• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

SkyWeb SkyWeb
28 Nëntor, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp
Kompanitë farmaceutike nuk do të lejohen të përdorin rekomandimet e personazheve të famshme, mjekëve apo shkencëtarëve për të nxitur shitjen dhe konsumin e medikamenteve përmes reklamave drejtuar publikut.

Kufizimet parashikohen në projektligjin e ri “Për produktet mjekësore për përdorim njerëzor”, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili përcakton rregulla të detajuara për reklamimin e ilaçeve.

Neni 121 ndalon reklamat që përdorin rekomandimet e personave, të cilët për shkak të famës së tyre mund të ndikojnë në konsumin e medikamenteve. Në këtë kategori përfshihen edhe influencerët e rrjeteve sociale.

Gjithashtu, kompanitë farmaceutike nuk do të lejohen të reklamojnë produkte duke pretenduar se efektet e tyre janë të garantuara, se nuk shkaktojnë efekte anësore apo se janë më të mira se trajtimet e tjera.

Ndalohet reklamimi që krijon përshtypjen se konsultimi me mjekun është i panevojshëm, si dhe promovimi i medikamenteve duke pretenduar se ato janë të sigurta apo efikase vetëm për shkak të origjinës së tyre natyrore.

Projektligji ndalon gjithashtu reklamat e ilaçeve që u drejtohen ekskluzivisht ose kryesisht fëmijëve, si dhe ato që mund të nxisin qytetarët drejt vetëdiagnostikimit të gabuar.

Reklamimi drejtuar publikut i barnave me recetë dhe medikamenteve që mbulohen nga skema e rimbursimit do të jetë gjithashtu i ndaluar, me përjashtimet e parashikuara në ligj.

Rregullat e reja janë pjesë e harmonizimit të legjislacionit farmaceutik shqiptar me atë evropian dhe parashikohet të hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ilaçet e rrezikshme, autoritetet detyrohen të alarmojnë qytetarët brenda 24 orëve

Autoritetet shëndetësore shqiptare do të kenë detyrimin ligjor të njoftojnë publikun brenda 24 orëve në rastet kur medikamente të dyshuara si të rrezikshme për shëndetin konsiderohet se kanë arritur te pacientët.

Masa parashikohet në projektligjin e ri “Për produktet mjekësore për përdorim njerëzor”, i cili ngarkon Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me ngritjen e një sistemi të përhershëm alarmi dhe tërheqjeje të medikamenteve nga tregu.

Sistemi do të mbulojë rastet e ilaçeve të dyshuara si të falsifikuara, medikamenteve me defekte cilësie dhe produkteve që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e pacientëve.

Kur dyshohet se një produkt farmaceutik paraqet rrezik serioz për shëndetin publik, Agjencia duhet të transmetojë menjëherë një alarm te të gjithë aktorët e zinxhirit të furnizimit, përfshirë distributorët dhe farmacitë.

Nëse medikamentet konsiderohet se kanë arritur te pacientët, njoftimi publik duhet të bëhet brenda 24 orëve, me qëllim tërheqjen e tyre.

Njoftimet duhet të përmbajnë informacion të mjaftueshëm mbi defektin e dyshuar të cilësisë, falsifikimin e mundshëm dhe rreziqet që paraqet përdorimi i produktit.

Sistemi duhet të funksionojë edhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke mundësuar tërheqjen e medikamenteve jo vetëm nga farmacitë dhe depot farmaceutike, por edhe nga pacientët që i kanë marrë ato.

Agjencia Kombëtare e Barnave do të ketë gjithashtu detyrimin të transmetojë alarmin tek autoritetet përkatëse të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas projektligjit, sistemi i ri parashikohet të hyjë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. /skyweb.al

Etiketa: ilace
Artikulli para

Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

Artikulli pas

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE
Shëndet

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro
Ekonomi

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet
Shëndet

Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet

28 Nëntor, 2026
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat
Shëndet

Ilaçet nuk duhet të mungojnë në farmaci, ligji i ri detyron distributorët të garantojnë furnizimin e vazhdueshëm

28 Nëntor, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Ekonomi

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Të Përzgjedhura

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

Sulmet ndaj rafinerisë më të madhe saudite tronditin tregjet, nafta i afrohet 95 dollarëve për fuçi

SkyWeb
26 Nëntor, 2026
0

Çmimet e naftës po shënojnë një rritje të fortë në tregjet ndërkombëtare, pas raportimeve për sulme ndaj rafinerisë më të...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

19 Janar, 2026
Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

6 Maj, 2026
“Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….”

“Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….”

15 Shkurt, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026

Të Fundit

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

28 Nëntor, 2026
Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In