• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një aksident ajror do të simulohet sot pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të forcave të sigurisë dhe strukturave të emergjencave.

Ministria e Mbrojtjes njofton se stërvitja “SAR-2026” do të zhvillohet më 4 nëntor, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në zonën pranë aeroportit të Rinasit.

Skenari parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit, duke aktivizuar procedurat e ndërhyrjes në rast aksidenti ajror.

Në operacionin e simuluar do të angazhohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ALBCONTROL dhe Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil.

Pjesë e stërvitjes do të jenë gjithashtu Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Stërvitja organizohet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit dhe synon të testojë gatishmërinë e institucioneve për të reaguar në rast të një aksidenti të rëndë në aviacionin civil.

Gjatë simulimit do të provohen procedurat e kërkimit dhe shpëtimit, evakuimit të pasagjerëve dhe ekuipazhit, ofrimit të ndihmës së parë dhe koordinimit ndërmjet institucioneve.

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron se gjatë këtyre orëve mund të ketë lëvizje të shtuara të automjeteve të policisë, ambulancave, zjarrfikëseve dhe mjeteve të tjera të emergjencës në afërsi të aeroportit.

Autoritetet sqarojnë se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë aksident apo emergjencë reale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktiviteti synon përmirësimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e situatave të emergjencës në transportin ajror.

Artikulli para

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

Artikulli pas

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Ekonomi

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore
Ekonomi

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

4 Nëntor, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Aviacion

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

Të Përzgjedhura

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
Ekonomi

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
0

Blerja e një banese në Greqi do të bëhet shumë më e kushtueshme për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian,...

Lexo të plotë
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

Pse pronarët e apartamenteve jetojnë jashtë realitetit dhe i nxjerrin në treg me çmime të larta?!

20 Tetor, 2025
Rama vjen me “Transparenca.al 2.0”, Pasqyra Albania do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën… sipas qeverisë

Rama vjen me “Transparenca.al 2.0”, Pasqyra Albania do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën… sipas qeverisë

3 Shtator, 2026
Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

12 Shkurt, 2026
Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

2 Mars, 2026

Të Fundit

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr