• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon rritjen graduale të normës bazë të interesit, lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë dhe frenimin e politikave të shpenzimeve publike. Në vlerësimin më të fundit për ekonominë shqiptare, FMN paralajmëron gjithashtu për rreziqet që vijnë nga rritja e çmimeve të apartamenteve, zgjerimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe disa prej masave të paketës fiskale për vitin 2027.

Rekomandimet janë pjesë e deklaratës përmbyllëse të misionit të FMN-së, të publikuar më 20 nëntor, pas konsultimeve me autoritetet shqiptare.

Një nga kërkesat kryesore i drejtohet Bankës së Shqipërisë. Sipas FMN-së, ekonomia po operon mbi potencialin e saj, ndërsa inflacioni vijon të mbetet mbi objektivin prej 3%. Për këtë arsye, institucioni rekomandon rritjen graduale të normës bazë të interesit, çka mund të shtrenjtojë kreditë për qytetarët dhe bizneset.

Inflacioni arriti në 3.4% në tetor, i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe energjisë. FMN parashikon që ai të mbyllë vitin 2026 në nivelin 3.4%, ndërsa në fund të vitit 2027 të kthehet pranë objektivit prej 3%.

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me reformën e pensioneve. FMN propozon lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë e popullsisë, një mekanizëm që mund të çojë në shtyrjen e mëtejshme të pensionit nëse jetëgjatësia rritet.

Fondi kërkon gjithashtu që përmirësimi i pensioneve të realizohet përmes ndryshimeve të qëndrueshme në skemë, duke ruajtur lidhjen ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve, në vend të shpërndarjes së bonuseve të posaçme. Plakja e popullsisë dhe emigracioni konsiderohen ndër kërcënimet kryesore për financimin afatgjatë të sistemit.

FMN shpreh rezerva edhe për paketën fiskale të vitit 2027. Institucioni vlerëson pozitivisht uljen e pragut të regjistrimit në TVSH, rritjen e tatimit mbi dividendin dhe kufizimin e normave preferenciale për sektorin e akomodimit.

Megjithatë, kundërshton uljen e përhershme të TVSH-së për produktet ushqimore dhe heqjen e taksës së qarkullimit për karburantet. Sipas Fondit, këto masa kanë kosto të konsiderueshme për buxhetin dhe përfitojnë prej tyre edhe familjet me të ardhura të larta. Në vend të tyre, rekomandohet mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në nevojë.

FMN kërkon që buxheti i vitit 2027 të përfshijë masa shtrënguese me efekt 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të shmangur nxitjen e mëtejshme të kërkesës dhe presioneve inflacioniste.

Në deklaratë kritikohet edhe praktika e ndryshimeve të shpeshta të buxhetit përmes akteve normative, veçanërisht kur fondet e pashpenzuara për investime zhvendosen drejt shpenzimeve korrente.

Për periudhën deri në vitin 2031, Fondi vlerëson se presionet shtesë për financimin e pensioneve, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes mund të arrijnë në 3% të PBB-së. Për përballimin e tyre rekomandohen masa fiskale kumulative me efekt 3.7% të PBB-së gjatë viteve 2026–2031.

Një tjetër paralajmërim lidhet me tregun e pasurive të paluajtshme. FMN vlerëson se rritja e shpejtë e kreditimit dhe e çmimeve të banesave mund të krijojë rreziqe për stabilitetin financiar. Për këtë arsye, kërkon që programet shtetërore të strehimit të përqendrohen te familjet më në nevojë, pa ushtruar presione shtesë mbi çmimet e apartamenteve.

Fondi sugjeron gjithashtu vendosjen e një sistemi modern taksimi të pronës, të bazuar në vlerën e tregut, për të nxitur përdorimin e banesave të pabanuara ose të pashfrytëzuara.

Rezerva shprehen edhe për zgjerimin e rolit të shtetit në ekonomi. Sipas FMN-së, krijimi i ndërmarrjeve të reja shtetërore mund të shtojë rreziqet buxhetore dhe të kufizojë aktivitetin privat. Vëmendje e veçantë kërkohet për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila duhet t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje të fortë financiare.

Institucioni ndalet edhe te qeverisja dhe drejtësia, duke kërkuar garantimin e pavarësisë operacionale të SPAK-ut, modernizimin e Kadastrës dhe forcimin e të drejtave të pronësisë.

Pavarësisht paralajmërimeve, FMN vlerëson pozitivisht qëndrueshmërinë makroekonomike të Shqipërisë, uljen e borxhit publik në 51% të PBB-së dhe gjendjen e sistemit bankar, ku kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin historik prej 3.7%.

Rritja ekonomike parashikohet në 3.5% për vitin 2026, nga 3.7% vitin e kaluar. Nga viti 2027, ekonomia pritet të ngadalësohet drejt ritmit afatmesëm prej 3.2%, kryesisht për shkak të emigracionit, plakjes së popullsisë dhe problemeve me produktivitetin.

FMN paralajmëron se pa reforma strukturore, këto zhvillime mund të kufizojnë potencialin ekonomik të Shqipërisë në vitet e ardhshme. /skyweb.al

Artikulli para

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet
Ekonomi

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë
Ekonomi

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 
Ekonomi

Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

20 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë
Ekonomi

Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

20 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme
Ekonomi

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Kryeministri i vendit, i pikëlluar për lotët e Mirlindës, por jo për kalërimin që ajo i bëri taksave të shqiptarëve
Aktualitet

FAKTET/ Mirlinda Karçanaj ka 4 apartamente dhe nuk jeton me qira siç tha Rama

Nga SkyWeb
19 Mars, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pretendoi se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet e Faktoje tregojnë të kundërtën. Ish-drejtoresha...

Lexo të plotë
OpenAI prezanton aplikacioninn e ri për krijimin e videve, sfidon Tik Tok dhe Youtube

OpenAI prezanton aplikacioninn e ri për krijimin e videve, sfidon Tik Tok dhe Youtube

30 Shtator, 2025
39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

21 Qershor, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Shtyjeni për pas 2028 blerjen e apartamentit që keni ëndërruar! Tre lëvizjet e qeverisë që mbajnë lart çmimet në Shqipëri

1 Janar, 2026
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

1 Qershor, 2026

Të Fundit

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr