• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

SkyWeb SkyWeb
28 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Shëndet
A A
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp
Kompanitë farmaceutike nuk do të lejohen t’u ofrojnë mjekëve dhe farmacistëve shpërblime monetare, dhurata apo përfitime të tjera materiale gjatë promovimit të ilaçeve, ndërsa sponsorizimi i pjesëmarrjes së tyre në aktivitete shkencore do t’u nënshtrohet kufizimeve të posaçme.

Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri “Për produktet mjekësore për përdorim njerëzor”, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili përcakton rregulla të detajuara për marrëdhëniet ndërmjet industrisë farmaceutike dhe profesionistëve të shëndetësisë.

“Gjatë promovimit të produkteve mjekësore te personat e kualifikuar për t’i përshkruar ose furnizuar ato, nuk mund të jepen, ofrohen ose premtohen dhurata, avantazhe monetare ose përfitime të tjera të kësaj natyre, përveçse kur ato janë me vlerë të papërfillshme dhe kanë lidhje me praktikën e mjekësisë ose farmacisë”, përcaktohet në nenin 125 të projektligjit.

Ndalimi shtrihet në të dyja palët, pasi edhe vetë mjekëve dhe farmacistëve u ndalohet të kërkojnë apo të pranojnë përfitime të tilla.

Rregulla të posaçme vendosen edhe për sponsorizimin e kongreseve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit.

Kompanitë farmaceutike do të mund të vijojnë të mbulojnë shpenzime të tilla, por mikpritja duhet të kufizohet rreptësisht në qëllimin profesional dhe shkencor të aktivitetit. Ajo nuk mund të shtrihet te familjarët apo persona të tjerë që nuk janë profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Kufizime vendosen edhe për shpërndarjen e mostrave falas të ilaçeve. Ato do të ofrohen vetëm në raste të jashtëzakonshme, në sasi të kufizuara dhe kundrejt një kërkese me shkrim nga mjeku, ndërsa kompanitë duhet të mbajnë evidenca për shpërndarjen e tyre.

Dispozitat synojnë të kufizojnë ndikimin e interesave tregtare të kompanive farmaceutike në vendimmarrjen e mjekëve për përshkrimin e medikamenteve, duke mbrojtur pavarësinë e tyre profesionale dhe interesat e pacientëve.

Projektligji është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe, sipas dispozitave përfundimtare, parashikohet të hyjë në fuqi në datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. /skyweb.al

Etiketa: farmaceutikekompanimjekesimjeket
Artikulli para

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët rrezikojnë të braktisin ullishtat

Artikulli pas

Ilaçet nuk duhet të mungojnë në farmaci, ligji i ri detyron distributorët të garantojnë furnizimin e vazhdueshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat
Shëndet

Ilaçet nuk duhet të mungojnë në farmaci, ligji i ri detyron distributorët të garantojnë furnizimin e vazhdueshëm

28 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët rrezikojnë të braktisin ullishtat

28 Nëntor, 2026
Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik
Kryesore

Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik

28 Nëntor, 2026
Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët
Aviacion

Pas Norse Atlantic, probleme edhe te Turkish Airlines: Çmimet e karburantin shkundin aviacionin

28 Nëntor, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?
Shëndet

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Ilaçet nuk duhet të mungojnë në farmaci, ligji i ri detyron distributorët të garantojnë furnizimin e vazhdueshëm

Të Përzgjedhura

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

SkyWeb
22 Tetor, 2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së bën thirrje për një momentum të ri në bashkëpunimin rajonal, integrim më të shpejtë në...

Lexo të plotë
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

12 Maj, 2026
Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

11 Nëntor, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

KURSI/ Surprizon Paundi Britanik, Euro nuk “ndez” edhe pas festave

6 Janar, 2026
BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Ilaçet nuk duhet të mungojnë në farmaci, ligji i ri detyron distributorët të garantojnë furnizimin e vazhdueshëm

28 Nëntor, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

28 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët rrezikojnë të braktisin ullishtat

28 Nëntor, 2026
Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik

Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In