• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.

Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.

Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonë është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare.

Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës nga rritja ekonomike.

Të dhënat sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka gjeneruar punësim, por me intensitet modest krahasuar me fqinjët më dinamikë të rajonit. Kjo tregon se struktura e rritjes në Shqipëri ka qenë më shumë e përqendruar në sektorë me produktivitet të ulët ose punësim informal, duke e kufizuar potencialin e krijimit të qëndrueshëm të vendeve të reja të punës.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i raportit të rritjes me punësimin kërkon zhvendosje drejt sektorëve më produktivë dhe politika që nxisin punësimin formal në ekonomi.

Lidhja e dobët mes punësimit dhe rritjes ekonomike tregon se rritja ka qenë jo e barabartë. Kjo ndodh sepse në Shqipëri rritja ekonomike është përqendruar në sektorë që nuk kanë nevojë për shumë punonjës, si ndërtimi dhe tregtia. Por ka edhe një deformim që krijohet nga rritja e punësimit informal, pa kontrata dhe që nuk reflektohet në treguesit zyrtarë.

Banka ka evidentuar se ekonomia shqiptare po rritet, por jo në mënyrë mjaftueshme për të punësuar më shumë njerëz. Për ta përmirësuar këtë, duhet që rritja të vijë nga sektorë që gjenerojnë më shumë punësim si prodhimi, shërbimet profesionale, teknologjia dhe industria përpunuese.

Struktura e punësimit dy vitet e fundit po ndryshon, duke u zhvendosur nga sektorët e prodhimit drejt tregtisë dhe shërbimeve. Forcimi i Lekut dhe rënia e kërkesës nga jashtë ka çuar në tkurrje për të tretin vit radhazi të sektorit të industrisë këtë vit.

Fabrikat e vogla dhe të mesme po falimentojnë, ndërsa të mëdhatë nuk po zgjerohen me punonjës. Gjithashtu, shumë punonjës të bujqësisë janë duke u transferuar në aktivitete ndërtimi dhe shërbimet, nisur edhe nga kërkesa më e lartë e viteve të fundit që këta sektorë kanë për punonjës./Monitor

Artikulli para

Pas miliardave ndër vite, qeveria rrit taksat për “peshkaqenët” e tenderëve të AKSHI-t

Artikulli pas

Gazetarja paralajmëron prishjen e kontratës për Aeroportin e Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Gazetarja paralajmëron prishjen e kontratës për Aeroportin e Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore
Ekonomi

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
0

Sulmet ushtarake në Gjirin Persik kanë goditur tashmë infrastruktura ushtarake në një ishull të vogël iranian, por vëmendja e tregjeve...

Lexo të plotë
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Grevat e stafit paralizojnë Lufthansa-n, qindra fluturime të anuluara

15 Prill, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Prodhimi i energjisë rritet me 63%, konsumi dhe humbjet ndjekin të njëjtën tendencë

21 Maj, 2026
Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….

Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….

18 Qershor, 2026
Boeing pritet të përballet me vonesa të tjera për certifikimin e gjigantit 777X

Boeing pritet të përballet me vonesa të tjera për certifikimin e gjigantit 777X

16 Shtator, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr