• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY

Fotoja eshte edituar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria pritet të mbulohet gradualisht nga një sistem masiv kamerash dhe monitorimi në kohë reale, në kuadër të projektit “Smart City”, i cili synon të kontrollojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, të identifikojë persona të kërkuar dhe të sinjalizojë automatikisht situatat e dyshimta.

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të enjte Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit, ku deklaroi se sistemi i ri do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të mundësojë ndërhyrjen e policisë përpara ose menjëherë pas evidentimit të një rreziku.

Sipas Ramës, kamerat do të jenë në gjendje të identifikojnë armë të ftohta, persona në kërkim, automjete me detyrime të papaguara dhe drejtimin e lëvizjes së tyre, duke e kthyer Qendrën e Kontrollit në pikën kryesore të mbikëqyrjes së hapësirave publike.

“Të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkolla duhet të ndihen mirë. Çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk has pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe nuk do të ndalemi me shtrirjen e tij në të gjithë territorin.

Përpjekjet e shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike janë të vazhdueshme.

Projekti është ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojë në kohë reale për rrezikun, jo vetëm të ruajë informacionin pasi ngjarja ka ndodhur. Nëse një thikë del nga xhepi në cilindo vend, jo vetëm në shkolla, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit.

Nëse një person fshihet gjatë procesit të kërkimit, sistemi e bën të mundur që policia të dijë se nga drejtohet. Nuk mund të ndodhë më ndryshe, sepse sistemi e identifikon makinën përpara se ajo të ndalet dhe informon se ku ndodhet.

Po kështu, historia e dhimbshme e ndalimit të automjeteve në rrugë për kontrolle dhe më pas përplasjet mes policisë dhe drejtuesve të automjeteve nuk do të ndodhë më, sepse sistemi informon qendrën sapo një makinë që nuk ka paguar detyrimet del nga parkimi dhe futet në rrugë, duke sinjalizuar se automjeti ndodhet në qarkullim.

Tani po punohet edhe me një element tjetër, kamerat e trupit, të cilat do të bëjnë që raporti etik mes punonjësit të policisë dhe qytetarit të adresohet në mënyrë sistematike. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhin më incidente, por niveli i parandalimit do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe rreziqet do të ulen”, u shpreh Rama.

Përveç kamerave të vendosura në rrugë, shkolla dhe zona të tjera publike, projekti parashikon edhe pajisjen e punonjësve të policisë me kamera trupi. Sistemi ngre pikëpyetje mbi nivelin e mbikëqyrjes së qytetarëve dhe mënyrën se si do të ruhen, përdoren dhe kontrollohen të dhënat e mbledhura në kohë reale.

Etiketat: big brotheredi ramasmart city
Artikulli para

OBSH: Europa duhet të përshpejtojë rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në spitale

Artikulli pas

Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut
Aktualitet

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

Të Përzgjedhura

Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim
Aktualitet

Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Nga Editor
17 Shtator, 2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, foli sot në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025,...

Lexo të plotë
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

23 Tetor, 2025
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

Tirana “gllabëron” kredinë, çdo 3 në 4 lekë hua nga bankat jepet në kryeqytet

20 Korrik, 2026
Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

6 Tetor, 2026
Nga skena në front, balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

Nga skena në front, balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

26 Tetor, 2025

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr