• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria “nxin” përballë rajonit në anketën për sigurinë dhe mirëqenien

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria shfaqet me tregues ndjeshëm më negativë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor në një sërë fushash që lidhen me mirëqenien ekonomike, korrupsionin, shërbimet publike dhe sigurinë e qytetarëve.

Të dhënat dalin nga anketa SecuriMeter 2026, e publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ku Shqipëria regjistron disa prej rezultateve më shqetësuese mes gjashtë vendeve të rajonit.

Anketa është zhvilluar gjatë periudhës 1–17 shtator 2026, përmes intervistave me 6.003 qytetarë të Ballkanit Perëndimor, prej të cilëve 1.001 në Shqipëri.

Rezultatet tregojnë se 96,6% e shqiptarëve janë të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin, kundrejt një mesatareje rajonale prej 83,4%.

Një tjetër shqetësim madhor është shpopullimi. Plot 95,1% e të anketuarve në Shqipëri shprehen të shqetësuar për largimin e popullsisë dhe emigracionin, ndërsa në rajon kjo përqindje është 78,2%.

Por një prej diferencave më të forta lidhet me korrupsionin.

Sipas anketës, 92,1% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin të përhapur, niveli më i lartë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mesatarja është 76,5%.

Madje, 60,8% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, krahasuar me 45,4% në rajon.

Edhe më shqetësuese janë rezultatet për sistemin shëndetësor, ku Shqipëria paraqet diferencën më të madhe me vendet e tjera.

Plot 61% e të anketuarve deklarojnë se ata ose një anëtar i familjes kanë kryer pagesa shtesë, kanë dhënë dhurata me vlerë ose donacione në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit.

Në nivel rajonal, ky tregues është vetëm 27,4%, çka do të thotë se përvoja të tilla raportohen në Shqipëri mbi dy herë më shpesh sesa mesatarisht në Ballkanin Perëndimor.

Situata problematike shtrihet edhe te policia, ku 24,6% e shqiptarëve raportojnë pagesa shtesë ose dhurata, përkundrejt 13,1% në rajon.

Një tjetër rezultat veçanërisht negativ lidhet me tregun e banesave dhe mundësinë e qytetarëve për të përballuar strehimin.

Vetëm 3,6% e shqiptarëve shprehen të kënaqur me disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e banesave dhe qirave, krahasuar me 24,7% në nivel rajonal.

Ky është rezultati më i ulët mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë të qytetarëve shqiptarë me kushtet ekonomike të strehimit.

Pakënaqësia shtrihet edhe te cilësia e shërbimeve publike.

Vetëm 22,5% e të anketuarve në Shqipëri janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore, ndërsa mesatarja rajonale arrin në 36,3%.

Një situatë e ngjashme paraqitet në arsim, ku vetëm 22,4% e shqiptarëve shprehen të kënaqur, përkundrejt 39,4% të qytetarëve në nivel rajonal.

Anketa evidenton gjithashtu një nivel të lartë mosbesimi ndaj mënyrës se si funksionojnë institucionet publike.

Plot 63% e shqiptarëve nuk pajtohen me pohimin se institucionet i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht statusit social, bindjeve politike apo përkatësisë etnike. Në rajon kjo përqindje është 51,6%.

Shqipëria paraqet rezultate negative edhe për perceptimin e sigurisë personale.

Vetëm 48,6% e qytetarëve shqiptarë e vlerësojnë ndjenjën e tyre të sigurisë me 7 deri në 10 pikë, në një shkallë me 10 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është 63,6%.

Ky është niveli më i ulët i vetëvlerësimit të lartë të sigurisë personale në Ballkanin Perëndimor.

Edhe më i thellë është mosbesimi te aftësia për t’u rimëkëmbur pas një krize të rëndë.

Sipas anketës, 75,8% e shqiptarëve kanë pak ose aspak besim se komuniteti i tyre mund të rimëkëmbet pas një fatkeqësie natyrore, pandemie apo krize të rëndë ekonomike.

Në nivel rajonal, kjo përqindje është 54,7%, ose mbi 21 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Të dhënat e SecuriMeter 2026 nxjerrin në pah një kontrast të fortë mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje, veçanërisht në perceptimin e korrupsionit, përballueshmërinë e jetesës, funksionimin e shërbimeve publike dhe sigurinë ekonomike.

Ndërsa në rajon perceptimi i sigurisë është përmirësuar krahasuar me një vit më parë, në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin, çmimet, emigracionin dhe pamundësinë për të siguruar strehim mbeten në nivele jashtëzakonisht të larta.

Përfundimi që del nga krahasimi është se Shqipëria nuk përballet thjesht me të njëjtat probleme si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por në një sërë treguesish qytetarët shqiptarë raportojnë shqetësime dhe pakënaqësi shumë më të mëdha se fqinjët e tyre. /skyweb.al

Etiketat: anketarccshqiptaret
Artikulli para

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun
Ekonomi

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

24 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon papritur rregullat për pasagjerët që nuk paguajnë për zgjedhjen e vendit në avion

24 Nëntor, 2026
Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?
Ekonomi

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

23 Nëntor, 2026
Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%
Ekonomi

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

23 Nëntor, 2026
BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg
Ekonomi

BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

23 Nëntor, 2026
Toyota, Honda dhe Nissan standardizojnë pjesët e këmbimit të makinave për të konkurruar prodhuesit kinezë
Ekonomi

Toyota, Honda dhe Nissan standardizojnë pjesët e këmbimit të makinave për të konkurruar prodhuesit kinezë

23 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Në fillim ishte fjala, pastaj urrejtja!
OP-ED

Në fillim ishte fjala, pastaj urrejtja!

Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
0

Nga Lutfi Dervishi Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte plumb. Nuk ishte urdhër për vrasje....

Lexo të plotë
Balluku: Punimet në audostradën Tiranë-Durrës përfundojnë në dhjetor, hapet për qarkullim

Balluku: Punimet në audostradën Tiranë-Durrës përfundojnë në dhjetor, hapet për qarkullim

23 Tetor, 2025
Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

11 Nëntor, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

Ambasada e SHBA-së jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të bëjnë sulme në Shqipëri, KUJDES!

1 Prill, 2026
Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

26 Qershor, 2025

Të Fundit

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Shqipëria “nxin” përballë rajonit në anketën për sigurinë dhe mirëqenien

24 Nëntor, 2026
Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

Kalimi nga euro në lekë shtrenjton edhe më tepër apartamentet, çfarë po ndodh me tregun

24 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Ryanair ndryshon papritur rregullat për pasagjerët që nuk paguajnë për zgjedhjen e vendit në avion

24 Nëntor, 2026
A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr