• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

Editor Editor
2 Mars, 2026
në Shëndet
A A
Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nëse je nga ata persona që pas mesnate ndihen më produktivë dhe energjikë, ndoshta është momenti të mendosh më seriozisht për shëndetin tënd.

Sipas një artikulli të CNN, një studim i ri sugjeron se personat që qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës. Megjithatë, specialistët theksojnë se ka masa konkrete që mund të merren për të ulur këtë rrezik.Studimi përfshiu mbi 322 mijë të rritur që vetëpërcaktuan kronotipin e tyre. Sipas Dr. Sina Kianersi, autore kryesore e studimit dhe bashkëpunëtore kërkimore në Brigham and Women’s Hospital dhe në Harvard Medical School, kronotipi lidhet me prirjen natyrore të një personi për orarin e gjumit dhe ritmin ditor — nëse është zgjuar herët, aktiv natën apo diku në mes.

Rezultatet treguan se personat me kronotip mbrëmjeje, dhe ndoshta edhe ata që zgjohen shumë herët, mund të jenë më të rrezikuar, sidomos kur ora e tyre biologjike nuk përputhet me oraret e punës dhe kërkesat e jetës së përditshme.

Ndërkohë, American Heart Association thekson tetë faktorë kyç për një zemër të shëndetshme: ushqyerja e balancuar, aktiviteti fizik, shmangia e duhanit, gjumi cilësor, si dhe kontrolli i peshës trupore, kolesterolit, sheqerit në gjak dhe tensionit arterial.

Kianersi vuri në dukje se “bufat e natës” shpesh shfaqin më shumë zakone të pashëndetshme, si dietë e dobët, mungesë aktiviteti fizik apo pirje duhani, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin kardiovaskular. Sipas saj, kjo lidhje rezultoi edhe më e fortë tek gratë.

Meqë studimi u fokusua kryesisht tek të rriturit e moshës së mesme dhe të tretë, nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar nëse e njëjta prirje vlen edhe për të rinjtë.

Edhe Sabra Abbott, profesoreshë e asociuar e neurologjisë në Feinberg School of Medicine, e cila nuk ishte pjesë e studimit, theksoi se kronotipi mbrëmjeje shpesh shoqërohet me çrregullime në oraret e gjumit, vakteve dhe ekspozimit ndaj dritës, elementë që mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës.

Megjithatë, ka hapa të qartë për t’u mbrojtur: ruajtja e një orari të qëndrueshëm gjumi, ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit, aktiviteti fizik i rregullt, kontrollet periodike të tensionit, kolesterolit dhe sheqerit në gjak, si dhe ndërprerja e duhanit mbeten ndër masat më të fuqishme për të mbrojtur shëndetin afatgjatë të zemrës.

Artikulli para

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

Artikulli pas

AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

Editor

Editor

Nga Kategoria

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 
Kryesore

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension
Shëndet

Baby boomers brezi që nuk njeh plakjen, se ngadalësojnë ritmin as në pension

28 Nëntor, 2026
Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE
Shëndet

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve
Fokus

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet
Shëndet

Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

28 Nëntor, 2026
Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet
Shëndet

Muzika terapi për zemrën, studimi zbulon si ndikon tek rrahjet

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

Të Përzgjedhura

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale
Aktualitet

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

SkyWeb
26 Qershor, 2026
0

Ndërhyrjet e kryera në zonën e Bënjës në Përmet dyshohet se kanë ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave termale, duke shkaktuar...

Lexo të plotë
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

‘Paradoksi i betonit’: Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje

27 Prill, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

8 Qershor, 2025
E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

16 Nëntor, 2025

Të Fundit

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

29 Nëntor, 2026
Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

29 Nëntor, 2026
Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

29 Nëntor, 2026
Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

Rrugët alternative të energjisë në Lindjen e Mesme do të nxjerrin Hormuzin jashtë loje dhe të ulin çmimine karburanteve

29 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In