• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroportet europiane paralajmërojnë krizë të karburantit të avionëve nëse Hormuzi nuk hapet brenda 3 javësh

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Aeroportet europiane paralajmërojnë krizë të karburantit të avionëve nëse Hormuzi nuk hapet brenda 3 javësh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroportet europiane rrezikojnë të përballen me një mungesë serioze të karburantit të avionëve nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet plotësisht brenda tre javësh.

Paralajmërimi vjen nga Airports Council International Europe, e cila i është drejtuar me një letër zyrtare Komisionit Europian.

Në dokumentin e datës 9 prill, drejtor i përgjithshëm i kësaj organizate, Olivier Jankovec, thekson se situata është më kritike nga sa ishte raportuar fillimisht dhe se rezervat e parafinës, komponent kyç për karburantin e avionëve, po shterojnë me shpejtësi.

Sipas tij, nëse situata vazhdon, rrezikohen seriozisht oraret e fluturimeve, sidomos për sezonin e verës, kur kërkesa për udhëtime arrin kulmin.

Të dhënat tregojnë se rreth 40% e furnizimit global me karburant avionësh kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, çka e bën këtë korridor jetik për industrinë ajrore.

Ndërkohë, disa vende europiane disponojnë rezerva strategjike që mbulojnë vetëm 8 deri në 10 ditë, përpara se të detyrohen të kalojnë në masa kufizuese.

Në Itali, disa aeroporte kanë nisur tashmë të aplikojnë masa emergjente për shkak të vështirësive në furnizim, duke sinjalizuar se kriza nuk është më vetëm një paralajmërim, por ka nisur të reflektohet në terren.

Situata rëndohet më tej nga fakti se, edhe pse këtë javë hyri në fuqi një armëpushim mes SHBA dhe Iranit, ai nuk ka sjellë lehtësim në treg.

Trafiku në Hormuz mbetet i kufizuar dhe rreth 170 milionë fuçi naftë vijojnë të jenë të bllokuara në Gjirin Persik.

Çmimi i karburantit të avionëve ka arritur në rreth 1,573 dollarë për ton, më shumë se dyfishi i niveleve para konfliktit, duke rritur ndjeshëm kostot për linjat ajrore dhe duke shtuar presionin mbi ekonominë europiane.

Në letrën e saj, ACI Europe paralajmëron se një reduktim i fluturimeve për shkak të mungesës së karburantit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, duke goditur veçanërisht turizmin dhe sektorët e lidhur me të.

Përballë kësaj situate, organizata ka kërkuar nga Komisioni Europian masa urgjente, përfshirë blerje të përbashkëta të karburantit në nivel të BE-së dhe vendosjen e detyrimeve për rafineritë që të prioritizojnë prodhimin e karburantit të avionëve.

Ndërkohë, kompanitë ajrore kanë nisur të reagojnë. Disa operatorë kanë filluar të reduktojnë kapacitetet, ndërsa të tjerë po anulojnë fluturimet më pak fitimprurëse dhe po rrisin çmimet e biletave.

Kriza po konsiderohet si një nga më të rëndat energjetike të viteve të fundit, me pasoja që mund të shtrihen përtej sektorit të aviacionit dhe të ndikojnë edhe në ekonomi dhe sigurinë ushqimore në shkallë globale.

Etiketat: aeroporteurope
Artikulli para

Nga shiu në breshër, qeveria i heq tenderët AKSHI-t dhe ia jep OBP-së pas mega skandalit me fondet publike

Artikulli pas

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2026
0

Gledis Gjipali “Qytetarët duhet të ndiejnë se kanë një interes të drejtpërdrejtë në këtë projekt”, deklaroi komisionerja për Zgjerimin, Marta...

Lexo të plotë
Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit

Ndërtuesit janë pesimistë, megjithatë çmimet do të rriten

2 Prill, 2026
EMRAT/ Motoristi i Wolt Albania shpërndan drogë nëpër Tiranë me logon e kompanisë, super operacion anti-drogë në kryeqytet

EMRAT/ Motoristi i Wolt Albania shpërndan drogë nëpër Tiranë me logon e kompanisë, super operacion anti-drogë në kryeqytet

24 Dhjetor, 2025
Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

18 Qershor, 2025
Çmimi i arit arrin nivel rekord

Çmimi i arit arrin nivel rekord

25 Janar, 2026

Të Fundit

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr