• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta

Editor Editor
28 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Punonjësit e Amazon në disa vende të botës kanë nisur një grevë globale në ditën e Black Friday, duke kërkuar rritje pagash, të drejta më të mira në punë dhe marrëveshje kolektive me kompaninë.

Protestat përfshijnë punonjës në Francë, Poloni, Britani, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Brazil dhe Afrikën e Jugut, ndërsa aksioni zhvillohet për të shtatin vit radhazi gjatë periudhës së Black Friday.

Rreth 50 organizata, mes tyre sindikata, lëvizje mjedisore dhe grupe që kërkojnë drejtësi fiskale, janë bashkuar në fushatën “Make Amazon Pay”. Grevat dhe protestat janë planifikuar nga Black Friday deri të hënën e Cyber Monday, një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për kompaninë.

Në Gjermani, sindikata ver.di bëri thirrje për ndërprerjen e punës në 11 struktura të Amazon, ndërsa në Indi sindikatat organizuan protesta në të paktën 23 vendndodhje. Në qytetin Frankenthal, rreth 150 punonjës ndërprenë punën për 24 orë, duke kërkuar uljen e presionit për performancë dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive.

Një tjetër çështje e ngritur nga protestuesit lidhet me pagat dhe sigurinë në punë. Në Bangladesh, punonjësit kërkojnë prej vitesh që Amazon të nënshkruajë marrëveshje detyruese për sigurinë në vendin e punës, pas tragjedisë së vitit 2013 në ndërtesën Rana Plaza, ku humbën jetën më shumë se 1 mijë persona. Sipas organizatorëve, punonjësit marrin rreth 128 euro në muaj, ndërsa kërkojnë një pagë prej 220 eurosh.

Nga ana tjetër, Amazon i ka hedhur poshtë kritikat, duke deklaruar se u ofron punonjësve paga konkurruese, përfitime dhe mundësi të mira punësimi, si dhe një mjedis modern dhe të sigurt pune.

Kompania punëson më shumë se 230 mijë persona në Evropë, kryesisht në paketimin dhe shpërndarjen e porosive. Protestuesit kërkojnë gjithashtu që Amazon të mbajë përgjegjësi më të madhe për ndikimin e aktivitetit të saj ekonomik dhe kushtet në të cilat punojnë punonjësit. /skyweb.al

Etiketa: amazon
Artikulli para

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Artikulli pas

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

Editor

Editor

Nga Kategoria

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

28 Nëntor, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”
Aktualitet

OpenAI padit Apple, përplasje mes gjigantëve të teknologjisë për sekretet tregtare

28 Nëntor, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

Të Përzgjedhura

Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni
Shëndet

Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni

Editor
19 Gusht, 2026
0

Ndërsa temperaturat rriten, rritet edhe rreziku për një natë me gjumë të keq. Ndërkohë që gjatë valëve të të nxehtit...

Lexo të plotë
“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

29 Janar, 2026
A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

4 Tetor, 2026
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet rikthehen me rritje, por vijon kriza te tekstilet: “Shperthen” tregtia me Kinën

17 Gusht, 2026
Rama për CNN: Nuk ka ishull të familjes Trump në Shqipëri

Rama për CNN: Nuk ka ishull të familjes Trump në Shqipëri

3 Qershor, 2026

Të Fundit

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

28 Nëntor, 2026
Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta

Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta

28 Nëntor, 2026
Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In