• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mes efikasitetit dhe kaosit, nevoja për përdorim etik i Inteligjencës Artificiale në mediat shqiptare

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Mes efikasitetit dhe kaosit, nevoja për përdorim etik i Inteligjencës Artificiale në mediat shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inteligjenca Artificiale nuk është më një zhvillim eksperimental në gazetari, por një komponent aktiv i procesit editorial në shumë vende të botës, duke ndikuar jo vetëm në mënyrën se si prodhohet lajmi, por edhe n se si ai strukturohet, shpërndahet dhe konsumohet nga audienca.

Në Shqipëri, ajo ka hyrë në mënyrë të heshtur dhe shpesh e shoqëruar me një lloj hipokrizie profesionale mes gazetarëve, ku përdorimi i saj është i përhapur në praktikë, por jo gjithmonë pranohet hapur si pjesë e procesit të punës.

Ky adoptim i shpejtë nuk është shoqëruar me rregullim institucional, me politika të brendshme të qarta apo me një integrim të strukturuar në praktikën redaksionale, duke krijuar një hendek të dukshëm midis përdorimit real, që në shumë raste është masiv, dhe mungesës së kritereve formale nga redaksitë, një hendek që përbën sot një nga sfidat më të rëndësishme për cilësinë dhe besueshmërinë e medias shqiptare në fazën aktuale të transformimit digjital.

Megjithatë, përpjekjet për të formalizuar përdorimin e inteligjencës artificiale kanë nisur të marrin formë edhe në vendin tonë, ku Instituti Shqiptar i Medias ka përgatitur një udhëzues për përdorimin etik të AI në redaksi, me synimin për të rregulluar mënyrën se si gazetarët dhe redaksitë përdorin këto mjete, duke ofruar njëkohësisht shembuj praktikë nga përvoja europiane dhe duke vendosur disa standarde minimale për integrimin e saj në praktikën editoriale.

Në nivel global, përdorimi i AI në gazetari është bërë tashmë i përhapur dhe i dokumentuar gjerësisht nga studime ndërkombëtare, si raporti “Generating Change” i JournalismAI, i cili tregon se redaksitë në dhjetëra vende përdorin inteligjencën artificiale për analiza të të dhënave, përmbledhje materialesh, transkriptime, përkthime, sugjerime titujsh dhe automatizim të proceseve rutinë, duke e bërë atë një pjesë integrale të operacioneve të përditshme editoriale.

Por, ky përdorim nuk është homogjen dhe shpesh mbetet i pabarabartë dhe i paformalizuar, pasi një pjesë e madhe e redaksive e adoptojnë teknologjinë pa ndërtuar paralelisht mekanizmat e nevojshëm për kontrollin dhe rregullimin e saj.

Një raport i Thomson Reuters Foundation mbi gazetarinë në epokën e AI tregon se mbi 80 për qind e gazetarëve përdorin këto mjete në punën e tyre, ndërsa shumica e redaksive nuk kanë politika të miratuara për përdorimin e tyre, duke konfirmuar se teknologjia po adoptohet më shpejt se sa po rregullohet.

Kjo tendencë globale reflektohet në mënyrë edhe më të theksuar në redaksitë shqiptare, ku inteligjenca artificiale përdoret kryesisht në mënyrë individuale, si një mjet ndihmës për të përshpejtuar procesin e prodhimit të përmbajtjes, ndërkohë që mungon një kuadër i përbashkët që përcakton standardet e përdorimit të saj.

Nga bisedat me gazetarë dhe redaktorë kuptohet se AI përdoret për përkthime, përmbledhje, strukturim tekstesh dhe gjenerim idesh, por ky përdorim zhvillohet në mënyrë spontane dhe jo si pjesë e një politike të koordinuar redaksionale, duke krijuar një situatë ku ajo është prezente në çdo hallkë të procesit gazetaresk, por njëkohësisht mbetet jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë institucional.

Ky përdorim informal nuk është rastësor, por lidhet ngushtë me natyrën e transformimit digjital të medias, ku presioni për shpejtësi, për prodhim të vazhdueshëm dhe për konkurrencë për vëmendje i shtyn gazetarët drejt zgjidhjeve teknologjike të menjëhershme, të cilat shpesh implementohen pa reflektim të thelluar mbi pasojat e tyre.

Inteligjenca artificiale, në këtë kuptim, ofron një avantazh të dukshëm në efikasitet, pasi redukton kohën e përpunimit dhe lehtëson ndjeshëm ngarkesën e punës, por pikërisht kjo lehtësi e përdorimit e bën atë të rrezikshme kur nuk shoqërohet me mekanizma shtesë kontrolli dhe verifikimi.

Literatura akademike e trajton këtë fenomen si një tension të vazhdueshëm midis logjikës së efikasitetit dhe asaj të etikës, duke theksuar se teknologjia shpesh zhvillohet nën presionin e optimizimit dhe komercializimit, ndërsa dimensionet etike si transparenca, drejtësia dhe llogaridhënia mbeten të nën-integruara.

Në praktikë, kjo do të thotë se redaksitë mund të adoptojnë teknologjinë për të prodhuar më shpejt dhe më shumë përmbajtje, pa ndërtuar paralelisht strukturat që garantojnë cilësinë dhe përgjegjësinë editoriale.

Një nga problemet kryesore që lind në këtë situatë është mungesa e politikave editoriale të dedikuara për përdorimin e AI, një boshllëk që e bën procesin editorial të paqartë dhe të fragmentuar.

Udhëzimi i Institutit Shqiptar të Medias thekson se redaksitë duhet të përcaktojnë qartë se cilat mjete përdoren, për çfarë qëllimesh dhe kush mban përgjegjësi për përdorimin e tyre.

Në mungesë të këtyre rregullave, nuk përcaktohet qartë kur lejohet përdorimi i AI, çfarë niveli verifikimi kërkohet dhe si duhet trajtuar përmbajtja e gjeneruar nga algoritmet, duke krijuar një zonë gri në përgjegjësinë editoriale.

Kjo zonë gri bëhet veçanërisht problematike kur një tekst prodhohet pjesërisht nga një sistem AI dhe pjesërisht nga një gazetar, pasi bëhet e paqartë se kush mban përgjegjësi për saktësinë, kontekstin dhe përmbajtjen e tij, një dilemë që literatura e fundit e identifikon si një nga sfidat kryesore strukturore të gazetarisë moderne.

Në mungesë të një modeli të qartë ku vendimmarrja mbetet në dorën e gazetarit, ekziston rreziku që algoritmet të marrin një rol më të madh sesa duhet në formësimin e përmbajtjes.

Rreziqet që lidhen me këtë situatë janë të shumanshme dhe të ndërlidhura, duke filluar me pasaktësinë, e cila është një nga problemet më të dukshme të inteligjencës artificiale gjenerative. Modelet mund të prodhojnë përmbajtje që duket koherente dhe bindëse, por që përmban gabime faktike, një fenomen i njohur si halucinacionet e AI, të cilat në kontekstin e gazetarisë mund të çojë në publikimin e informacionit të pavërtetë.

Pikërisht për këtë arsye, organizata si UNESCO theksojnë se mbikëqyrja njerëzore është e domosdoshme sa herë që përdoret AI, pasi saktësia dhe kredibiliteti mbeten thelbësore për funksionimin e medias.

Një rrezik tjetër lidhet me paragjykimin algoritmik, pasi sistemet e inteligjencës artificiale trajnohen mbi të dhëna ekzistuese dhe kanë tendencë të reflektojnë dhe përforcojnë paragjykimet që gjenden në këto të dhëna, duke ndikuar në mënyrën se si strukturohen narrativat dhe cilat tema marrin prioritet.

Në këtë mënyrë, AI mund të ndikojë në mënyrë të padukshme në përfaqësimin e realitetit, duke margjinalizuar perspektiva të caktuara dhe duke përforcuar të tjera.

Po aq i rëndësishëm është edhe rreziku i deformimit të realitetit informativ, pasi algoritmet janë të ndërtuara për të maksimizuar angazhimin dhe jo për të garantuar vlerë publike, çka i shtyn ato të favorizojnë përmbajtje që prodhon reagime emocionale dhe sensacionalizëm.

Në një mjedis mediatik si ai shqiptar, ku kontrolli është i ulët dhe konkurrenca për klikime është e lartë, ky efekt mund të jetë edhe më i theksuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e raportimit.

Një dimension tjetër kritik lidhet me besimin e publikut, pasi mungesa e transparencës mbi përdorimin e AI krijon pasiguri dhe skepticizëm te audienca, e cila nuk është gjithmonë në gjendje të dallojë nëse përmbajtja është prodhuar nga një gazetar apo nga një sistem AI.

Studimet e Reuters Institute tregojnë se publiku ka shqetësime reale mbi përdorimin e AI në gazetari, veçanërisht në lidhje me saktësinë dhe mbikëqyrjen njerëzore, duke e bërë transparencën një element kyç për ruajtjen e besimit.

Rrjedhimisht, transparenca nuk është thjesht një kërkesë etike, por një kusht thelbësor për funksionimin e medias si burim i besueshëm informacioni, ndërkohë që manualet dhe udhëzimet ekzistuese theksojnë se çdo përmbajtje e prodhuar me ndihmën e AI duhet të kalojë përmes verifikimit njerëzor dhe të shoqërohet me informim të qartë për publikun.

Një nga paradokset më të mëdha të këtij transformimi është fakti se AI po adoptohet me shpejtësi, ndërkohë që kuptimi i saj mbetet i kufizuar, pasi shumë gazetarë përdorin këto mjete pa një trajnim të strukturuar dhe pa një ndërgjegjësim të plotë mbi kufizimet e tyre.

Ky hendek midis përdorimit dhe të kuptuarit qartësisht se çfarë është dhe bën AI, e bën teknologjinë më të rrezikshme, pasi ajo përdoret si një burim i besueshëm, edhe kur nuk është i tillë.

Në rastin shqiptar, ky paradoks përforcohet nga struktura e tregut mediatik, ku burimet janë të kufizuara dhe presioni për prodhim të shpejtë është i lartë, duke e shtyrë përdorimin e AI përtej kapaciteteve të kontrollit editorial.

Megjithatë, kjo situatë nuk është e pakthyeshme, pasi literatura ndërkombëtare thekson se zgjidhja nuk qëndron në kufizimin e përdorimit të AI, por në formalizimin e tij përmes politikave të qarta, mekanizmave të verifikimit dhe transparencës ndaj publikut.

Në fund, sfida për redaksitë shqiptare nuk është thjesht të adoptojnë teknologjinë, por të ndërtojnë mekanizmat që e mbajnë atë nën kontroll, duke siguruar që inteligjenca artificiale të mbetet një mjet në shërbim të gazetarisë dhe jo një faktor që dobëson standardet e saj profesionale. /skyweb.al

Ky artikull u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Etiketat: AImediat shqiptare
Artikulli para

Tirana mbledh vendet e rajonit për Korridorin VIII, fokus përshpejtimi i investimeve dhe lidhja me rrjetet evropiane

Artikulli pas

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet
Ekonomi

Rregullorja e re e BSH, ulen kostot e pagesave elektronike për qytetarët

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
0

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rregulloret e rishikuara për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH,...

Lexo të plotë
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

MISTERI/ Çfarë po fsheh Wizz Air? Pasagjerët humbën ndjenjat në 11 mijë metra lartësi, avioni u kthye URGJENTISHT por kompania HESHT

27 Nëntor, 2025
Rama: “Shumica nuk na voton se jemi më të mirët, por të tjerët janë kashtë e ko*e që s’i duhen as dreqit”

Rama: “Shumica nuk na voton se jemi më të mirët, por të tjerët janë kashtë e ko*e që s’i duhen as dreqit”

15 Nëntor, 2025
Mbi 130 000 çdo vit, pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Mbi 130 000 çdo vit, pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

10 Gusht, 2026
iPhone 17 Pro Max, Apple prezanton një ndër telefonat më të shtrenjtë në treg

iPhone 17 Pro Max, Apple prezanton një ndër telefonat më të shtrenjtë në treg

21 Shtator, 2025

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr