• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Editor Nga Editor
22 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur të festojë Ditën e Alfabetit me përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të themelimit të saj.

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinjGjatë aktivitetit të organizuar këtë të diel, kreu i shtetit vlerësoi kontributin historik të shoqatës në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së kësaj trashëgimie te brezat e rinj.

Begaj u ndal te roli që shoqatat patriotike kanë luajtur në periudhën e Rilindjes Kombëtare, kur përpjekjet për gjuhën dhe arsimin shqip u shndërruan në një nga faktorët kryesorë të bashkimit kombëtar.

“Përkon bukur që këtë 120-vjetor e festojmë në Ditën e Alfabetit, sepse Shoqata ‘Tomorri’ lindi në një kohë kur shqiptarët po bënin përpjekje të mëdha për gjuhën, shkollën, kulturën dhe afirmimin e identitetit të tyre kombëtar”, u shpreh Presidenti.

Ai kujtoi se dy vjet pas themelimit të shoqatës, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 do të miratonte alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe, duke kurorëzuar përpjekjet e atdhetarëve nga krahina, besime dhe rryma të ndryshme.

Presidenti përmendi gjithashtu lidhjet historike të Shoqatës “Tomorri” me figura të rëndësishme të historisë shqiptare, mes tyre Fan Nolin dhe Mid’hat Frashërin, të cilët kanë qenë përfaqësues të saj përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Greqi.

“Dita e Alfabetit na e kujton këtë ndoshta më qartë se çdo datë tjetër. Në Manastir shqiptarët nuk hoqën dorë nga dallimet mes tyre; ata u përbashkuan përmes gjuhës”, deklaroi Begaj.

Sipas tij, alfabeti i njësuar i dha shqipes një sistem të përbashkët shkrimi, ndërsa shkolla, libri, letërsia dhe puna e brezave e shndërruan gjuhën në një nga shtyllat më të forta të identitetit kombëtar.

Kreu i shtetit vlerësoi edhe veprimtarinë e Shoqatës “Tomorri” pas rithemelimit, veçanërisht në studimin e historisë, folklorit dhe etnokulturës, përmes botimeve dhe bashkëpunimit me institucionet shkencore e akademike.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore merr rëndësi të veçantë në kushtet kur shoqëria po ndryshon me shpejtësi dhe një pjesë e të rinjve largohen nga vendlindja.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të shoqatës të përfshijnë më shumë të rinjtë, shkollat dhe studiuesit në veprimtaritë e tyre, si dhe të nxisin iniciativa për mbrojtjen e natyrës.

“Një traditë mbetet e gjallë kur brezi i ri e njeh, e çmon dhe zgjedh ta çojë përpara”, theksoi Presidenti.

Në përfundim, Begaj uroi që Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” të vijojë misionin e saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare.

Etiketat: bajram begaj
Artikulli para

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

Editor

Editor

Nga Kategoria

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së
Aktualitet

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

21 Nëntor, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin
Aktualitet

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë
Ekonomi

Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë

Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një ide të re për pensionet, duke folur për një skemë që në thelb lidhet...

Lexo të plotë
Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve

Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve

13 Mars, 2026
Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?

Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?

3 Mars, 2026
PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

4 Qershor, 2026
Robotët kundër kancerit, zbulojnë qelizat që i mbijetojnë trajtimit

Robotët kundër kancerit, zbulojnë qelizat që i mbijetojnë trajtimit

17 Qershor, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr