• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Editor Nga Editor
6 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkencëtarët në Universitetin e Kembrixhit kanë zhvilluar një vaksinë të re kundër gripit të shpendëve, duke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar mbrojtje ndaj disa varianteve të virusit me vetëm një dozë.

Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat synojnë një variant të caktuar të virusit, vaksina e re është projektuar për të ofruar mbrojtje më të gjerë, përfshirë edhe ndaj varianteve që mund të shfaqen në të ardhmen.

Zbulimi është pjesë e një gjenerate të re vaksinash, të cilat synojnë të parandalojnë përhapjen e disa varianteve të të njëjtit virus dhe të përgatisin sistemet shëndetësore për emergjenca të mundshme globale.

“ Në vend që të sigurojë imunitet ndaj një varianti të vetëm të gripit të shpendëve, vaksina jonë me spektër të gjerë ofron mbrojtje ndaj një numri shumë të madh variantesh”, u shpreh Jonathan Heeney, nga Laboratori i Zoonozave Virale në Universitetin e Kembrixhit, i cili drejtoi studimin.

Sipas tij, vaksina është projektuar për të parashikuar evolucionin e virusit, në vend që të reagojë vetëm pasi shfaqen variante të reja.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Cell Reports Medicine”, tregoi se vaksina e re ofron mbrojtje më të gjerë dhe rezultate më të mira në mbijetesë, krahasuar me vaksinat kandidate standarde që synojnë vetëm një variant të virusit.

Gripi i shpendëve, ashtu si koronaviruset që shkaktuan pandeminë COVID-19, bën pjesë në grupin e viruseve ARN. Këta viruse përbëjnë një shqetësim për shëndetin publik, pasi mund të pësojnë ndryshime gjenetike relativisht shpejt, duke krijuar variante të reja që mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit dhe t’i shmangen pjesërisht mbrojtjes së sistemit imunitar.

Deri më tani, strategjia për përgatitjen ndaj pandemive është mbështetur kryesisht në grumbullimin e vaksinave që synojnë variante të njohura të virusit. Teknologjia e re synon ta ndryshojë këtë qasje, duke krijuar vaksina që mund të ofrojnë mbrojtje edhe përballë varianteve që ende nuk janë shfaqur.

“Ne mund të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur menjëherë epidemive dhe pandemive virale, në vend të situatës aktuale, kur gjithmonë jemi në pozita reaguese dhe përpiqemi të përgjigjemi me një vaksinë të krijuar për një variant që ndërkohë mund të ketë ndryshuar”, theksoi Heeney.

Sipas autorëve të studimit, zhvillimi i vaksinave me spektër të gjerë mund të përbëjë një hap të rëndësishëm për sigurinë shëndetësore, duke ndihmuar vendet të përgatiten më mirë për kërcënimet e ardhshme pandemike. /skyweb.al

Etiketat: vaksina
Artikulli para

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra
Shëndet

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

4 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Ekonomi

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
0

Bashkia Përmet ka realizuar vetëm 52% të investimeve të planifikuara për vitin 2025, duke lënë të papërdorura rreth 76 milionë...

Lexo të plotë
Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

14 Mars, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

12 Shtator, 2025
Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

16 Mars, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr