• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve

Editor Nga Editor
13 Mars, 2026
në Shëndet
A A
Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Studiuesit po bëjnë thirrje për rregullim më të rreptë të lodrave me inteligjencë artificiale (AI) të dizajnuara për fëmijë të vegjël, pasi kryen një nga testimet e para në botë për të parë se si fëmijët nën pesë vjeç ndërveprojnë me këtë teknologji.

Studimi analizoi se si një grup i vogël fëmijësh nga mosha tre deri në pesë vjeç ndërvepronin me një lodër të butë të quajtur Gabbo.

Aktualisht në treg ekzistojnë disa lodra me AI për fëmijë që nga mosha tre vjeç, por ka shumë pak kërkime mbi ndikimin që kjo teknologji ka tek fëmijët parashkollorë.

Ekipi nga Universiteti i Cambridge zbuloi vetëm shtatë studime të ngjashme në gjithë botën, dhe asnjëri prej tyre nuk ishte fokusuar drejtpërdrejt tek vetë fëmijët e vegjël.

Gabbo përmban një chatbot me aktivizim zanor dhe është krijuar për të nxitur fëmijët parashkollorë të flasin me të dhe të zhvillojnë lojë imagjinative.

Prindërit që morën pjesë në studim ishin të interesuar për potencialin e lodrës për të ndihmuar në zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit.

Megjithatë, fëmijët shpesh kishin vështirësi të bisedonin me lodrën. Gabbo nuk i kuptonte ndërprerjet e tyre, fliste mbi ta, nuk dallonte zërin e një fëmije nga ai i një të rrituri dhe reagonte në mënyrë të çuditshme ndaj shprehjeve të afeksionit.

Për shembull, kur një fëmijë pesëvjeçar i tha lodrës:

“Të dua”, ajo u përgjigj:

“Si një kujtesë miqësore, ju lutem sigurohuni që ndërveprimet të respektojnë udhëzimet e dhëna. Më tregoni si dëshironi të vazhdoni.”

Shqetësimi është se në një fazë zhvillimi kur fëmijët po mësojnë sinjalet dhe ndërveprimet sociale, përgjigjet e inteligjencës artificiale mund të jenë konfuze.

Bashkëautorja e studimit, Dr. Emily Goodacre, tha se lodra të tilla mund të keqinterpretojnë emocionet ose të përgjigjen në mënyrë të papërshtatshme dhe se ekziston rreziku që “fëmijët të mbeten pa ngushëllim nga lodra dhe pa mbështetje nga një i rritur”.

Në një rast tjetër, kur një fëmijë trevjeçar i tha Gabbo:

“Jam i trishtuar”,

lodra u përgjigj:

“Mos u shqetëso! Unë jam një robot i lumtur. Le të vazhdojmë me argëtimin. Për çfarë të flasim tjetër?”

Studiuesit thonë se ndërveprime të tilla mund t’i japin fëmijës mesazhin se trishtimi i tij nuk është i rëndësishëm.

Profesoresha e psikologjisë së zhvillimit në Cambridge, Jenny Gibson, tha se historikisht vëmendja është përqendruar tek siguria fizike e lodrave, për shembull, që fëmijët të mos mund të shkëpusin pjesë të vogla dhe t’i gëlltisin.

“Tani duhet të fillojmë të mendojmë edhe për sigurinë psikologjike,” tha ajo.

Pas një studimi vëzhgues njëvjeçar, studiuesit thonë se rregullatorët duhet të veprojnë tani për të siguruar që produktet për fëmijë nën pesë vjeç të ofrojnë siguri psikologjike.

Gabbo prodhohet nga kompania Curio, e cila ka bashkëpunuar me këngëtaren Grimes, ish-partneren e Elon Musk.

Curio tha për BBC se përdorimi i AI në produkte për fëmijë kërkon përgjegjësi të shtuar, dhe se lodrat e tyre janë të ndërtuara mbi lejen e prindërve, transparencën dhe kontrollin prindëror.

Kompania shtoi se studimi i mënyrës se si fëmijët ndërveprojnë me lodrat me AI është një prioritet i madh për ta këtë vit dhe në të ardhmen.

Thirrjet për rregullim të AI në ambientet e edukimit të hershëm u mbështetën edhe nga Komisionerja për Fëmijët në Angli, Dame Rachel de Souza.

Ajo tha se, megjithëse AI ka përdorime të mira, pa rregullim të duhur shumë mjete teknologjike që përdoren në klasa nuk i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë që kërkohen për burime të tjera edukative.

Shqetësime për lojën pa mbikëqyrje

Raporti gjithashtu këshillon prindërit që lodrat me AI të përdoren në hapësira të përbashkëta të shtëpisë, ku prindërit mund të mbikëqyrin ndërveprimet, dhe të lexojnë me kujdes politikat e privatësisë.

Punonjësit e çerdheve janë të ndarë në mendime për potencialin e AI.

June O’Sullivan, e cila drejton një rrjet prej 43 çerdhesh në Londër, tha se ende nuk ka parë prova që AI sjell përfitime në edukimin e hershëm.

Sipas saj, fëmijët duhet të zhvillojnë një grup të plotë aftësish, dhe kjo bëhet më mirë përmes ndërveprimit me njerëz, jo me mjete të bazuara në AI.

Ndërkohë, aktorja dhe aktivistja për të drejtat e fëmijëve Sophie Ëinkleman është një mbështetëse e fortë e mbajtjes së AI larg arsimit dhe ambienteve të edukimit të hershëm.

Ajo beson se dëmet mund të jenë më të mëdha se përfitimet dhe se mësimi i aftësive për AI duhet të bëhet në moshë më të madhe.

“Shtysa dhe kontakti njerëzor për fëmijët e vegjël është diçka e shenjtë dhe duhet të mbrohet me çdo kusht,” tha ajo.

/skyweb.al

Etiketat: lodra
Artikulli para

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

Artikulli pas

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?
Shëndet

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?

29 Tetor, 2026
Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët
Shëndet

Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët

29 Tetor, 2026
Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm
Shëndet

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç
Shëndet

Si ndikojnë prindërit në disiplinën dhe zakonet e adoleshentëve

29 Tetor, 2026
Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë
Shëndet

Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Të Përzgjedhura

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore
Ekonomi

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan këtë të enjte një takim me pensionistët, ndërsa...

Lexo të plotë
Rrezikohet liria e shprehjes, shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal

Rrezikohet liria e shprehjes, shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal

1 Gusht, 2025
Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

6 Mars, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali, Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

21 Shtator, 2025
PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini

PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr