• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

Pritet një lehtësim i interesave për kreditë në euro dhe dobësim i euros ndaj lekut

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
0
BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Qendrore Evropiane bëri një tjetër ulje të normës bazë të interesit me 0.25%, ndërkohë që bota është futur në një pasiguri të madhe për shkak të tarifave që ka paralajmëruar administrate Trump.

Kjo ulje e çon normën bazë të BQE-së në 2.25%. Që prej mesit të vitit 2023 kur norma bazë e interesit të BQE ishte në 4% ajo ka ardhur vazhdimisht në ulje duke shënuar edhe vendimin e fundit.

Zhvillimet lidhur me tarifat gjatë javëve të fundit shihen gjerësisht nga analistët dhe ekonomistët si një nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë BQE-në të ulë normat e interesit.

KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut

Edhe pse shumë nga tarifat fillestare të vendosura nga SHBA, si dhe masat si kundërpërgjigje janë pezulluar ose lehtësuar, frika për ndikimin e tyre në rritjen ekonomike mbetet e madhe.

Në deklaratën e saj zyrtare, BQE tha se “perspektiva për rritjen ekonomike është përkeqësuar për shkak të tensioneve në rritje.”

Ajo shtoi: “Pasiguria e shtuar ka gjasa të ulë besimin e familjeve dhe bizneseve, dhe reagimi negativ e i paqëndrueshëm i tregjeve ndaj tensioneve tregtare ka gjasa të sjellë shtrëngim të kushteve të financimit.”

A do të vijojë zhvlerësimi i euros ndaj lekut ?

Ulja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Evropiane teorikisht pritet të ndikojë edhe në kursin e këmbimit të euros ndaj lekut në Shqipëri. Normat e ulta të interesit të depozitave në euro do të ulin interesin e investitorëve ndaj kësaj monedhe si edhe pritshmëritë për rënie të normave të interesit për kreditë, pritet të rrisë sasinë e euros në treg, realitet i cili shoqëruar edhe me flukset hyrëse të euros për shkak të sezonit turistik, pastrimit të parave dhe fushatës, pritet të shkaktojë një dobësim të mëtejshëm të euros ndaj lekut.

Çfarë ndodh me kreditë në euro në Shqipëri

Ulja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Evropiane pritet të ketë efekt zbutës në kostot e kredive në euro, për individët dhe bizneset që kanë huamarrje në këtë monedhë.

Konkretisht:

  • Kreditë ekzistuese me interes të luhatshëm në euro mund të bëhen më të lira, pasi bankat do të reflektojnë uljen e normës bazë në normat e tyre të referencës (p.sh. EURIBOR). Kjo do të ulë këstet mujore për shumë huamarrës.
  • Kreditë e reja në euro do të ofrohen me kushte më të favorshme, pra me interesa më të ulëta, duke i bërë ato më tërheqëse për investime, sidomos për sektorin privat.
  • Refinancimi i kredive ekzistuese mund të bëhet më interesant, pasi klientët do të përpiqen të përfitojnë nga normat më të ulëta për të zëvendësuar kredi me kosto më të lartë.

Megjithatë, ndikimi konkret në tregun shqiptar varet edhe nga qëndrimi i bankave tregtare, konkurrenca mes tyre, marzhet që ato aplikojnë mbi normat bazë, si dhe situata e përgjithshme ekonomike në vend në një treg të paparashikueshëm si i yni. /skyweb.al

Etiketat: banka qendrore europianedepozitateuronormat e interesit
Artikulli para

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Artikulli pas

Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
Aktualitet

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë
Aktualitet

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit
Shëndet

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

Nga Editor
12 Shtator, 2026
0

Një kalimtare bëri një zbulim të pazakontë në brigjet e Danubit në Bavarinë e Poshtme: një gjarpër më shumë se...

Lexo të plotë
Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

10 Qershor, 2026
Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

1 Korrik, 2026
Gerond Meçe nuk është engjëlli mes djajsh në mega-skandalin e AKSHI-t

Gerond Meçe nuk është engjëlli mes djajsh në mega-skandalin e AKSHI-t

26 Dhjetor, 2025
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Dollari e nis të martën me rritje, euro nuk luhatet

3 Mars, 2026

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr