• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Përmet ka realizuar vetëm 52% të investimeve të planifikuara për vitin 2025, duke lënë të papërdorura rreth 76 milionë lekë që ishin parashikuar për investime publike. Ndërkohë, pjesa më e madhe e shpenzimeve vijon të përqendrohet te pagat e administratës, funksionimi i institucionit dhe transfertat për familjet.

Të dhënat dalin nga raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili evidenton probleme serioze në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të Bashkisë Përmet, i konsultuar nga skyweb.al.

Sipas auditimit, për vitin 2025 ishin planifikuar 158.5 milionë lekë investime, por në fund të vitit rezultojnë të shpenzuara vetëm 82.9 milionë lekë.

Kjo do të thotë se pothuajse gjysma e fondeve të parashikuara për investime në infrastrukturë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nuk është realizuar.

Situata paraqitet ndryshe te shpenzimet për pagat dhe sigurimet shoqërore, të cilat, sipas treguesve të realizimit të raportuar nga KLSH, janë ekzekutuar në masën 90%.

Ndërkohë, shpenzimet operative dhe transfertat për buxhetet familjare janë realizuar në masën 74%.

Kjo shpërndarje e shpenzimeve tregon se bashkia arrin të financojë kryesisht funksionimin e përditshëm të administratës dhe mbështetjen sociale, ndërsa investimet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës mbeten pas.

Problemet nuk kufizohen vetëm te investimet.

KLSH ka konstatuar se nga një buxhet i rishikuar prej 559.5 milionë lekësh, Bashkia Përmet ka realizuar vetëm 426.7 milionë lekë shpenzime, ose 76% të planit.

Në total, rreth 132.8 milionë lekë shpenzime të programuara nuk janë realizuar gjatë vitit.

Sipas audituesve, një ndër shkaqet kryesore është planifikimi jorealist i të ardhurave dhe mungesa e përshtatjes së shpenzimeve me burimet reale financiare.

KLSH thekson se bashkia planifikon angazhime buxhetore në fillim të vitit, pa u mbështetur në parashikime realiste të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa gjatë vitit nuk kryen korrigjimet e nevojshme.

Një tjetër problem është varësia e lartë nga financimi i qeverisë qendrore.

Sipas raportit, të ardhurat e veta të Bashkisë Përmet mbulojnë vetëm rreth 13% të buxhetit faktik vjetor, ndërsa pjesa tjetër sigurohet kryesisht nëpërmjet transfertave dhe fondeve nga buxheti i shtetit.

Për vitin 2025, buxheti faktik i bashkisë, duke përfshirë edhe transfertat e kushtëzuara për investime, ndihmën ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, arriti në 643.3 milionë lekë.

Ndërkohë, auditimi evidenton edhe probleme me mbledhjen e detyrimeve ndaj bashkisë, të cilat në fund të vitit 2025 arritën në 103.6 milionë lekë, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë.

KLSH vlerëson se dobësitë në planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit kanë ndikuar në realizimin e objektivave të institucionit, veçanërisht në investimet publike.

Për një bashki si Përmeti, ku zhvillimi i turizmit, infrastruktura dhe shërbimet për komunitetin kanë rëndësi të veçantë për ekonominë lokale, mosrealizimi i gati gjysmës së investimeve përbën një problem të drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës.

Në këtë mënyrë, bashkia vijon të funksionojë kryesisht si një strukturë që paguan administratën dhe mbulon shpenzimet e përditshme e sociale, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e investimeve të premtuara në buxhet mbetet vetëm në letër. /skyweb.al

Artikulli para

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Artikulli pas

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore
Ekonomi

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

4 Nëntor, 2026
Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!
Aviacion

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

4 Nëntor, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Aviacion

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Të Përzgjedhura

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën
Aviacion

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
0

Tiranë, 2 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), mirëpret  fillimin e partneritetit të ri me Vueling, një nga...

Lexo të plotë
Mes efikasitetit dhe kaosit, nevoja për përdorim etik i Inteligjencës Artificiale në mediat shqiptare

Mes efikasitetit dhe kaosit, nevoja për përdorim etik i Inteligjencës Artificiale në mediat shqiptare

12 Shkurt, 2026
Mikroçipet kthehen në çështje sigurie, BE gati të ndërhyjë në zinxhirët e furnizimit

Mikroçipet kthehen në çështje sigurie, BE gati të ndërhyjë në zinxhirët e furnizimit

28 Maj, 2026
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

5 Janar, 2026
Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

7 Mars, 2026

Të Fundit

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr