• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

SkyWeb SkyWeb
28 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp
Bashkia Kolonjë, e drejtuar nga Erion Isai, ka nxjerrë në dispozicion të bizneseve private qindra hektarë kullota publike për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, ndërkohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton probleme të vazhdueshme me arkëtimin e qirave dhe administrimin e këtyre pronave.
Krahas Fierit dhe Lushnjes, Kolonja konsiderohet si një nga zonat me numrin më të madh të lejeve të dhëna për parqe fotovoltaike.

KLSH konstaton se Bashkia Kolonjë kishte planifikuar të arkëtonte 15.3 milionë lekë gjatë vitit 2025 në zërin buxhetor “Fond pyjor me qira”, por nuk rezulton të ketë arkëtuar asnjë lek në këtë kategori.

Kontrolli kishte evidentuar më herët problematikën e kontratave që krijojnë periudha gjatë të cilave pronat publike mbeten të dhëna me qira, por nuk gjenerojnë të ardhura deri në fillimin e investimeve. Audituesit i kishin kërkuar bashkisë të ndryshonte këtë praktikë, por rekomandimi rezulton i pazbatuar.

Nga verifikimet e Skyweb.al mbi procedurat e qiradhënies së kullotave në Kolonjë, tërheq vëmendjen rasti i kompanisë “Kail Energy”, e themeluar më 1 shkurt 2023 nga Edona Osmani, me një kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh.

Katër muaj pas themelimit, kompania u shpall fituese në dy procedura të organizuara nga Bashkia Kolonjë për dhënien me qira të 69.7 hektarëve kullota në Selenicë dhe 100 hektarëve të tjerë në Qinam. Në të dyja procedurat kompania ishte ofertuesja e vetme, duke ofruar çmimin minimal prej 176 mijë lekësh për hektar në vit.

Sipas ofertave fituese, bashkia potencialisht duhet të përfitonte rreth 29.9 milionë lekë në vit vetëm nga këto dy sipërfaqe. Megjithatë, dokumentacioni publik i procedurave nuk pasqyron datën e nënshkrimit të kontratave dhe fillimin e detyrimeve financiare.

Dhënia e kullotave për ndërtimin e parqeve fotovoltaike ka shkaktuar edhe kundërshtime nga blegtorët e Kolonjës, të cilët rrezikojnë të humbasin sipërfaqet ku kanë ushtruar tradicionalisht aktivitetin e tyre.

Projekti me vlerë dhjetëra milionë euro, kompania shitet për 100 mijë lekë

Dokumentacioni i konsultuar nga skyweb.al tregon se “Kail Energy” kishte aplikuar që më 8 maj 2023 për lidhjen me rrjetin e transmetimit të një centrali fotovoltaik me kapacitet 40 MWp, përpara zhvillimit të procedurave të qiradhënies. Në raportin vjetor të ERE-s për vitin 2025, projekti “Kail Solar” figuron me një kapacitet prej 60 MW, për ndërtimin e sëcilit nevojiten së paku 50-60 milionë euro.

Për të kuptuar përmasat financiare të një investimi të tillë, projekti fotovoltaik i KESH-it në Belsh, me kapacitet 50 MWp, është vlerësuar nga BERZH në 40 milionë euro.

Por ndërsa “Kail Energy” synon realizimin e një investimi me përmasa të ngjashme, në dokumentacionin publik të konsultuar nuk evidentohen burimet e financimit të projektit, ç’ka mbetet për t’u verifikuar më vonë.

Më 11 mars 2026, Edona Osmani i shiti 100% të kuotave të kompanisë Ardit Muçës për vetëm 100 mijë lekë, ose sa një iPhone 17 Pro, duke u larguar edhe nga administrimi i saj. Pra, kompania u shit për të njëjtën shumë me të cilën ishte themeluar tre vite më parë edhe pse tashmë kishte në dispozicion dhjetëra hektarë tokë dhe një leje investimi dhjetëra miliona euro të miratuar.

Përse Bashkia Kolonjë vuri në dispozicion rreth 1.7 milionë metra katrorë kullota publike për një kompani të sapokrijuar, me kapital simbolik dhe burime financimi të paqarta, e cila, pasi avancoi procedurat për një investim me vlerë potenciale prej dhjetëra milionë eurosh, u shit për vetëm 100 mijë lekë?

Çfarë interesi ekonomik fshihet pas këtij transaksioni dhe kush qëndron financiarisht pas projektit “Kail Energy”?…. /skyweb.al

Etiketa: ardit mucaedona osmaniersekekail energykolonje
Artikulli para

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?
Ekonomi

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

28 Nëntor, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Ekonomi

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

28 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët rrezikojnë të braktisin ullishtat

28 Nëntor, 2026
Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik
Kryesore

Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik

28 Nëntor, 2026
Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët
Aviacion

Pas Norse Atlantic, probleme edhe te Turkish Airlines: Çmimet e karburantin shkundin aviacionin

28 Nëntor, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare, Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë

SkyWeb
13 Dhjetor, 2025
0

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Lexo të plotë
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve

24 Janar, 2026
Aeroportet europiane paralajmërojnë krizë të karburantit të avionëve nëse Hormuzi nuk hapet brenda 3 javësh

Aeroportet europiane paralajmërojnë krizë të karburantit të avionëve nëse Hormuzi nuk hapet brenda 3 javësh

11 Prill, 2026
Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

21 Mars, 2026

Të Fundit

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

28 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

28 Nëntor, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

OpenAI padit Apple, përplasje mes gjigantëve të teknologjisë për sekretet tregtare

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In