• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Prodhimi bujqësor në rrezik, fermerët po plaken dhe fëmijët e tyre s’kanë ndërmend t’i zëvendësojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Projektligji i ri për bujqësinë dhe zhvillimin rural parashikon ngritjen e mekanizmave të posaçëm financiarë për të mbrojtur fermerët nga humbjet ekonomike që shkaktohen prej fatkeqësive natyrore, kushteve të pafavorshme klimatike, sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve, si dhe ngjarjeve të tjera që janë jashtë kontrollit të tyre.

Sipas nenit 20 të projektligjit, mbështetja do të bazohet në instrumentet e menaxhimit të riskut, ku përfshihen kontributet financiare për primet e sigurimit bujqësor dhe fondet e ndërsjella. Këto të fundit mund të krijohen edhe për të përballuar dëmet nga sëmundjet e kafshëve, të bimëve dhe incidentet mjedisore.

Një nga elementet e rëndësishme të këtij parashikimi është se fermerët mund të përfitojnë mbështetje financiare kur humbjet në prodhim ose në të ardhura kalojnë një prag minimal, i cili do të llogaritet duke u bazuar në prodhimin ose të ardhurat mesatare vjetore të fermerit gjatë një periudhe të mëparshme referuese.

Projektligji parashikon gjithashtu një pagesë të posaçme në rast krize për fermerët e prekur nga përmbytjet, thatësirat, ngjarjet katastrofike, kushtet e pafavorshme klimatike apo masat e detyrueshme për parandalimin dhe zhdukjen e sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve.

Megjithatë, kompensimi nuk do të jetë automatik. Për të përfituar, ngjarja duhet të njihet zyrtarisht nga autoriteti përgjegjës dhe humbjet duhet të tejkalojnë pragun minimal të prodhimit mesatar vjetor të fermerit në një periudhë referuese të mëparshme. Mbështetja do të orientohet drejt fermerëve më të prekur, mbi bazën e provave të disponueshme.

Një tjetër element i projektligjit lidhet me fermerët që sigurojnë aktivitetin e tyre bujqësor. Sipas nenit 20, normat e mbështetjes do të jenë më të larta për fermerët që janë të mbuluar nga një skemë sigurimi ose nga instrumente të tjera të menaxhimit të riskut. Në të njëjtën kohë, ndalohet mbikompensimi i humbjeve, përfshirë rastet kur fermeri përfiton nga disa skema publike ose private sigurimi.

Por mënyra konkrete se si do të funksionojë ky mekanizëm do të përcaktohet nga legjislacioni përkatës për sigurimet në bujqësi. Këtu përfshihen llojet e riskut që do të mbulohen, pragjet e humbjeve, metodologjia e llogaritjes së dëmeve, normat e mbështetjes dhe procedurat për njohjen zyrtare të ngjarjeve./tvscan.al

Artikulli para

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

Artikulli pas

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin
Ekonomi

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

24 Nëntor, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Shqipëria “nxin” përballë rajonit në anketën për sigurinë dhe mirëqenien

24 Nëntor, 2026
Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun
Ekonomi

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

24 Nëntor, 2026
Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?
Ekonomi

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

23 Nëntor, 2026
Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%
Ekonomi

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

23 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

Të Përzgjedhura

Bizneset ankohen për praktikat tatimore: Dhoma Amerikane kërkon reforma dhe përafrim me ligjet e BE-së
Ekonomi

Bizneset ankohen për praktikat tatimore: Dhoma Amerikane kërkon reforma dhe përafrim me ligjet e BE-së

Nga SkyWeb
10 Dhjetor, 2025
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutuan problematikat që ato ndeshin në...

Lexo të plotë
Raketa iraniane në Turqi, shefi i NATO-s zbulon nëse do zbatohet “Neni 5”

Raketa iraniane në Turqi, shefi i NATO-s zbulon nëse do zbatohet “Neni 5”

5 Mars, 2026
Rama për Paketën e Maleve: Banorët mezi po e presin, Zvicra e vogël do bahet, se s’ban

Rama për Paketën e Maleve: Banorët mezi po e presin, Zvicra e vogël do bahet, se s’ban

21 Korrik, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

ÇMIMET/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe ul akcizën e karburanteve me 20%

20 Mars, 2026
“Tregtarët ambulantë, pa detyrim për faturë tatimore“, sqaron Drejtoria e Tatimeve pas “hutisë” së inspektorëve

“Tregtarët ambulantë, pa detyrim për faturë tatimore“, sqaron Drejtoria e Tatimeve pas “hutisë” së inspektorëve

15 Korrik, 2025

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

24 Nëntor, 2026
Prodhimi bujqësor në rrezik, fermerët po plaken dhe fëmijët e tyre s’kanë ndërmend t’i zëvendësojnë

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

24 Nëntor, 2026
Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr