Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi këtë të martë, më 24 nëntor, në orën 14:00.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) do të jetë 195 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 183 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 159 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë dhe 147 lekë për litër në tregtimin me shumicë.

Sa i përket gazit për automjete, çmimi maksimal është përcaktuar në 69 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 57 lekë për litër në shitjen me shumicë.
Ndërsa për sektorin e peshkimit, çmimi i gazoilit do të jetë 99 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e hidrokarbureve./skyweb.al