Një grup prej 15 restorantesh në Sardenjë do të nisë një nismë njëmujore të quajtur “Në tryezë pa ekrane”, për t’u kërkuar familjeve të dorëzojnë telefonat gjatë vakteve dhe të nxisin bisedat reale.
Nisma, e udhëhequr nga avokatja e popullit për fëmijët Anna Cau në bashkëpunim me shoqatën e hotelerisë Fipe-Confcommercio, synon të luftojë përdorimin e tepërt të pajisjeve digjitale dhe të ndihmojë fëmijët e mitur të ndërveprojnë.
Në këmbim të pajisjeve, stafi do t’u japë familjeve një “kit ribashkimi” të përgatitur nga pediatrit, i cili përmban lojëra, vizatime dhe materiale edukative mbi rreziqet e ekspozimit ndaj ekraneve. Pas kësaj prove njëmujore, skema synon të zgjerohet më tej në bazë vullnetare. /skyweb.al
















