• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një valë e pazakontë kërcënimesh me bomba ka përfshirë transportin ajror në Europë gjatë ditëve të fundit, duke detyruar avionë pasagjerësh të ndryshojnë destinacion, aeroporte të pezullojnë përkohësisht operacionet dhe forcat ajrore të disa vendeve të ngrihen në gatishmëri.

Vetëm gjatë 3 nëntorit, të paktën shtatë fluturime u vunë në shënjestër të alarmeve për bomba, ndërsa një tjetër incident ishte regjistruar një ditë më parë.

Kërcënimet prekën fluturime me destinacion Poloninë, Spanjën, Italinë dhe Bullgarinë, duke përfshirë kompani si Ryanair, Wizz Air, LOT Polish Airlines dhe SAS.

Në Poloni, një avion i nisur nga Londra u devijua drejt aeroportit Modlin të Varshavës, i cili u mbyll përkohësisht për kontrolle sigurie. Një tjetër avion nga Kopenhaga u kontrollua pas mbërritjes në aeroportin Chopin.

Në Spanjë, një avion i Ryanair nga Mançesteri u prit në Murcia nga forcat e sigurisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa në Itali avionët luftarakë shoqëruan një fluturim drejt aeroportit Fiumicino të Romës.

Një ditë më parë, avionët luftarakë hungarezë ishin ngritur për të shoqëruar një avion të Wizz Air, që udhëtonte nga Londra drejt Sofjes, por që u detyrua të ulej në Budapest.

Nga vijnë kërcënimet dhe çfarë synohet?

Kjo është pikërisht çështja që po hetojnë autoritetet europiane.

Në disa raste, kërcënimet janë dërguar përmes mesazheve elektronike, duke ngritur dyshime për një përpjekje të organizuar për të shkaktuar panik dhe për të paralizuar përkohësisht transportin ajror.

Shpërndarja e alarmeve pothuajse në të njëjtën kohë, në vende të ndryshme dhe ndaj kompanive të ndryshme ajrore, konsiderohet një element i pazakontë.

Ekspertët e sigurisë ajrore po shqyrtojnë disa skenarë, nga kërcënimet imituese të nxitura nga incidentet e para, te mundësia që pas tyre të qëndrojë një person ose një grup i vetëm.

Një tjetër pistë është ajo e operacioneve hibride, ku kërcënime të rreme përdoren për të shkaktuar ndërprerje të shërbimeve, kosto ekonomike dhe pasiguri, pa qenë e nevojshme të realizohet një sulm fizik.

Në këtë mënyrë, edhe një mesazh i vetëm kërcënues mund të detyrojë një avion të devijojë, të mobilizojë dhjetëra efektivë policie, ekipe antieksploziv dhe, në raste të veçanta, avionë luftarakë.

Kostoja e një alarmi të tillë për autorin mund të jetë minimale, ndërsa reagimi i detyrueshëm i autoriteteve mund të kushtojë shumë më tepër.

Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar se incidentet janë të koordinuara, nuk është identifikuar publikisht vendi nga ku kanë origjinën kërcënimet dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

Në të gjitha fluturimet e kontrolluara, alarmet rezultuan të rreme. Nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese dhe nuk pati të lënduar.

Pavarësisht kësaj, përhapja e kërcënimeve brenda një periudhe kaq të shkurtër po ngre shqetësime për një formë tjetër të cenimit të sigurisë ajrore: përdorimin e alarmeve të rreme si mjet për të shkaktuar ndërprerje masive në transportin europian.

Hetimet tashmë janë përqendruar te identifikimi i autorëve, mënyra e dërgimit të kërcënimeve dhe lidhja e mundshme ndërmjet incidenteve. /skyweb.al

Etiketat: avion
Artikulli para

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

Artikulli pas

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime
Ekonomi

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore
Ekonomi

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Stacione karikimi për makinat elektrike çdo 60 kilometra, qeveria parashikon 11.5 milionë euro investime

4 Nëntor, 2026
Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!
Aviacion

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

Sot stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale!

Të Përzgjedhura

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë
Ekonomi

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Nga SkyWeb
19 Mars, 2026
0

Çmimi i naftës në tregun vendas ka pësuar një tjetër rritje të fortë brenda 24 orëve të fundit, duke u...

Lexo të plotë
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Punësimi rritet në tregti dhe turizëm, por bie në disa sektorë kyç

19 Mars, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rrezik për njerëzit, “peshku i fryrë” që ka pushtuar Mesdheun po i afrohet Adriatikut

Rrezik për njerëzit, “peshku i fryrë” që ka pushtuar Mesdheun po i afrohet Adriatikut

18 Qershor, 2026
12 orë ankth në ajër, nga dy ulje emergjente te kryengritja e pasagjerëve ndaj stafit: Thrilleri i fluturimit të Ryan Air drejt Tiranës

12 orë ankth në ajër, nga dy ulje emergjente te kryengritja e pasagjerëve ndaj stafit: Thrilleri i fluturimit të Ryan Air drejt Tiranës

14 Korrik, 2026

Të Fundit

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

Raporti i KLSH: Bashkia Përmet mori paratë nga qeveria dhe nuk bëri investime

4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr