• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Janar, 2026
në Shëndet
A A
I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bëni kujdes nga temperaturat e ulëta apo gjatë udhëtimeve në vendet me dëborë. I ftohti ndikon në rritjen e infarkteve dhe problemeve të tjera kardiake.

Mjekët këshillojnë pacientët që vuajnë nga zemra që në këto ditë të ftohta të vishen mirë dhe të mos neglizhojnë medikamentet. Pacientët të cilët kanë probleme me enët e zemrës duhet me patjetër të jenë më të kujdesshëm në temperaturat e ulëta, që do të thotë se duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt. Duhet të kenë të veshura disa shtresa në momentin që temperaturat janë të ulëta.

“Shpeshherë, në vendet me borë, këta lloj pacientësh bëjnë edhe një lloj eforti të shtuar, shpeshherë duke marrë lopatat dhe duke hequr borën në segmente të caktuara, çka mund të shfaqë edhe te pacientët që nuk kanë qenë në dijeni më përpara episode të tilla siç është angina pectoris, ose ajo që njihet në popullatë si dhimbje gjoksi”, thotë kardiologu Ermir Tafai, për A2 CNN.

Ai tregon disa nga shenjat që jep zemra edhe te personat e shëndetshëm për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut nga i ftohti. “Një dhimbje shtrënguese, që ne i themi një dhimbje retrosternale, e cila mund të përhapet majtas ose djathtas sternumit, ose majtas e djathtas gjoksit, që mund të marrë krahun e majtë ose të dy krahët njëkohësisht, ose mund të përhapet shpeshherë edhe prapa shpatullave. Një dhimbje që zgjat disa minuta dhe pushon në momentin kur futemi në ambiente të ngrohta ose në momentin kur ndalojmë pjesën e efortit”, shpjegon ai.

“Këto janë dhimbje të cilat duhen konsideruar dhe, me thënë të drejtën, janë një alarm i kuq, një kambanë alarmi që duhet patjetër të na bëjë të shkojmë drejt mjekut”.

Stina e dimrit rrit dhe përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare, ndaj duhet bërë kujdes dhe të ndiqen rekomandimet e mjekëve. /a2cnn

Artikulli para

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

Artikulli pas

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale
Shëndet

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

Të Përzgjedhura

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!
Aktualitet

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

Nga SkyWeb
4 Maj, 2026
0

Kolegjet e Bashkuara të Gjykata e Lartë ndryshuan pjesërisht praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë, në një vendim...

Lexo të plotë
SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

10 Shtator, 2026
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

Të dhënat, kush paguhet më shumë në Shqipëri

10 Qershor, 2026
Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

12 Shkurt, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

26 Mars, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr