• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ka 4 apartamente me LETRA, por Mirlinda Karçanaj këmbëngul: Jetoj me qira, afër punës

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SKEMAT me prestanomet, si u bë Mirlinda Karçanaj pronare e vilës te Laguna Blu në Qerret, roli i Sokol Parllakut dhe Enxhiana Alimetës
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Nuk kam ndjerë gjë më të rëndë se kriminalizimi i jetës sime”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në një intervistë për Top Channel, ku foli për pasuritë, sekuestrimet dhe jetën e saj personale.

Karçanaj deklaroi se aktualisht jeton në një apartament me qira, të marrë pranë vendit të punës pasi, sipas saj, nuk drejton automjet.

“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam marrë me kontratë dhe e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë”, tha ajo.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t reagoi edhe për pasuritë e sekuestruara, duke theksuar se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht se një pronë është e paligjshme.

“Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por dua të shtoj se nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime”, deklaroi Karçanaj.

Ajo tha se pasuritë e saj janë ndërtuar ndër vite me punë dhe sakrifica, duke kujtuar edhe periudhën e emigrimit në Kanada.

“Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj. Kam emigruar në Kanada, kam dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 të darkës”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Karçanajt rikthyen sërish në vëmendje edhe mbrojtjen publike që i bëri më herët kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se ajo jetonte në një shtëpi me qira dhe kishte jetuar më parë në apartamentin e prindërve.

Megjithatë, një verifikimi i pasurisë, bazuar në deklaratat pasurore pranë ILDKPI-së, arriti në përfundimin se Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², ku dy prona rezultojnë në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe dy të tjera në pronësi të plotë.

Sipas analizës së deklaratave pasurore ndër vite, Karçanaj ka deklaruar fillimisht bashkëpronësi në një apartament 3+1 në Tiranë, më pas blerjen e një apartamenti tjetër 136 m² në Tiranë dhe një apartamenti 60 m² në Qerret, ndërsa në vitin 2022 rezulton të ketë përfituar edhe prona të tjera përmes trashëgimisë.

Ndërkohë, në dosjen hetimore të SPAK është përfshirë edhe një tjetër episod që lidhet me një apartament duplex në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret, për të cilin prokuroria dyshon se përdorej realisht nga Karçanaj, ndërsa ishte regjistruar në emër të personave të tjerë.

Sipas SPAK, prona dyshohet të jetë mbajtur formalisht në emër të shtetasit Ram Basha dhe më herët të një punonjëseje të kompanisë Soft & Solution, ndërsa hetuesit pretendojnë se është përdorur nga Karçanaj.

Në dëshminë e tij, Ram Basha deklaron se nuk kishte qenë kurrë në Qerret dhe se nuk mbante mend rrethanat e blerjes së pronës, ndërsa SPAK dyshon se është përdorur si prestanome në një skemë të organizuar të fshehjes së pasurive.

Po ashtu, hetuesit kanë përmendur edhe pagesa mirëmbajtjeje të kryera nga shoferi i Karçanajt, Florian Bylyku, si dhe deklarime të punonjësve të lidhur me kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqiri.

Karçanaj ndodhet aktualisht në masë sigurie “arrest shtëpie” dhe hetohet nga SPAK për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”. /skyweb.al

Etiketat: mirlinda karcanajpasuri
Artikulli para

Mirlinda Karçanaj ka një shpjegim të çuditshëm për videon në zyrën e Ergys Agasit

Artikulli pas

“Tenderët ia kisha lënë Danielit! Mirlinda Karçanaj ia “ngul” Shimës, pasi ai dëshmoi në SPAK kundër saj: “Shefja” mori 200 mijë euro në kuti vere nga Ermal Beqiri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

"Tenderët ia kisha lënë Danielit! Mirlinda Karçanaj ia "ngul" Shimës, pasi ai dëshmoi në SPAK kundër saj: "Shefja" mori 200 mijë euro në kuti vere nga Ermal Beqiri

Të Përzgjedhura

Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google
Aktualitet

Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google

Nga Editor
13 Nëntor, 2025
0

Bashkimi Europian ka hapur një hetim ndaj kompanisë Google, duke e akuzuar se po shkel rregullat e konkurrencës përmes mënyrës...

Lexo të plotë
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025
Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

28 Tetor, 2026
Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë

Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë

18 Dhjetor, 2025
Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

18 Prill, 2026

Të Fundit

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr