• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në kulmin e protestave studentore dhe qytetare, kryeministri ka ndërmarrë një operacion të gjerë ndryshimesh në administratë, duke vendosur në pikëpyetje pozicionet e dhjetëra drejtorëve.

Lëvizja vjen në një moment kur presioni ndaj qeverisë është rritur ndjeshëm, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Ramës. Kjo ka ngritur pikëpyetjen nëse largimet masive janë pjesë e një reformimi të administratës apo një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen dhe për të zbutur pakënaqësinë qytetare.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëhequr drejtues të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga Tatimet dhe Doganat te kompanitë publike të energjisë, infrastruktura, prokurimet, pronat dhe agjencitë e tjera shtetërore.

Gjithçka nisi të enjten, më 22 tetor, kur Rama u kërkoi ministrave të administronin dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre. Procesi pritet të përfshijë 134 institucione dhe agjenci shtetërore, ndërsa afati për paraqitjen e dorëheqjeve është e hëna, 26 tetor.

Vetëm gjatë së premtes janë paraqitur ose raportuar dorëheqjet e mbi 20 drejtuesve, mes të cilëve edhe disa që administrojnë institucione me buxhete të konsiderueshme dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit.

Mes tyre janë drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ai i Doganave, Besmir Beja, drejtuesi i QKB-së, Etugert Llazi, si dhe drejtuesit e KESH-it, OST-së, Albpetrolit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dorëheqje është raportuar edhe nga drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, ndërsa Ergys Verdho i Hekurudhës Shqiptare e ka konfirmuar publikisht paraqitjen e dorëheqjes së tij.

Megjithatë, ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me një sërë drejtuesish të tjerë të institucioneve të rëndësishme.

Mes tyre është Xheni Beqaj, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për të cilin deri tani nuk ka një konfirmim publik se ka paraqitur dorëheqjen. E njëjta gjë vlen dhe për blerjen nga PD, Jola Hysaj, që u katapultua në krye  të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, e cila për Ramën duket se vlen më shumë se socialistët.

Po kështu, mbetet e paqartë situata e drejtuesve të Kadastrës, AKSHI-t, Agjencisë së Prokurimit Publik dhe disa institucioneve të tjera.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me kriteret e këtij procesi. Mes drejtuesve të përfshirë është edhe Sadleva Bodo, e cila u emërua drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve vetëm më 14 tetor, pra nëntë ditë përpara kërkesës për dorëheqje.

Nëse procesi synon vlerësimin e performancës, mbetet e paqartë se mbi cilat rezultate do të vlerësohet një drejtuese që sapo ka marrë detyrën.

Nga ana tjetër, dorëheqjet nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht largim përfundimtar. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga mediat, drejtuesit do të vijojnë përkohësisht detyrën, ndërsa në një fazë të dytë do të analizohet performanca e tyre dhe do të vendoset kush do të qëndrojë e kush do të zëvendësohet.

Lista e drejtuesve për të cilët është raportuar dorëheqje

  1. Ilir Binaj – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  2. Besmir Beja – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
  3. Etugert Llazi – Qendra Kombëtare e Biznesit
  4. Jonaid Myzyri – Operatori i Blerjeve të Përqendruara
  5. Ami Kozeli – Autoriteti Rrugor Shqiptar
  6. Viola Haxhiademi – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare
  7. Elisian Bici – Operatori i Sistemit të Transmetimit
  8. Eltar Deda – Albpetrol
  9. Ergys Verdho – Hekurudha Shqiptare
  10. Dritan Isaku – Albcontrol
  11. Kreshnik Bajraktari – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
  12. Besmir Kola – Shërbimi i Provës
  13. Ergys Qirici – Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
  14. Valdrin Pjetri – Agjencia e Trajtimit të Pronave
  15. Eduard Merkaj – Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
  16. Sadleva Bodo – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
  17. Silda Anagnosti Çepe – IdentiTek
  18. Laura Plaku Saro – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
  19. Ardita Kuçi – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural
  20. Marjeta Përlala – Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  21. Blerina Gjylameti – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Lista e drejtuesve për të cilët ende nuk ka konfirmim publik të dorëheqjes

  1. Xheni Beqaj – Agjencia Kombëtare e Bregdetit
  2. Lorena Goxhobelli – Agjencia Shtetërore e Kadastrës
  3. Igli Tafa – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
  4. Reida Kashta – Agjencia e Prokurimit Publik
  5. Bledar Kazia – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
  6. Adelajda Roka – Agjencia e Zhvillimit të Territorit
  7. Vilma Tomço – Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor
  8. Afrim Qendro – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
  9. Jola Hysaj – Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Për drejtuesit e listës së dytë nuk rezulton një njoftim publik i konfirmuar për paraqitjen e dorëheqjes. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata e kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit apo se do të vazhdojnë përfundimisht në detyrë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse operacioni i ndërmarrë nga Rama do të përfundojë me ndryshime reale në drejtimin e institucioneve apo largimin e një kategorie drejtorësh dhe një operacion politik të kryeministrit nën justifikimin e protestës. /skyweb.al

Etiketat: drejtoretedi rama
Artikulli para

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

Artikulli pas

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Të Përzgjedhura

Emërohet drejtori i ri i UKT
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i UKT

Nga Editor
5 Janar, 2026
0

Në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë është emëruar këtë të hënë, më 5 janar 2026, Flauers Shoshi. Ai zëvendëson Skerdi Drenovën,...

Lexo të plotë
Pse gjenerata Z preferon orët retro?

Pse gjenerata Z preferon orët retro?

7 Prill, 2026
Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

11 Mars, 2026
Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

13 Maj, 2026
Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2026

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr