• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dhjetëra pika karburanti dhe lavazhe kanë ushtruar aktivitet pa licencat dhe autorizimet përkatëse në Vlorë, ndërsa strukturat bashkiake nuk kanë marrë masat e nevojshme për kontrollin dhe formalizimin e tyre. Shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimtar të auditimit të Bashkisë Vlorë për vitin 2025.

Sipas KLSH-së, nga 40 subjekte që ushtronin aktivitet në tregtimin me pakicë të karburanteve, 18 rezultuan pa licencë, duke krijuar 18 milionë lekë të ardhura të munguara për buxhetin vendor nga tarifat e licencimit.

Megjithëse këto subjekte vijonin aktivitetin, bashkia nuk kishte dokumentuar njoftimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial për marrjen e masave të bllokimit të tyre.

Madje, për katër pika karburanti të identifikuara përmes të dhënave të institucioneve të tjera shtetërore, drejtoria përgjegjëse e Bashkisë Vlorë nuk dispononte informacionin dhe dokumentacionin përkatës.

Situata paraqitet edhe më problematike te lavazhet.

KLSH ka konstatuar se 51 subjekte ushtronin aktivitet si lavazhe gjatë vitit 2025, por asnjëri prej tyre nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga bashkia.

Parregullsitë shtrihen edhe në sektorin e ndërtimit, ku KLSH ka identifikuar 46 raste subjektesh që kishin kryer punime në territorin e bashkisë, pa u ngarkuar me tarifat përkatëse të pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit.

Probleme janë konstatuar edhe me administrimin e plazheve. Sipas auditimit, 13 subjekte që kishin detyrime të papaguara ndaj bashkisë ishin pajisur përsëri me hapësira për stacione plazhi gjatë vitit 2025.

Këto gjetje nxjerrin në pah një problem më të gjerë të administrimit të territorit, ku një pjesë e bizneseve funksionojnë pa përmbushur detyrimet ligjore, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk arrijnë të garantojnë zbatimin e rregullave për të gjithë.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që qeveria ka përgatitur një paketë të re fiskale për vitin 2027, e cila parashikon rritjen e barrës tatimore dhe të kostove për një pjesë të bizneseve dhe qytetarëve.

Në vend që të përqendrohet te lufta kundër informalitetit dhe mbledhja e detyrimeve nga subjektet që nuk paguajnë, pra zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, politika fiskale po shkon drejt rëndimit të mëtejshëm të atyre që janë pjesë e sistemit dhe i paguajnë rregullisht taksat.

Vetëm nga mungesa e licencimit të 18 pikave të karburantit dhe autorizimeve për 51 lavazhe, Bashkia Vlorë ka lënë pa mbledhur mbi 18.5 milionë lekë nga tarifat përkatëse.

Këtyre u shtohen miliona lekë të tjera nga tarifat e papaguara të ndërtimeve, qiratë e plazheve dhe detyrimet e tjera vendore.

Në total, sipas KLSH-së, detyrimet e akumuluara nga taksat dhe tarifat vendore ndaj Bashkisë Vlorë kishin arritur në 829.6 milionë lekë në fund të vitit 2025, me një rritje prej 10.5 milionë lekësh krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa qeveria përpiqet të mbledhë më shumë para përmes taksave të reja dhe rritjes së atyre ekzistuese, në Bashkinë Vlorë rezultojnë dhjetëra aktivitete ekonomike të palicencuara ose të paautorizuara, për të cilat nuk janë marrë masat e duhura.

Barra bie mbi bizneset e rregullta dhe qytetarët, ndërsa mungesa e kontrollit dhe mosveprimi i institucioneve krijojnë kushte për konkurrencë të pandershme dhe humbje të të ardhurave publike. /skyweb.al

Etiketat: bashkiabrunilda mersiniklshraportivlore
Artikulli para

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali
Aktualitet

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Ekonomi

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore
Ekonomi

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

4 Nëntor, 2026
Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!
Aviacion

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

4 Nëntor, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Aviacion

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

4 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE përgatitet për skenarë krize
Ekonomi

Nafta shkon mbi 125$ për fuçi, ndër nivelet më të larta që prej nisjes së luftës

Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
0

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë arritur një tjetër rekord këtë të enjte, me Brent që ka kaluar mbi...

Lexo të plotë
SKEMAT me prestanomet, si u bë Mirlinda Karçanaj pronare e vilës te Laguna Blu në Qerret, roli i Sokol Parllakut dhe Enxhiana Alimetës

Ka 4 apartamente me LETRA, por Mirlinda Karçanaj këmbëngul: Jetoj me qira, afër punës

14 Maj, 2026
Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë?

Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë?

20 Maj, 2026
Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

14 Maj, 2026
BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

17 Prill, 2025

Të Fundit

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr