• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

Editor Nga Editor
23 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Britania e Madhe do të nisë studimin më të madh në botë të këtij lloji për të testuar nëse inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin më të shpejtë dhe më të saktë të kancerit të gjirit.

Studimi, i quajtur EDITH, do të përfshijë rreth 660 mijë gra të moshës 50 deri në 71 vjeç, të cilat janë në moshën për të kryer kontrollin rutinë për kancerin e gjirit. Në Britani, ky ekzaminim ofrohet çdo tre vjet dhe gratë do të kenë mundësi të mos marrin pjesë në studim nëse nuk dëshirojnë.

Aktualisht, çdo mamografi, ekzaminim me rreze X të gjirit, shqyrtohet nga të paktën dy radiologë. Megjithatë, më pak se 1% e ekzaminimeve tregojnë shenja të kancerit, çka bën që specialistët të shpenzojnë shumë kohë duke analizuar imazhe pa shenja të sëmundjes.

Përmes këtij studimi, studiuesit synojnë të vlerësojnë nëse inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në identifikimin e tumoreve shumë të vogla, të cilat mund të jenë të vështira për t’u dalluar me sy të lirë apo përmes prekjes.

Pjesëmarrëset do të ndahen në tri grupe, ku do të testohen mënyra të ndryshme të përdorimit të teknologjisë.

Në grupin e parë, gratë do t’i nënshtrohen kontrollit standard, ku mamografitë shqyrtohen nga dy radiologë. Në grupin e dytë, imazhet do të analizohen nga një radiolog dhe një sistem i inteligjencës artificiale, për të parë nëse teknologjia mund të identifikojë shenja të mundshme të kancerit që mund t’i shpëtojnë vëmendjes së specialistit.

Ndërsa në grupin e tretë, inteligjenca artificiale do të analizojë fillimisht mamografinë dhe do të vlerësojë nëse rreziku për praninë e kancerit është i lartë apo i ulët. Në rastet kur rreziku vlerësohet i ulët, imazhet do të shqyrtohen nga një radiolog, ndërsa kur vlerësohet i lartë, ato do të kontrollohen nga dy specialistë, të cilët do të vendosin nëse gruaja ka nevojë për ekzaminime të mëtejshme.

“ Nëse rezulton i suksesshëm, ky zhvillim teknologjik mund t’i ndihmojë gratë të marrin shumë më shpejt një diagnozë dhe të nisin trajtimin, duke u dhënë mundësinë më të mirë për t’u shëruar”, deklaroi Yvette Cooper, sekretarja britanike për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social.

Qeveria britanike do të mbështesë studimin me 10 milionë paund, ose rreth 12 milionë euro.

Sipas Fiona Gilbert, profesore e radiologjisë në Universitetin e Kembrixhit dhe një prej drejtueseve të studimit, inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë specialistët të analizojnë imazhet në mënyrë më efikase. Ajo po studion gjithashtu mundësinë e përdorimit të kësaj teknologjie për të identifikuar gratë që kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer gjiri.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se asnjë mamografi nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga një radiolog. Teknologjia do të përfshihet në programin rutinë të depistimit vetëm nëse rezultatet tregojnë se është po aq e sigurt dhe efektive sa sistemi aktual.

Çdo vit, rreth 2.1 milionë gra në Britaninë e Madhe kryejnë depistimin për kancerin e gjirit, një program që ndihmon në parandalimin e rreth 1,300 vdekjeve.

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te gratë në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave evropiane, gjatë vitit 2024 u diagnostikuan rreth 360 mijë gra, shifër që përbën 29% të të gjitha rasteve të reja të kancerit te gratë në BE. /skyweb.al

Etiketat: kanceri i gjirit
Artikulli para

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave
Shëndet

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

23 Nëntor, 2026
“Telefoni jashtë dhomës, por nëse dikush ka nevojë për ty?” Dilemat e gjumit të mirë që këshillojnë ekspertët
Shëndet

“Telefoni jashtë dhomës, por nëse dikush ka nevojë për ty?” Dilemat e gjumit të mirë që këshillojnë ekspertët

23 Nëntor, 2026
Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual
Shëndet

Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual

23 Nëntor, 2026
Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Një analizë e re gjaku jep shpresë për diagnostikim më të shpejtë të endometriozës
Shëndet

Një analizë e re gjaku jep shpresë për diagnostikim më të shpejtë të endometriozës

Nga Editor
8 Korrik, 2026
0

Një analizë e re gjaku mund të identifikojë një model të veçantë hormonal që gjendet vetëm tek personat me endometriozë,...

Lexo të plotë
“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

30 Dhjetor, 2025
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
Shqiptarët ikën, Delina Ibrahimaj kërkon emigrantë nëpër botë për të plotësuar boshllëqet e krahut të punës

Shqiptarët ikën, Delina Ibrahimaj kërkon emigrantë nëpër botë për të plotësuar boshllëqet e krahut të punës

16 Qershor, 2026
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

OPINION/ Nga 300 apartamentet te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

23 Nëntor, 2026
Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

23 Nëntor, 2026
Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

23 Nëntor, 2026
Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr