• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i vajit të ullirit të prodhuar këtë sezon nga fermerët shqiptarë është rreth 500-600 lekë për litër dhe jo 350-400 lekë, siç është pretenduar ditët e fundit në disa raportime për tregun vendas.

Këtë qëndrim ka mbajtur Ardit Bali, nënkryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar në Shqipëri, gjatë një interviste në Apollon TV ku ka folur për situatën e prodhimit dhe tregtimit të vajit të ullirit.

Sipas Balit, pretendimet se vaji po shitet me 350 lekë për litër në zonat e Lushnjës, Beratit, Fierit dhe Elbasanit nuk pasqyrojnë çmimin me të cilin fermerët po tregtojnë prodhimin e tyre të këtij viti.

Ai shpjegon se mund të ketë fabrika përpunimi apo grumbullues që ofrojnë vaj me çmime të tilla, por kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për çmimin e vajit të freskët që shitet drejtpërdrejt nga fermeri, por atë të vitit të kaluar ose dy vite më parë.

Sipas tij, aktualisht çmimi i shitjes nga prodhuesit është rreth 500-600 lekë për litër.

Bali thekson se fermerët nuk duhet të ndikohen nga pretendimet për çmime të ulëta, të cilat mund të ushtrojnë presion mbi tregun dhe të zhvlerësojnë punën e tyre.

Një shqetësim të ngjashëm për raportimet e pavërteta mbi çmimin e vajit të ullirit ngriti një ditë më parë edhe Skyweb.al, pas verifikimeve të kryera në zonën e Dumresë, ku këtë sezon është regjistruar prodhim i bollshëm.

Sipas burimeve të Skyweb.al, vaji që ofrohet me 350-400 lekë për litër është kryesisht prodhim i një apo dy viteve më parë, i mbetur stok, ndërsa vaji i freskët i këtij sezoni tregtohet me çmime më të larta.

Verifikimet nxorën gjithashtu se vetëm vjelja e ullirit dhe përpunimi në fabrikë kushtojnë rreth 250-270 lekë për litër, ndërsa me përfshirjen e shërbimeve gjatë vitit dhe krahut të punës, kostoja totale e prodhimit arrin në mbi 500-550 lekë për litër.

Në këto kushte, përhapja e pretendimeve se vaji i freskët shitet me 350-400 lekë për litër rrezikon të krijojë një perceptim të gabuar në treg dhe t’u japë mundësi ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi fermerët për ta blerë prodhimin nën kosto.

 

 

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

Etiketat: beratidumreafierilushnjavaj ulliri
Artikulli para

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

Artikulli pas

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Prodhimi bujqësor në rrezik, fermerët po plaken dhe fëmijët e tyre s’kanë ndërmend t’i zëvendësojnë
Ekonomi

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

24 Nëntor, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Shqipëria “nxin” përballë rajonit në anketën për sigurinë dhe mirëqenien

24 Nëntor, 2026
Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun
Ekonomi

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

24 Nëntor, 2026
Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?
Ekonomi

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

23 Nëntor, 2026
Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%
Ekonomi

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

23 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

Të Përzgjedhura

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet
Aktualitet

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
0

Në tubimin vjetor të partisë së saj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përmbylli fjalimin jo vetëm me thirrje për mbrojtjen...

Lexo të plotë
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

19 Qershor, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

24 Nëntor, 2026
Prodhimi bujqësor në rrezik, fermerët po plaken dhe fëmijët e tyre s’kanë ndërmend t’i zëvendësojnë

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

24 Nëntor, 2026
Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr