• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Thatësira e zgjatur gjatë verës dhe vjeshtës ka varfëruar rezervat ujore të hidrocentraleve shqiptare, duke e detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë sasi të mëdha energjie elektrike nga importi, me çmime që kanë arritur deri në 366 euro për megavatorë.

Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve në kaskadën e Drinit kanë kufizuar mundësitë e prodhimit vendas, ndërsa reshjet e nëntorit kanë nisur të përmirësojnë situatën hidrike, pas muajsh me nivele të ulëta të rezervuarëve. Por kjo duket se nuk mjafton.

Në këto kushte, KESH është detyruar të sigurojë energji në tregjet ndërkombëtare, duke përballuar një faturë të rëndë financiare.

Sipas rezultateve zyrtare të ankandeve të publikuara nga vetë korporata, vetëm për periudhën 2-15 nëntor 2026, KESH ka kontraktuar 145.680 MWh energji elektrike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 48,7 milionë eurosh.

Në procedurën e parë, për 77.616 MWh energji, çmimi mesatar i blerjes arriti në 338,44 euro/MWh, ndërsa 13.944 MWh të tjera u kontraktuan me 326,79 euro/MWh.

Situata u përkeqësua në procedurën për furnizimin e datave 4-8 nëntor, kur KESH bleu 24.000 MWh me çmim mesatar 351,33 euro/MWh dhe 7.470 MWh të tjera me 364,90 euro/MWh.

Në këtë procedurë, çmimi më i lartë i kontraktuar arriti në 366 euro/MWh.

Edhe në blerjen e fundit të publikuar, për periudhën 11-15 nëntor, korporata kontraktoi 21.600 MWh energji me çmim mesatar 297,64 euro/MWh, duke shpenzuar rreth 6,43 milionë euro të tjera.

Por ndërkohë që KESH paguan miliona euro për importet, kompani akoncesionare turke  AYEN Energji AS rezulton se nuk i ka dorëzuar shtetit shqiptar 59 milionë kWh energji, të cilat i detyrohet sipas kontratës.

Kjo kompani shfrytëzon burimet ujore shqiptare përmes tre hidrocentraleve në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i Vogël, me një kapacitet të instaluar prej 109 MW.

Sipas kontratës koncesionare, AYEN ka detyrimin t’i dorëzojë shtetit shqiptar pa pagesë 2,1% të energjisë që prodhon çdo vit.

Por dokumentacioni financiar i kompanisë, i konsultuar më herët nga skyweb.al tregon se ky detyrim nuk është përmbushur që prej vitit 2014. Sasia e akumuluar e energjisë së padorëzuar ka arritur në 59.047 MWh, ose mbi 59 milionë kilovatorë-orë.

AYEN Energji AS e shet vetë energjinë që i detyrohet shtetit 

Përmasat financiare të këtij detyrimi bëhen edhe më të dukshme përballë çmimeve me të cilat KESH po blen energji nga jashtë.

Nëse 59.047 MWh do të vlerësoheshin me çmimin mesatar prej 297,64 euro/MWh të blerjes së fundit të publikuar, vlera e tyre ekonomike do të arrinte në rreth 17,6 milionë euro. Ndërsa me çmimin prej 364,90 euro/MWh, të regjistruar në fillim të nëntorit, kjo sasi energjie do të kishte një vlerë prej rreth 21,5 milionë eurosh.

Madje, kontrata e AYEN AS Energji parashikon edhe mundësinë e shlyerjes së tarifës koncesionare në vlerë monetare, sipas kushteve të përcaktuara, por as kjo formë shlyerjeje nuk rezulton të jetë realizuar.

Në pasqyrat financiare të vitit 2025, kompania pranon mosdorëzimin e energjisë që i detyrohet shtetit, duke argumentuar se metodologjitë dhe kushtet e dorëzimit nuk janë përcaktuar ende.

Skyweb.al mëson se pavarësisht detyrimit të akumuluar prej më shumë se një dekade, AYEN nuk ka regjistruar as provigjione financiare për këtë çështje, ndërsa energjia që turqit i detyrohen shtetit shqiptar deri më tani është shitur në treg të lirë prej tyre, duke përfituar ekstra edhe nga çmimet e larta.

10 milionë euro fitim 

Ndërkohë, aktiviteti i kompanisë në Shqipëri vijon të jetë mjaft fitimprurës.

Vetëm gjatë vitit 2025, AYEN AS Energji realizoi rreth 1,04 miliardë lekë fitim neto, ndërsa një vit më parë fitimi kishte arritur në rreth 1,21 miliardë lekë. /skyweb.al

 

Etiketat: 59 milione kwhayen as energjienergjia
Artikulli para

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

Artikulli pas

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin
Ekonomi

Vaji i ullirit shitet me 500-600 lekë për litër, jo 350-400 lekë! Sindikata e Fermerëve reagon ndaj spekulimeve me çmimin

24 Nëntor, 2026
Prodhimi bujqësor në rrezik, fermerët po plaken dhe fëmijët e tyre s’kanë ndërmend t’i zëvendësojnë
Ekonomi

Fermerët drejt skemës së sigurimit, kompensim për dëmet! Pagesat me pragje dhe kritere

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme
Aktualitet

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
0

Një studim i fundit i publikuar nga Journal of Safety Research dhe Transport & Environment, në bashkëpunim me Universitetin e...

Lexo të plotë
Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

6 Korrik, 2026
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

17 Gusht, 2025
Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme

Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme

22 Shtator, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Me vetëm dy hapa, Kadastra shpjegon se si të rifreskohet kartela e pasurisë dhe harta kadastrale

21 Gusht, 2026

Të Fundit

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr