• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Topi-Faktoje.al

“Nuk është përrallë, por realitet. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, bashkë ta bëjmë modelin se si mund të jetohet e të punohet edhe buzë një lumi të egër me shpirtra njerëzorë të butë”  Me këto fjalë, marsin e vitit 2023, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shpalli lumin Vjosë si parkun e parë kombëtar të lumit të vetëm të egër në kontinent. Një moment që ngjante si fundi i një beteje dhe fillimi i një epoke të re për ruajtjen e natyrës.

Dy vite më pas, përralla e Vjosës duket më e brishtë se kurrë.

Në hyrje të Tepelenës, afër fshatit Majkosh, Vjosa rrethohet nga një kapicë mbeturinash që ngrihen si mal buzë saj. Ajri është aq i rëndë, sa edhe shiu i beftë nuk arrin ta pastrojë. Një vizitor i huaj do të tronditej, një biolog gjerman thjesht hap sytë i habitur.

“E pabesueshme, e pabesueshme… si mund të ndodhë kjo pranë një parku kombëtar?!”,  thotë Leonard Sonten, menaxher projekti në fondacionin EuroNatur, duke parë qeset plastike të kacavjerrura në degët e pemëve dhe zogjtë që ushqehen me mbetje. Pamja është e trishtë. Koha gri vetëm e thellon atmosferën e dëshpëruar.

“Mjafton një erë e lehtë dhe të gjitha këto mbetje përfundojnë në Vjosë. Kjo është qartësisht e papranueshme”, shton Sonten.

Përballë këtij mali plehrash, qeveria ka nisur ndërtimin e një qendre vizitorësh me vlerë 5.7 milionë euro. Ajo që duhej të ishte dera mikpritëse e parkut kombëtar, për momentin është një vitrinë e keqmenaxhimit.

“Shpresoj që të pastrohet zona përpara hapjes së qendrës,” thotë Sonten.

Por kjo është vetëm ndotja që shihet. Në Vjosë përfundojnë çdo ditë ujërat e patrajtuara të shtatë bashkive përgjatë luginës. Kanalizime të tëra shkojnë drejt e në parkun që duhej të ishte simbol i pastërtisë dhe ruajtjes.

Shfrytëzimi i ujit të Vjosës

Në rrëzë të fshatit Gjonçaj, në Fier, një tjetër plagë shfaqet e heshtur. Që prej vitit 1956, aty funksionon një nga veprat më të mëdha vaditëse në vend: kanali Vjosë–Levan–Fier. I ndërtuar nga ish të burgosur politikë, ai devijon një sasi të madhe uji nga lumi për të vaditur mbi 15 mijë hektarë tokë në Myzeqe. Për bujqësinë, është jetik. Për Vjosën, sipas hidrobiologëve është kërcënimi më serioz.

“Rezultatet tona tregojnë se mbi 60% e ujit kalon në kanal, duke lënë vetëm 40% në rrjedhën natyrore, të paktën në fund të gushtit,” thotë Olsi Nika nga EcoAlbania.

“Dy janë elementët kryesorë të një ekosistemi lumor: rrjedha e ujit dhe transporti i sedimenteve. Nëse cënohet njëri, lumi dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme”, shpjegon ai.

“Është një nga problematikat më të vështira për t’u zgjidhur. Duhet vullnet, bashkëpunim ndërinstitucional dhe mbi të gjitha, vizion,” shton Nika.

Ndërkohë që ndryshimet klimatike parashikojnë një ulje prej 30% të prurjeve deri në vitin 2050, devijimi i pakontrolluar i ujit e bën bilancin edhe më të rëndë. Çështja nuk është vetëm mjedisore, por edhe politike: kush ka prioritet, bujqësia apo ruajtja e parkut? Por edhe sikur rrjedha të ruhej, kërcënimet nuk mbarojnë aty.

Çdo segment i lumit nën presion

Në mars 2025, një raport i ri, “Hartëzimi i Presioneve në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa”,  i dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, dokumenton një panoramë shqetësuese. Nga nafta tek bitumi, nga minierat tek zhavorri, çdo segment i lumit është nën presion.

Në fshatin Koçul të Selenicës, rrjedhjet e naftës shihen shpeshherë, duke ndotur ujin dhe dëmtuar biodiversitetin.

Në pjesën e mesme të lumit, minierat e bitumit hedhin mbetje të paligjshme, një praktikë e ndaluar me ligj, por e vazhduar pa kontroll. Ndërkohë, heqja e zhavorrit shkatërron vendet e shumimit të peshqve dhe destabilizon shtratin e lumit.

“Është një kombinim presionesh, që i japin Vjosës një goditje pas tjetrës,” shpjegon Nika.

Nëse qeveria do t’i injorojë këto presione, Vjosa rrezikon të shndërrohet në një “park letre” i mbrojtur në ligj, por jo në realitet. Dy vite pas shpalljes së saj si park kombëtar, përralla e Vjosës po shkruhet me kapituj të dhimbshëm.

“Ky park u përshëndet në mbarë botën, por realiteti në terren tregon një histori tjetër. Pa vullnet politik urgjent, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër”, përfundon Olsi Nika, nga EcoAlbania.

Etiketat: lumi vjosavjosa
Artikulli para

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Artikulli pas

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Të Përzgjedhura

Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Ekonomi

Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2026
0

Ushqimet e gatshme po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në frigoriferët dhe vitrinat e supermarketeve në Shqipëri, duke ndjekur...

Lexo të plotë
Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal

Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal

5 Shkurt, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

16 Prill, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Tensionet me Turqinë dhe vendet arabe si edhe linja direkte e fluturimit sjellin izraelitët në Shqipëri, rekord hyrjesh në tetor

25 Nëntor, 2025
Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

26 Mars, 2026

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr