• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria do të zgjerojë rrjetin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike, duke synuar vendosjen e pikave të karikimit të shpejtë çdo 60 deri në 100 kilometra në korridoret kryesore rrugore të vendit.

Masa parashikohet në Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, të miratuar sëfundmi nga qeveria.

Sipas strategjisë, stacionet e karikimit të shpejtë do të vendosen çdo 60 kilometra në rrjetin bazë të transportit TEN-T, ndërsa në rrjetin gjithëpërfshirës distanca e parashikuar është çdo 100 kilometra.

Qëllimi është krijimi i një infrastrukture që u mundëson drejtuesve të automjeteve elektrike të udhëtojnë në distanca të gjata pa u përballur me mungesën e pikave të karikimit.

Rrjeti do të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian për infrastrukturën e karburanteve alternative, duke përfshirë korridoret kryesore të transportit dhe qendrat më të rëndësishme urbane.

Për zgjerimin e infrastrukturës së karikimit dhe furnizimit me karburante alternative, qeveria ka parashikuar një projekt me vlerë 11.5 milionë euro.

Sipas Planit të Veprimit, zbatimi i tij do të nisë në vitin 2027 dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2031.

Investimi nuk kufizohet vetëm te stacionet elektrike, por përfshin zhvillimin e infrastrukturës së furnizimit me karburante alternative, si pjesë e kalimit gradual drejt një transporti me ndotje më të ulët.

Në zbatimin e projektit do të përfshihen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, DPSHTRR-ja, Agjencia për Eficiencën e Energjisë dhe institucione të tjera përgjegjëse për sektorin energjetik.

Strategjia parashikon gjithashtu modernizimin gradual të flotës së automjeteve, përmes nxitjes së përdorimit të mjeteve elektrike, hibride dhe teknologjive me emetime të ulëta.

Paralelisht, gjatë periudhës 2027–2030, qeveria synon zbatimin e standardeve europiane për emetimet e automjeteve dhe heqjen graduale të kategorive të vjetruara EURO.

Strategjia e transportit kushton 4.45 miliardë euro

Zgjerimi i rrjetit të karikimit është vetëm një pjesë e investimeve të parashikuara në strategjinë e re të transportit.

Sipas dokumentit, kostoja e përgjithshme e masave dhe investimeve për periudhën 2026–2030 llogaritet në rreth 4.45 miliardë euro.

Pjesa dërrmuese e fondeve, rreth 4.26 miliardë euro, parashikohet për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transportit dhe lidhjen e Shqipërisë me rrjetet europiane TEN-T.

Ndërkohë, rreth 157.7 milionë euro janë planifikuar për lëvizshmërinë e qëndrueshme, ku përfshihen masat për uljen e ndotjes, zhvillimin e infrastrukturës së karburanteve alternative dhe modernizimin e transportit.

Nga kostoja totale e strategjisë, rreth 1.15 miliardë euro rezultojnë ende pa burime të identifikuara financimi.

Qeveria synon të mbulojë këtë hendek përmes financimeve shtesë nga buxheti i shtetit, institucionet financiare ndërkombëtare dhe programet mbështetëse të Bashkimit Europian.

Strategjia parashikon që deri në fund të dekadës Shqipëria të ketë një sistem transporti më modern, me infrastrukturë të zgjeruar për automjetet elektrike dhe me standarde më të larta për mbrojtjen e mjedisit. /skyweb.al

Artikulli para

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

Artikulli pas

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Ekonomi

Aviacion

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

4 Nëntor, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Aviacion

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Të Përzgjedhura

A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?
Ekonomi

A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?

Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
0

Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para  të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe...

Lexo të plotë
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

TABELAT/ Ndryshojnë pagat për policët, rritja sipas gradave

2 Mars, 2026
Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët e autizmit, çfarë nxorri studimi me 2 mln fëmijë

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët e autizmit, çfarë nxorri studimi me 2 mln fëmijë

3 Prill, 2026
Rama për Zvërnecin: Komisioni Europian është njohur me procesin

Rama për Zvërnecin: Komisioni Europian është njohur me procesin

16 Qershor, 2026
Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

23 Qershor, 2025

Të Fundit

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr