• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Bulqizës është ndërprerë këtë të enjte mes tensioneve të forta, pasi banorët e Gjoricës kanë kundërshtuar ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre.

Banorët kanë hyrë në ambientet e bashkisë duke kërkuar ndalimin e projektit, të cilin e konsiderojnë kërcënim të drejtpërdrejtë për kullotat që përdorin prej vitesh për blegtori. Sipas tyre, humbja e këtyre hapësirave rrezikon jetesën e dhjetëra familjeve që mbështeten tek bagëtia.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej për shkak të pranisë së forcave të policisë, të cilat kanë penguar hyrjen e banorëve në sallën e mbledhjes, duke çuar në ndërprerjen e saj.

Protestuesit kanë ngritur gjithashtu akuza për parregullsi në procesin e miratimit të projektit, duke pretenduar se firmat në mbështetje të tij janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë, çka sipas tyre e bën të pavlefshëm procesin.

Plas në Gjoricë të Bulqizës, banorët kundër dhënies me qira të kullotave nga bashkia te privatët

Kjo përplasje nuk është e izoluar. Vetëm pak javë më parë, një dëgjesë publike në Gjoricë të Poshtme u shoqërua me tensione të forta, pasi banorët kundërshtuan dhënien me ankand të tokave pyjore dhe kullosore për projekte ekonomike, kryesisht energjetike.

Në atë takim, komuniteti ngriti shqetësimin se mbi 100 hektarë tokë janë dhënë tashmë për projekte të tilla, ndërsa sipërfaqe të tjera janë në plan, duke reduktuar ndjeshëm hapësirat për blegtori.

Banorët paralajmërojnë se nëse kjo prirje vijon, zona rrezikon të humbasë funksionin e saj tradicional ekonomik dhe të përballet me braktisje, ndërsa theksojnë se nuk janë kundër investimeve, por kundër mënyrës se si po realizohen ato.

Nga ana tjetër, Bashkia argumenton se toka është pronë e saj dhe mund të përdoret për projekte zhvillimi, ndërsa një pjesë e banorëve mbështesin investimet si mundësi për të gjeneruar të ardhura.

Përplasja në Bulqizë nxjerr në pah konfliktin në rritje mes projekteve energjetike dhe mbijetesës së ekonomisë rurale, ku blegtoria mbetet ende burimi kryesor i të ardhurave për komunitetin lokal. /skyweb.al

Etiketat: gjoricapark fotovoltaik
Artikulli para

Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

Artikulli pas

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion
Aktualitet

Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

30 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

Të Përzgjedhura

Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%
Ekonomi

Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%

Nga Editor
25 Shkurt, 2026
0

Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar kreditimin e...

Lexo të plotë
Pallati i mallkuar i Venecias që askush nuk guxon ta blejë

Pallati i mallkuar i Venecias që askush nuk guxon ta blejë

24 Janar, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Fondi 59 milionë euro, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim gjatë këtij fundviti

21 Tetor, 2025
Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

9 Nëntor, 2025
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026

Të Fundit

“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr