jenë më tërheqës për mushkonjat, sidomos gjatë dhe menjëherë pas ushtrimeve.

Arsyeja është se aktiviteti fizik: rrit prodhimin e dioksidit të karbonit; rrit temperaturën e trupit dhe shkakton djersitje.

Edhe personat me trup më të madh mund të tërheqin më shumë mushkonjat, pasi zakonisht prodhojnë më shumë nxehtësi dhe dioksid karboni.

3. Aroma natyrale e lëkurës ndikon në pickimet e mushkonjave

Kur mushkonjat afrohen më pranë trupit, ato përdorin kryesisht aromën e lëkurës dhe të frymëmarrjes për të zgjedhur objektivin.

Sipas studiuesve, mushkonjat jetojnë në një “botë kimike”, ku dallojnë përbërje të ndryshme që çlirohen nga trupi.

Në të kaluarën besohej se njerëzit me “gjak të ëmbël” pickohen më shumë, por kjo teori nuk është e saktë.

Në fakt, mushkonjat tërhiqen nga aroma unike e lëkurës së çdo personi.

Në lëkurën tonë jetojnë miliarda baktere të dobishme, të njohura si mikrobioma e lëkurës.

Këto baktere shpërbëjnë substanca të ndryshme në lëkurë dhe krijojnë përbërje aromatike që mushkonjat mund t’i dallojnë.

Studimet kanë treguar se disa persona kanë nivele më të larta të disa përbërjeve kimike, të quajtura acide karboksilike, të cilat duket se i bëjnë më tërheqës për mushkonjat.

Në një studim ku u analizua aroma e lëkurës së 64 personave, studiuesit zbuluan se mushkonjat preferonin aromën e disa individëve shumë më tepër se të të tjerëve.

Diferencat mes njerëzve mbetën të njëjta edhe pas disa vitesh, pavarësisht ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Kjo tregon se prirja për t’u pickuar më shumë nga mushkonjat, mund të jetë pjesërisht e përcaktuar biologjikisht.

Gjenetika gjithashtu luan rol

Studimet me binjakë kanë treguar se faktorët gjenetikë mund të ndikojnë në mënyrën se si mushkonjat, reagojnë ndaj aromës së trupit tonë.

Binjakët identikë, të cilët kanë të njëjtën përbërje gjenetike, tërhiqnin mushkonjat në mënyrë të ngjashme, ndërsa tek binjakët jo identikë kishte më shumë ndryshime.

Jo të gjitha pickimet shkaktojnë të njëjtin reagim

Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj pickimeve të mushkonjave.

Disa persona zhvillojnë: enjtje të mëdha; skuqje dhe kruarje të fortë.

Të tjerë mund të kenë vetëm një shenjë të vogël dhe pothuajse të mos e vërejnë pickimin.

Kjo lidhet me mënyrën se si sistemi imunitar i trupit reagon ndaj substancave që mushkonja lëshon gjatë pickimit.

Disa njerëz mund të mendojnë se pickohen më shpesh, kur në fakt ata thjesht kanë një reagim më të fortë të lëkurës.

Edhe pse disa njerëz janë biologjikisht më tërheqës për mushkonjat, askush nuk është plotësisht i padukshëm për to.

Prandaj, edhe personat që mendojnë se “nuk i pickojnë mushkonjat” duhet të marrin masa mbrojtëse, veçanërisht gjatë periudhave me aktivitet të lartë të këtyre insekteve.

Etiketat: mushkonjat
Artikulli para

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Artikulli pas

VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit
Shëndet

Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

9 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Shëndet

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre
Shëndet

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë
Shëndet

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve
Shëndet

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit
Shëndet

Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës

VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë
Ekonomi

Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

Nga SkyWeb
29 Tetor, 2025
0

Transporti hekurudhor në Shqipëri vijon të tkurret në aspektin e udhëtarëve, ndërsa mbahet gjallë kryesisht nga lëvizja e mallrave.Sipas të...

Lexo të plotë
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

6 Nëntor, 2025
Pas shtatë dekadash, Boeing vendos të heqë dorë nga versioni 737

Pas shtatë dekadash, Boeing vendos të heqë dorë nga versioni 737

16 Maj, 2026
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Rritet numri i të huajve të u futën në Shqipëri gjatë shtatorit: 1.9 milionë vizitorë, shumica dërrmuese hynë nga Rinasi

27 Tetor, 2025
Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

15 Prill, 2026

Të Fundit

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

E dhimbshme, 1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama njofton një ministri të re javën e ardhshme, kush do t’a drejtojë

9 Tetor, 2026
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë

Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr