• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Jo në bodrumin tim”: Pse Gjermania po vonon instalimin e matësve inteligjentë të energjisë?

Editor Nga Editor
3 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
“Jo në bodrumin tim”: Pse Gjermania po vonon instalimin e matësve inteligjentë të energjisë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjermania ka një nga ritmet më të ngadalta të instalimit të matësve inteligjentë të energjisë (smart meters) në Evropë. Deri në dhjetor të vitit 2025, vetëm 5,5% e familjeve gjermane kishin një matës të tillë, krahasuar me më shumë se 90% në Francë, Itali, Holandë dhe Spanjë, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 63%.

Kjo e bën më të vështirë për Gjermaninë të zhvendosë konsumin e energjisë në periudhat kur energjia e rinovueshme është më e bollshme, duke kontribuar në shpërdorimin e energjisë së prodhuar nga era dhe dielli, si edhe në faktin që gjermanët paguajnë ndër faturat më të larta të energjisë në Evropë.

Sipas të dhënave të fundit nga Energy Institute, vitin e kaluar Gjermania prodhoi për herë të parë më shumë energji elektrike nga era dhe dielli sesa nga lëndët djegëse fosile. Për këtë arsye, zgjidhjet që rrisin fleksibilitetin e rrjetit, si matësit inteligjentë, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Pse Gjermania nuk ndoqi ritmin e BE-së?

Kur Bashkimi Europian miratoi në vitin 2009 Paketën e Tretë të Energjisë, vendosi si objektiv instalimin e matësve inteligjentë në të gjithë bllokun. Megjithatë, direktiva përfshinte edhe një klauzolë përjashtimi: nëse një shtet anëtar vërtetonte përmes një analize se kostot ekonomike ishin më të larta se përfitimet, ai mund të mos e zbatonte këtë objektiv.

Në atë kohë, debati mbi privatësinë e të dhënave ishte shumë i fortë në Gjermani. Mbledhja e të dhënave shtesë nga brenda banesave shihej si një politikë jopopullore.

Qeveria gjermane ngarkoi kompaninë konsulente Ernst & Young të kryente një analizë kosto-përfitim.

Studimi i vitit 2012 arriti në përfundimin se kostot e instalimit do të ishin më të larta se kursimet që familjet do të përfitonin nga energjia. Ai argumentonte gjithashtu se rrjetet lokale të energjisë nuk ishin të përgatitura për të menaxhuar paqëndrueshmërinë e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme, si era dhe dielli, dhe rekomandoi një zbatim gradual të bazuar në treg, në vend të një instalimi të përshpejtuar.

Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Gjermania po e rishikon këtë qasje.

Pse tani matësit inteligjentë janë më të nevojshëm?

Zgjerimi i madh i prodhimit të energjisë nga era dhe dielli ka bërë që oferta e energjisë shpesh të tejkalojë kërkesën. Kjo ka sjellë çmime negative të energjisë elektrike në tregun me shumicë, duke ulur interesin për investime të reja në energjinë e rinovueshme.

Njëkohësisht, kjo rrit edhe kostot që lidhen me kufizimin e prodhimit të energjisë. Prodhuesit e energjisë së rinovueshme ose detyrohen të ndalin prodhimin për të shmangur humbjet financiare, ose kompensohen nga qeveria për ta bërë këtë.

Vetëm në vitin 2025, Gjermania shpenzoi rreth 435 milionë euro për të kompensuar prodhuesit e energjisë së rinovueshme që kufizuan prodhimin.

Matësit inteligjentë mund të ndihmojnë që kjo energji e tepërt të konsumohet në vend që të shpërdorohet, ndërsa familjet dhe bizneset do të përfitonin nga tarifa fleksibël dhe energjia me çmim të ulët.

“Është e vështirë t’i nxisësh njerëzit të ndryshojnë kohën e konsumit të energjisë nëse nuk kanë një matës inteligjent,” thotë Jan Rosenow, profesor i Politikave të Energjisë dhe Klimës në Universitetin e Oksfordit.

“Spionagezähler”: A janë matësit inteligjentë një rrezik për privatësinë?

Historia e përdorimit të të dhënave personale për qëllime abuzive në Gjermani ka bërë që qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj ndarjes së informacionit personal. Kjo ka ndikuar edhe në perceptimin për matësit inteligjentë.

“Ka ende shumë skepticizëm, me ose pa të drejtë, lidhur me ndarjen e të dhënave dhe privatësinë,” thotë Rosenow. “Në media u përhapën shumë pretendime se matësit inteligjentë do të përdoreshin për t’ju spiunuar.”

Media publikoi artikuj me tituj si “Spionagezähler” (“matës spiun”) që do të vendoseshin në bodrumet e shtëpive dhe do t’i kthenin qytetarët në “gläserner Mensch”, ose “njerëz transparentë”, duke ushqyer frikën për mbikëqyrje të panevojshme.

A janë të bazuara këto frikëra?

“Në parim, matësit inteligjentë mund të ofrojnë të dhëna shumë të detajuara për konsumin e energjisë elektrike të një familjeje,” shpjegon eksperti i sigurisë kibernetike, profesor Dr. Christoph Sorge nga Universiteti Saarland.

Si mbrohen matësit inteligjentë nga sulmet kibernetike?

Që nga polemikat e vitit 2012, rregulloret për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike janë forcuar ndjeshëm.

Rekomandimet jo të detyrueshme të Bashkimit Evropian për privatësinë e matësve inteligjentë janë zëvendësuar me një kuadër ligjor detyrues.

Përpunimi i paligjshëm i të dhënave të matësve inteligjentë tani dënohet me gjoba të konsiderueshme sipas Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Ndërkohë, pajisjet që transmetojnë të dhënat e matësve mbulohen nga Akti Evropian për Rezistencën Kibernetike (Cyber Resilience Act), i cili kërkon që produktet të projektohen me masa sigurie që në fazën e ndërtimit dhe të raportojnë detyrimisht incidentet e sigurisë. Për produktet kritike, përfshirë këta matës, zbatimi i plotë i këtyre kërkesave do të jetë i detyrueshëm deri në dhjetor të vitit 2027.

Gjermania ka vendosur masa edhe më të rrepta. Ligji për Operimin e Pikave të Matjes kërkon certifikim të posaçëm sigurie për matësit inteligjentë, ndërsa Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) kërkon që të dhënat të përpunohen lokalisht dhe të kodohen (enkriptohen), duke bërë që vetëm informacioni i domosdoshëm për faturimin të transmetohet automatikisht.

“Në përgjithësi, sot ekziston një kuadër ligjor mjaft i plotë që kërkon mbrojtje të forta teknike për matësit inteligjentë,” thotë Dr. Sorge. Ai shton se, sipas vlerësimit të tij, “shqetësimet për sigurinë dhe privatësinë nuk janë më një çështje shumë e rëndësishme në ditët e sotme.”

/skyweb.al

Etiketat: gjermaniamartesave inteligjente
Artikulli para

Dy paraardhës të panjohur më parë zbulohen në ADN-në e njeriut

Artikulli pas

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

Editor

Editor

Nga Kategoria

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet
Ekonomi

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

Të Përzgjedhura

AI dhe kërkesa për energji rikthejnë centralet bërthamore në qendër të vëmendjes
Ekonomi

AI dhe kërkesa për energji rikthejnë centralet bërthamore në qendër të vëmendjes

Nga SkyWeb
8 Korrik, 2026
0

Energjia bërthamore po rikthehet në qendër të strategjive globale të energjisë, pas më shumë se një dekade stanjacioni që pas...

Lexo të plotë
Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

24 Tetor, 2025
Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

23 Qershor, 2026
TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

5 Dhjetor, 2025
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026

Të Fundit

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes

Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes

3 Nëntor, 2026
Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr