Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të martë, 24 nëntor, monedha europiane këmbehet me 89.65 lekë, nga 89.78 lekë të premten e kaluar.
Rënia është përshpejtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Vetëm më 16 nëntor, euro këmbehej me 90.67 lekë, duke humbur më shumë se një lek brenda tetë ditësh.

Krahasuar me 4 nëntorin, kur këmbehej me 91 lekë, monedha europiane është zhvlerësuar me rreth 1.5%.
Forcimi i lekut po ushtron presion financiar mbi eksportuesit shqiptarë, bizneset që gjenerojnë të ardhura në euro, si dhe familjet që përfitojnë remitanca nga emigrantët.
Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros favorizon importuesit dhe individët që kanë kredi në monedhën europiane, por të ardhurat i sigurojnë në lekë.















