Pavarësisht se është refuzuar çdo ditë prej tyre, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish blloqet e betonit në bulevard dhe mbi do vendosi mbishkrimin dialog, duke ftuar studentët të ulen në bisedime.
Në ditët e mëparshme karriget dhe blloqet jane hedhur nga protestuesit, duke refuzuar ftesën.
“Jam gati të ballafaqohem me këdo që mendin ndryshe”, është shprehur sot kreu i qeverisë.
Protestuesit dhe studentët kanë deklaruar se nuk ulen për dialog dhe se zgjidhja e vetme që kërkojnë ata është dorëheqja e kryeministrit. /skyweb.al
















