• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

Editor Nga Editor
9 Tetor, 2025
në Uncategorized
A A
BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fondet e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor pritet të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit ekonomik deri në vitin 2027. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian, programet e para-anëtarësimit (IPA I–III) dhe mekanizmi i ri për Rritje dhe Reforma (RGF) do të përfaqësojnë një angazhim vjetor prej rreth 0.7% të PBB-së së rajonit, ndërsa për periudhën 2021–2027, totali arrin në 6.7% të PBB-së së Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, përfitime të moderuara krahasuar me fqinjët

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria mbetet një nga përfitueset me peshën më të moderuar të fondeve të BE-së krahasuar me fqinjët e saj.
Në periudhën 2007–2013, angazhimet e fondeve IPA për Shqipërinë përbënin rreth 5–6% të PBB-së, duke u ruajtur në nivele të ngjashme edhe gjatë 2014–2020. Megjithatë, ndryshe nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat do të përfitojnë rritje të ndjeshme të alokimeve në kuadër të IPA III (2021–2027), Shqipëria pritet të ketë një rritje më të kufizuar në raport me PBB-në.

Sipas raportit, Kosova mbetet më e varura nga fondet e BE-së, me angazhime që kalojnë 15% të PBB-së, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndjekin me përqindje të larta në rangun 10–13%,ndërsa Shqipëria, Bosnja dhe Serbia qëndrojnë në nivele më të ulëta, rreth 6–8% të PBB-së.

Kjo tregon një ndarje proporcionale sipas madhësisë së ekonomisë dhe kapaciteteve të menaxhimit të fondeve, ku vendet më të vogla dhe me varësi më të madhe buxhetore përfitojnë pjesë më të larta relative.

Shqipëria me përthithje më të dobët gjatë IPA II

Edhe pse mbështetja financiare nga BE ka qenë e qëndrueshme, Shqipëria ka pësuar rënie të dukshme në përthithjen efektive të fondeve. Në fazën IPA II (2014–2020), vetëm 78% e fondeve të alokuara u kontraktuan, dhe vetëm 57% e tyre u disbursuan realisht. Në krahasim, Bosnja dhe Hercegovina disbursoi mbi 80%, Serbia kontraktoi 87% të fondeve, ndërsa Mali i Zi ruajti normat më të larta të përthithjes në rajon.

Sipas raportit të Bankës Botërore, kjo diferencë lidhet me kapacitetet administrative të kufizuara, procedurat e zgjatura të prokurimit dhe mungesën e projekteve të pjekura për zbatim. Në disa raste, siç ndodhi në IPA III, disbursimet u pezulluan përkohësisht për programe si zhvillimi rural, për shkak të vonesave në menaxhim dhe planifikim.

BE-ja, burim stabiliteti fiskal, por kërkon performancë më të lartë

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, fondet e para-anëtarësimit kanë qenë një burim thelbësor stabiliteti fiskal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në total, që nga viti 2007, vlera e fondeve IPA për rajonin llogaritet në 38.5 miliardë euro, ndërsa për periudhën 2021–2027 përfshihen edhe grantet e reja të Mekanizmit të Rritjes dhe Reformave (RGF).

Në terma krahasues, gjatë IPA I, fondet për Ballkanin Perëndimor përfaqësonin 1.4% të shpenzimeve qeveritare, kundrejt 0.9% në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) gjatë programit PHARE. Megjithatë, në IPA II kjo peshë u ul ndjeshëm dhe për të arritur efektin e pritur nën IPA III, vendet duhet të përmirësojnë ndjeshëm kapacitetet e përthithjes dhe zbatimit, thekson raporti. /Ekofin.al

 

Etiketat: BEfondet
Artikulli para

Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

Artikulli pas

Ferrari prezanton makinën e së ardhmes, tërësisht elektrike dhe do të kushtojë 500 mijë euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës
Uncategorized

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile
Uncategorized

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

22 Korrik, 2026
Artikulli pas
Ferrari prezanton makinën e së ardhmes, tërësisht elektrike dhe do të kushtojë 500 mijë euro

Ferrari prezanton makinën e së ardhmes, tërësisht elektrike dhe do të kushtojë 500 mijë euro

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Nga Editor
30 Prill, 2026
0

Dollari amerikan ka vijuar trendin rritës edhe këtë mëngjes, duke u forcuar sërish krahasuar me një ditë më parë. Ai...

Lexo të plotë
Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!

Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!

29 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do tregtohen

19 Maj, 2026
‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

21 Janar, 2026
VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

21 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr