• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Një analizë e re gjaku jep shpresë për diagnostikim më të shpejtë të endometriozës

Editor Nga Editor
8 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Një analizë e re gjaku jep shpresë për diagnostikim më të shpejtë të endometriozës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një analizë e re gjaku mund të identifikojë një model të veçantë hormonal që gjendet vetëm tek personat me endometriozë, duke ofruar shpresë për një diagnozë shumë më të shpejtë të kësaj sëmundjeje, e cila aktualisht mund të marrë deri në 12 vjet për t’u diagnostikuar.

Sipas një studimi të ri, një test gjaku mund të identifikojë një model hormonal specifik që shfaqet vetëm tek gratë me endometriozë me një saktësi mbi 95%. Ky zbulim mund të revolucionarizojë mënyrën se si diagnostikohet kjo gjendje, e cila prek rreth 190 milionë njerëz në mbarë botën.

Aktualisht, endometrioza, një sëmundje në të cilën inde të ngjashme me shtresën e brendshme të mitrës rriten jashtë saj diagnostikohet zakonisht përmes ekzaminimit pelvik, ekografisë, rezonancës magnetike (MRI) ose laparoskopisë, një ndërhyrje minimale invazive gjatë së cilës mjekët ekzaminojnë organet e barkut dhe legenit përmes prerjeve shumë të vogla.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), diagnoza e endometriozës mund të vonohet deri në 12 vjet, ndërsa diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi efektiv mbeten të kufizuara në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Për një kohë shumë të gjatë, personat me endometriozë janë përballur me pritje të papranueshme për të marrë një diagnozë. Në Mbretërinë e Bashkuar, mesatarisht duhen më shumë se 9 vjet për ta diagnostikuar këtë sëmundje,” tha Emma Cox, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Endometriosis UK. Ajo shtoi se kjo vonesë pengon qasjen në trajtim dhe rrit rrezikun e përparimit të sëmundjes. Sipas saj, kërkimi i ri mund të ndryshojë rrënjësisht këtë situatë.

“Këto rezultate përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në kuptimin tonë mbi endometriozën,” tha Douglas Gibson, bashkautor i studimit nga Universiteti i Edinburgut.

Megjithëse dihet se estrogjenet ndikojnë në zhvillimin e endometriozës, roli i hormoneve të tjera, si androgjenët – një grup hormonesh seksuale, ku përfshihet edhe testosteroni, që janë të rëndësishëm për shëndetin riprodhues, dendësinë e kockave dhe masën muskulore – nuk është studiuar aq gjerësisht. Pikërisht këtë boshllëk synoi të plotësonte ky studim.

Ekipi i studiuesve analizoi nivelet hormonale në gjakun e 159 grave me endometriozë të konfirmuar dhe 57 grave pa këtë sëmundje. Analiza u përqendrua te androgjenët, përfshirë 11-oksigjen-androgjenët, një grup hormonesh që prodhohen nga gjëndrat mbiveshkore.

Rezultatet treguan se gratë me endometriozë kanë një “gjurmë hormonale” të dallueshme, e karakterizuar nga nivele të larta të hormonit androgen 11-ketotestosteron, i cili luan rol në zhvillimin e muskujve dhe organeve seksuale.

Bazuar në këtë model hormonal, studiuesit arritën të dallonin pacientet me endometriozë nga ato pa sëmundjen me një saktësi mbi 95%.

“Jemi optimistë se ky zbulim do të çojë në diagnozë më të hershme dhe në zhvillimin e trajtimeve të reja inovative për personat e prekur nga endometrioza,” tha Gibson në një njoftim për shtyp./skyweb.al

Artikulli para

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Artikulli pas

BE bllokon 200 mijë prezervativë të falsifikuar, si u futën në Evropë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë
Shëndet

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale
Shëndet

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

20 Nëntor, 2026
Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë
Shëndet

Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë

20 Nëntor, 2026
Artikulli pas
BE bllokon 200 mijë prezervativë të falsifikuar, si u futën në Evropë

BE bllokon 200 mijë prezervativë të falsifikuar, si u futën në Evropë

Të Përzgjedhura

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

Nga Editor
29 Tetor, 2026
0

Pas më shumë se pesë vitesh nga zhvillimi i ankandit, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë,...

Lexo të plotë
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
Evropa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave, valët e të nxehtit vazhdojnë

Evropa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave, valët e të nxehtit vazhdojnë

10 Gusht, 2026
Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr