• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh; 4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Editor Nga Editor
3 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh;  4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një pjesë e konsiderueshme tyre janë bosh.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në fund të vitit 2025 kishte 2.93 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh. Pjesa më e madhe e depozituesve kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve, më pak sesa 5% zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

Tendencë në 2025-n është rritja e numrit të depozituesve të mëdhenj, por dhe e atyre me zero lekë në llogari, duke treguar për një shtim të pabarazisë në vend, ku kursimet po përqendrohen në më pak individë.

Në fund të vitit 2025, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.93 milionë llogari bankare, të cilat janë të sigurueshme, ose 5% më shumë se një vit më parë. Në këto llogari bankare, sipas ASD-së kishte gjithsej 1.39 trilionë lekë, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

34.5% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë mbi 1 milionë depozitues të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i depozituesve pa asnjë lek është rritur me 6.5%.

Rreth 1.78 milionë depozitues të tjerë, ose 60.8% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël.

Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 3.9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 568 mld lekë, ose 40.9% e totalit të depozitave të sigurueshme, në rënie nga 42% që ishte kjo peshë një vit më parë.

Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 137.5 mijë depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 9.3% në raport me 2024-n, duke shënuar ritmet më të larta të zgjerimit nga të gjitha kategoritë.

Këta përbëjnë vetëm 4.6% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 59% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 819 mld lekë. Në krahasim me një vit më parë, pesha e depozituesve të mëdhenj është rritur, nga 4.5% që ishte në 2024-n, kur ata dorëzonin 58% të kursimeve në banka.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

Fondi i sigurimit rritet më tej, mbulon 7.8% të depozitave të siguruara

Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej në 2025. Sipas informacionit të ASD-së, raporti arriti në 7.83%, nga 7.61% që pati qenë një vit më parë.

Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.

Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 77.5 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.

Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2025 arritën në 4.68 miliardë lekë ose 6.4% më shumë se në vitin 2024. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.

Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2025 ishin 2.91 miliardë lekë ose 3% më shumë se në vitin 2024.

Sipas ASD-së, rritja e të ardhurave për vitin 2025 vjen kryesisht nga rritja e portofolit dhe nga të ardhurat për investimet mbi një vit të realizuara gjatë viteve të mëparshme.

Gjatë vitit 2025, normat e interesit kanë shfaqur një tendencë rënëse krahasuar me vitet paraardhëse, kryesisht për maturitet afatshkurtra dhe afatmesme, duke reflektuar zhvillimet në politikën monetare dhe kushtet e përgjithshme të tregut financiar. Kjo ka sjellë një rritje më të ulët të të ardhurave nga investimet krahasuar me vitet e mëparshme.

Mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave investohen investohen në instrumente financiare me rrezik të ulët, kryesisht bono dhe obligacione qeveritare.

Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit të depozitave përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.

Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh.

Por, në vijimësi të procesit të integrimit, legjislacioni shqiptar për sigurimin e depozitave duhet të përputhet gradualisht me atë të Bashkimit Europian. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.

Megjithatë, rritja e menjëhershme me afërsisht katër herë e nivelit maksimal të mbulimit të depozitave do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, ASD-ja projekton një rritje me dy etapa.

Me ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave”, që parashikohet të dërgohet për miratim brenda vitit 2026 ose fillimit të vitit 2027, do të ketë një rritje të ndërmjetme të shumës së mbulimit të depozitave, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë.

Në një etapë të dytë, në momentin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, shuma maksimale e sigurimit të depozitave do të rritet në kufirin e parashikuar në direktivë, prej 100 mijë eurosh. /Monitor

Etiketat: depozitat
Artikulli para

OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

Artikulli pas

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Editor

Editor

Nga Kategoria

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

2 Tetor, 2026
Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në
Ekonomi

Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Aktualitet

Spiropali bojkoton Ramën në mbledhjen e grupit të PS pas sfidave publike

Nga SkyWeb
29 Qershor, 2026
0

  Elisa Spiropali nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga...

Lexo të plotë
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

19 Gusht, 2026
ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

24 Shtator, 2025
Dalin pamjet satelitore, si u përmbyt Shqipëria gjatë javës së kaluar

Dalin pamjet satelitore, si u përmbyt Shqipëria gjatë javës së kaluar

17 Janar, 2026
Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

29 Gusht, 2026

Të Fundit

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026
Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë

Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr