• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Prodhimi i energjisë rritet me 63%, konsumi dhe humbjet ndjekin të njëjtën tendencë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria prodhoi ndjeshëm më shumë energji elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke ulur fort varësinë nga importet dhe duke rritur eksportet, por të dhënat tregojnë se humbjet në rrjet vijojnë të mbeten një nga problemet kryesore të sektorit.

Sipas të dhënave të INSTAT për bilancin e energjisë elektrike, prodhimi neto vendas arriti në 3.647 GWh gjatë tremujorit të parë 2026, nga 2.234 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përfaqëson një rritje me 63.2%, duke reflektuar një situatë shumë më të favorshme prodhimi krahasuar me fillimin e vitit 2025.

Rritja e prodhimit vendas ndikoi drejtpërdrejt edhe në uljen e importeve. Importi bruto i energjisë elektrike, përfshirë shkëmbimet, zbriti në 327 GWh, nga 767 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar një rënie me 57.4%.

Në të kundërt, eksporti bruto i energjisë elektrike u rrit ndjeshëm. Gjatë tremujorit të parë 2026, eksportet arritën në 1.503 GWh, nga 732 GWh një vit më parë, me një rritje prej 105.4%. Diferenca mes eksportit dhe importit rezultoi pozitive në nivelin 1.177 GWh, duke treguar se Shqipëria ka eksportuar shumë më tepër energji sesa ka importuar në këtë periudhë.

Pjesa më e madhe e prodhimit vendas erdhi nga hidrocentralet. Hidrocentralet publike prodhuan 1.667 GWh, nga 1.023 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025, me rritje 63%. Ndërkohë, hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1.726 GWh, nga 1.035 GWh, duke shënuar rritje 66.8%.

Të dhënat tregojnë se prodhuesit privatë dhe koncesionarë kishin peshën më të madhe në prodhimin neto vendas, me 47.3%, kundrejt 45.7% që u prodhua nga hidrocentralet publike. Prodhuesit e tjerë, kryesisht burime të tjera të rinovueshme, zunë 7% të prodhimit neto vendas.

Por rritja e prodhimit është shoqëruar edhe me rritje të konsumit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët arriti në 1.954 GWh, nga 1.791 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rritje 9.1%.

Konsumi u rrit si te familjet, ashtu edhe te bizneset dhe institucionet. Konsumatorët familjarë përdorën 1.159 GWh, nga 1.065 GWh një vit më parë, me rritje 8.8%. Konsumatorët jo familjarë përdorën 796 GWh, nga 726 GWh, duke shënuar rritje 9.5%.

Megjithatë, pavarësisht bilancit pozitiv në prodhim dhe shkëmbime, humbjet në rrjet mbeten të larta. Në tremujorin e parë 2026, humbjet në rrjet arritën në 516 GWh, nga 478 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përbën një rritje me 8%.

Në raport me energjinë në dispozicion, pesha e humbjeve ra lehtë, nga 21.1% në tremujorin e parë 2025 në 20.9% në tremujorin e parë 2026. Megjithatë, në vlerë absolute, rrjeti humbi më shumë energji se një vit më parë.

Humbjet në transmetim u rritën me 31.9%, ndërsa humbjet në shpërndarje u rritën me 5.1%. Brenda shpërndarjes, humbjet teknike arritën në 336.635 MWh, nga 312.071 MWh, ndërsa humbjet jo teknike ranë lehtë në 111.821 MWh, nga 114.657 MWh.

Kjo tregon se, edhe pse humbjet jo teknike, ku përfshihen edhe diferencat statistikore dhe problematikat që lidhen me mosdeklarimet apo mospërputhjet në matje, kanë shënuar rënie të lehtë, problemi kryesor mbetet eficienca e rrjetit dhe niveli i lartë i humbjeve teknike.

Në total, të dhënat e tremujorit të parë tregojnë një përmirësim të fortë në anën e prodhimit dhe të shkëmbimeve energjetike, me më pak importe dhe më shumë eksporte. Por në të njëjtën kohë, ato nxjerrin në pah se sektori vijon të përballet me një problem strukturor: një pjesë e konsiderueshme e energjisë që hyn në sistem humbet në rrjet përpara se të arrijë te konsumatorët. /skyweb.al

Etiketat: energjiaprodhim
Artikulli para

Skanimi i parë 3D, inteligjenca artificiale zbulon efektet e obezitetit në çdo organ të trupit

Artikulli pas

Viruset kancerogjene zbulohen në ujërat e zeza, hap i ri për parandalimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Ekonomi

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Ekonomi

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Viruset kancerogjene zbulohen në ujërat e zeza, hap i ri për parandalimin

Viruset kancerogjene zbulohen në ujërat e zeza, hap i ri për parandalimin

Të Përzgjedhura

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?
Ekonomi

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+. Deri më sot aksionet e kësaj...

Lexo të plotë
Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

31 Mars, 2026
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026
SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

30 Mars, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr